
Nga Ylli Pata
“Blindimi” i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me çështjen e pezullimit të ministrave nuk është realisht një masë reale e cila ndryshon formatin aktual të drejtësisë.
Edhe sot në hartën ligjore që nga Kushtetuta, ministry ka të njëjtin trajtim si dhe deputete, pasi ligji themeltar i shtetit flet për persona të zgjedhur.
Precedenti që e solli këtë nen të kushtetutës në debatin publik, ishte para disa vitesh, kur Ilir Meta në postin e Presidentit nuk dekretoi Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm.
Meta, edhe nëpërmjet ekspertëve që e këshillonin, theksuan se një kandidat për ministër duhet të plotësojë kushtet e të zgjedhurit deputet, duke ju referuar nenit kushtetues.
Përkatësisht, thelbi i statusit të ministrit në një linjë me atë të parlamentarit mund të quhej i riknfirmuar me këtë rast. Por SPAK, i dha një tjetër drejtim, kur kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut në postin e ministres, të cilin e konfirmoi dhe GJKKO në në seancë për caktimin e masës së sigurisë.
Më pas ndodhi beteja e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, e cila dihet që pati atë impas që në gjuhën ndërkombëtare të politikës cilësohet si “Mexican standoff”.
Akti i PS-së me boldimin në Kodin e Procedurës së ndalimit të pezullimit, më shumë mund të hapë folenë e djajve sesa të mbyllë një debat.
Megjithatë, ky boldim, edhe mëse i nevojshëm, do të ketë mjaft përplasje politike, e sidomos diplomatike. Kryesisht nga Bashkimi Europian, zëdhënësi i të cilit foli mjaft fort javën e shkuar, apo Gjermania, ambasadori i së cilës takoi kreun e SPAK në fundjavën e kaluar.
Me fjalë të tjera, zhurme është bërë, e sipas gjasave do të vijojë edhe më tej. Mazhoranca, përkatësisht Edi Rama, këtë e ka parasysh, por ka vendosur që ta ndërmarrë një hap, me të cilin po zhvillon edhe një betejë të fortë publike pore dhe jo publike jo thjeshte me SPAK, por me ndërkombëtarët.
Në këtë logjikë, meqë siç thotë plaku Mere “gjylja e madhe plasi”, përse nuk i futet një debati a diskutimi për të ndryshuar a korrektuar o vetëm Kodin e Procedurës, por edhe probleme të tjera, kryesisht në çështjen e parabugimit preventiw, apo pjesëve tëtjera të masave të sigurisë, sekuestrot, elementët e provave në process etj etj.
Natyrisht, nëse hyhet në këtë proces, nuk mundet që mazhoranca t’i hyjë detit më këmbë edhe pse i ka votat në Kuvend, pasi duhet një debat publik, edhe pse konsensus në këtë situatë të acaruar nuk mund të ketë.
E kur situata është e acaruar, zgjidhje më normale do të ishte dalja në popull, në një referendum të caktuar me një pyetje. Italia, e bën javën e ardhshme.
TemA
si do te realizohet nje referendum ne vendin ku kryetari i plotfuqishem i qeverise perbuz referendumin? A ka kryetari i mazhorances kulturen politike te politikaneve europiane? Mendoj se kete problem si te tjerat i zgjidh dyshja Rama Berisha
Ne Bashkimin Europian ka nje standart te unifikuar per dorehqjen ! --------------- Fredrica Mogherini, Rektore e CEO e Kolegjit Europian ne Bruksel (ish-Ministre e Puneve te Jashtme te Italise dhe ish-Perfaqesuese e Larte e Bashkimit Eurpian per Politiken e Jashtme dhe Sigurine), u arrestua dhe u mbajt per 11 ore pa nderprerje nga hetuesit belge per dyshime ne lidhje me abuzime e korrupsion me fondet dhe procedurat e Kolegjit qe drejtonte. ------------- Brenda 24 oreve qe pasuan, edhe pse u deklarua publikisht e paperfshire dhe e pafajshme, dha doreheqje te parevokueshme nga te gjitha funksionet qe mbante ! ---------- Ne kontrast te plote, zonja Be-Linda Balluku, ----- zyrtarisht nen hatim per gati 2 vitesh (viti 2023), ----- zyrtarisht e marre e pandehur prej dates 31 tetor 2025 = 3,5 muajsh, ----- nuk eshte deklaruar e pafajshme ( te vetmen gje qe ka thene: ¨ ... nuk do te me degjoni asnjehere te sulmoj apo te shaj SPAK-un ...¨ = kur vendimin per te e ka dhene GJKKO ! ), paska paraqitur 3 here doreheqjen te Kryeministri, ... ky i fundit e ka refuzuar te 3 heret = ...... POR ajo NUK KA DHENE DOREHEQJE TE PAREVOKUESHME . ?! = Perse ? = A po i afrohemi, apo largohemi Bashkimit Europian ?! = Per cfare i kerkoi, galvanizoi dhe i mori votat e shqiptareve Leader-i Edvin Kristaq Rama ?! = Per NeoOtomanizem ?!
Jo po do ti marin doren Drejtesis te Sali Serbit.
Nje pijetje kam une si fshatar : pse gjermania mban mosheqjen e imunitetit te deputetit dhe ministrit me ligj kur Shqiperia e lejon hetimin e deputetit dhe ministrit , por jo arrestimion e tij me lmigj?! Pse , persona udheheqes te Europes do kushtezojne parlamentin shqiptar dhe qeverine shqiptare qe te funksionoje normalisht dhe pa konflikte midis pushteteve?! Prandaj dhe ju gazetar po flisni per demokraci, mbani parasysh gjendrren e saj qe eshte vota e popullit as prokurori e as gjykatesi. Pse prokurori dhe gjykatesi kane ndonje mbrojtje te veçante ne tru qe te mos sillen ashtu si po i shikojmë? Atehere duhen vendosur filtar te detyrueshme per te ruajtur raportet, sepse po kerkojne qe fshati le te digjet, kurva do beje punen e saj do krihet. Prokuroret dhe gjykatesit ne Shqiperi jane kthyer ne bande e korruptuar dhe terroriste me veprime qe bejne. Dhe te mos vije ndeshkimi ashtu si ndodhi ne gjykate me pistolete, duhet kufizuar kompetencat e çfrenuara, mire per shoqerine dhe ata. Se njerezit shperthejne, politikanet jane mesuar te behen paçavure e durojne se jane te joshur me ato qe hane ne kapitalizmin demokratike me liri-çthurjen.
pyetja eshte shqiperia u be, doni te bejme dhe shtetin, apo te leme taslibanet e vicidolit qe ta bejne kandahar
Boldim????Spo è gjej dot!