Marrëdhëniet e vështira Rama-Kurti: Shqipëria dhe Kosova kalojnë në heshtje dhjetëvjetorin e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare

14 Tetor 2024, 14:25Politika TEMA
Marrëdhëniet e vështira Rama-Kurti: Shqipëria dhe Kosova

Nga Fatjona Mejdini

Kalimi në heshtje i përvjetorit të dhjetë të takimeve ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë këtë vit nënvizon një marrëdhënie në pikën më të ulët historike – por se kush është fajtor për këtë situatë mbetet e diskutueshme.

Në verën e vitit 2023, Shqipëria dhe Kosova kishin planifikuar të zhvillonin takimin e tyre të nëntë ndërqeveritar në qytetin kufitar të Kosovës, Gjakovë.

Agjenda për takimin e qershorit 2023 përfshinte nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja dypalëshe në sektorë të ndryshëm. Tre muaj para takimit, institucionet nga të dy vendet kishin punuar pa pushim për të finalizuar këto marrëveshje, duke u siguruar që të ishin gati për nënshkrimin ceremonial.

Takimet e përbashkëta mes dy vendeve, që ndajnë të njëjtën etni, nisën në janar të vitit 2014, kur Edi Rama sapo ishte zgjedhur kryeministër i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi ishte lideri i qeverisë së Kosovës.

Prizreni, gjithashtu një qytet kufitar, u zgjodh për rëndësinë e tij simbolike, duke qenë se përfaqëson përpjekjet historike të shqiptarëve që nga shekulli i 19-të për t'u bashkuar.

Megjithatë, takimi i parë i përbashkët shkoi përtej simbolikës, dhe u nënshkrua një deklaratë e partneritetit strategjik.

Takimet e përbashkëta më pas u bënë një traditë vjetore, secila e shënuar nga nënshkrimi i marrëveshjeve, protokolleve dhe memorandumeve që synonin bashkimin praktik të sektorëve të ndryshëm ekonomikë, socialë dhe kulturorë në të dy vendet.

Tradita e gjatë duket se ishte e destinuar të vazhdonte edhe në vitin 2023. Në Gjakovë ishte shtruar qilimi i kuq ,flamuri me shqiponjën dykrenare dhe hapur banderola që shkruante "Të Bashkuar në Gjakovë".

Megjithatë, vetëm një ditë para mbledhjes, më 13 qershor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi papritmas – në mënyrë të njëanshme – se takimi i përbashkët nuk do të zhvillohej.

Rama përmendi marrëdhëniet e tensionuara mes qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë, të përkeqësuara nga tensionet në veri të Kosovës, si arsye.

Në vend të eventit të planifikuar, Rama propozoi një mbledhje urgjente në Gjakovë të kufizuar në ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të të dy vendeve. Ky propozim u refuzua menjëherë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Që nga ky anulim, asnjë takim i përbashkët qeveritar nuk është ri-skeduluar, edhe pse viti 2024 shënon dhjetëvjetorin e asaj që ishte bërë një traditë.

Një moment historik po kalon në heshtje, pa asnjë njohje apo përkujtim.

Debati mbi përgjegjësinë e udhëheqësve

Megjithëse nuk është caktuar asnjë takim i ardhshëm për këtë vit, si Kryeministri i Shqipërisë ashtu edhe ai i Kosovës refuzojnë të pranojnë se ngërçi në mbajtjen e këtyre ngjarjeve të përbashkëta është i përhershëm.

Një zëdhënëse e Ramës i kujtoi BIRN-it se, që nga viti 2014, janë mbajtur tetë takime të përbashkëta ndërmjet dy qeverive, duke theksuar se "frekuenca e këtyre takimeve nuk është përcaktuar nga palët, kështu që nuk mund të konsiderohet [që ka] një pezullim të takimeve".

Ndërkohë, një zëdhënës i Kurtit i tha BIRN-it se planet për një takim të ardhshëm të përbashkët mes dy qeverive ishin penguar nga përgatitjet e Kosovës për zgjedhjet, të cilat priten në fillim të vitit të ardhshëm.

"Pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re [në Kosovë], mund të diskutojmë marrëveshjet e reja dhe gjithashtu të organizojmë takimin e dhjetë jubile mes dy qeverive," tha ai.

Megjithatë, shumë besojnë se pezullimi i takimeve ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është surprizë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara midis Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Analistët në të dy anët e kufirit nuk janë optimistë se tradita do të rifillojë, duke vlerësuar se mosmarrëveshjet e tyre po bëhen më të vështira për t'u kapërcyer, jo më të lehta.
Por, ndërsa të gjithë bien dakord që këto mosmarrëveshje kanë ndikuar në bashkëpunimin ndërqeveritar, ata kanë mendime të ndryshme se kush është përgjegjës.

Disa e shohin dëshirën e Ramës për t'u pozicionuar si një ‘aktor i pavarur dhe ndërmjetësues’, kundrejt qeverisë së Kosovës si pengesën kryesore.

Në ditët përpara takimit të planifikuar në Gjakovë vitin e kaluar, presioni ndërkombëtar ndaj Kurtit ishte intensifikuar, pasi protestat serbe shpërthyen në veriun e Kosovës për shkak të instalimit të kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komuna me shumicë serbe. Kjo pas zgjedhjeve lokale që shumica e serbëve i bojkotuan.

Në një përpjekje për të ndërmjetësuar, Rama i propozoi një statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë – një çështje shumë e diskutuar – presidentit francez Macron dhe kancelarin gjerman Scholz.

Rama pretendoi se ekspertë amerikanë dhe evropianë ishin konsultuar për draftin, i cili mund të ndihmonte në zgjidhjen e tensionit. Megjithatë, Kosova refuzoi të diskutojë propozimin, duke e penguar që drafti të ecte përpara.

Besnik Krasniqi, një gazetar në Kosovë, tha se anulimi i njëanshëm nga Rama i takimit në qershor 2023 kishte lënë një shije të hidhur në Kosovë.

Ai argumenton se Kurti kërkoi me të drejtë të rikthente sovranitetin e Kosovës në veri, dhe se Rama kishte shkaktuar një ndjenjë të fortë pakënaqësie duke "sanksionuar" Kosovën kur anuloi takimin e planifikuar të dy qeverive.

“Situata është pa shpresë. Rama e ka bërë të qartë që qëndrimi i tij ndaj Kosovës është në përputhje me atë të komunitetit euro-atlantik, duke minuar kështu marrëdhëniet mes vendeve tona,” tha ai. Ai beson se zgjidhja qëndron në mbështetjen më të plotë të Shqipërisë ndaj Kosovës në dialogun e saj me Serbinë.

Një përçarje më e vjetër me Ramën rrjedh gjithashtu nga investimi i tij në nismën e tregtisë së lirë rajonale, njohur si  “Ballkani i Hapur”, të cilën qeveria e Kurtit e kundërshtoi.

“Rama dëmtoi Kosovën duke u bërë pjesë e 'boshtit të së keqes', duke mbështetur Ballkanin e Hapur dhe duke kritikuar Kurtin në prani të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për mos pjesëmarrjen në të,” tha analisti Fidan Ukaj nga Kosova.

Megjithatë, Gerta Zaimi, një analiste në Tiranë, i lidh marrëdhëniet e tensionuara më shumë me agjendën politike të partisë qeverisëse të Kurtit, Vetëvendosje.

“Kurti ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë duke përdorur gjithashtu mekanizmat e Vetëvendosjes në një mënyrë që ka dëmtuar deri diku marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë,” tha ajo.

Arben Ahmeti, një drejtor televizioni në Kosovë, gjithashtu beson se ambicia e Kurtit për të zgjeruar ndikimin e tij politik në Shqipëri kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet – gjë që është në interesin e Kurtit.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë qenë kurrë më të këqija. Por Kurtit nuk i duhet Rama si aleat. Për agjendën e tij politike, ai në fakt përfiton duke e pasur Ramën si rival,” sugjeroi ai.

Koha për një qasje të re

Në paraqitjet e tyre publike, Rama dhe Kurti kanë qenë të kujdesshëm për të theksuar bashkëpunimin e tyre më shumë sesa dallimet.

Të dy qeveritë kanë bërë gjithashtu përpjekje për të ruajtur bashkëpunimin, pavarësisht mungesës së ceremonive formale që e shoqërojnë atë.

Pas anulimit të takimit të përbashkët në Gjakovë, marrëveshjet e planifikuara për t'u nënshkruar atje u nënshkruan në fakt mes institucioneve atë korrik, larg vëmendjes së mediave.

Pas marrjes së detyrës nga Kurti në Kosovë në vitin 2021, të dy qeveritë ranë dakord të krijonin një “sekretariat ndërqeveritar” për të siguruar një institucion të dedikuar për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe.

Ky sekretariat, i vendosur në ndërtesat e kryeministrive të të dy vendeve, i tha BIRN se që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, gjithsej janë nënshkruar 185 marrëveshje, memorandume mirëkuptimi dhe protokolle zbatimi, duke përfshirë ato të finalizuara në korrik 2023. Nga këto 185, 89 u nënshkruan gjatë tetë takimeve të përbashkëta qeveritare.

Për sa i përket zbatimit, sekretariati i ka përqendruar përpjekjet e tij në shqyrtimin e 127 marrëveshjeve të nënshkruara deri në vitin 2021. Sekretariati raportoi se nga këto 127 marrëveshje, 75 janë zbatuar me sukses edhe pa probleme ndërsa pjesa tjetër është në faza të ndryshme të progresit.

Me kalimin e viteve, janë zbatuar nisma të rëndësishme, duke përfshirë lëvizjen e lirë të njerëzve në të dy anët e kufirit, hapjen e zyrave doganore të Kosovës në Portin e Durrësit të Shqipërisë, njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, unifikimin e procedurave të aplikimit të studentëve për universitetet dhe më shumë.

Megjithatë, disa nisma kryesore janë bllokuar, si unifikimi doganor mes dy vendeve, që do ti hapte rrugën tregtisë së lirë.

Pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi midis dy ministrive të financave dhe krijimit të një plani nga një grup pune i përbashkët, diskutimet për vënien në praktikë të kësaj nisme nuk kanë bërë përparim.

Zbatimi i suksesshëm i këtyre marrëveshjeve është shpesh i vënë në dyshim nga analistët.
Por ata pranojnë se takimet e përbashkëta qeveritare kanë qenë një mekanizëm i rëndësishëm për t'i shtyrë ato përpara dhe për të simbolizuar unitetin.

Por disa besojnë se koha e takimeve të përbashkëta qeveritare ka kaluar dhe se duhen gjetur qasje të reja për të bërë bashkëpunimin më domethënës dhe më të qëndrueshëm ndaj luhatjeve politike dhe mosmarrëveshjeve.

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim në Kosovë, që advokon për një referendum për bashkimin me Shqipërinë, i tha BIRN se është koha për të krijuar mekanizma të rinj që do ta çonin bashkëpunimin në nivelin tjetër të integrimit, duke ndjekur modelin e vendeve të Beneluksit ose të vetë Bashkimit Evropian.

“Është thelbësore të shkojmë përtej asaj që njihej si një partneritet strategjik, i karakterizuar nga takime dhe marrëveshje të përbashkëta, dhe të kalojmë drejt integrimit duke krijuar mekanizma të përbashkët administrativë dhe legjislativë për të menaxhuar bashkëpunimin dhe integrimin,” tha ai.

Indrit Vokshi, një analist në Tiranë, dëshiron një Pakt Kombëtar të pranuar nga palët, për të parandaluar që dy vendet të veprojnë mbi agjenda individuale si rezultat i spontaneitetit politik afatshkurtër.

"Ky pakt duhet të përcaktojë prioritetet politike për dekadat e ardhshme. Në thelb të tij duhet të harmonizohen interesat kombëtare të shqiptarëve në rajon me platformat e aleatëve të tyre perëndimorë," tha ai.

Ndërkohë, përpara se të eksplorojnë modelin më të mirë për të harmonizuar interesat dhe promovuar integrimin, Rama dhe Kurti duhet të përballen me sfidën e ruajtjes së asaj që është krijuar deri tani.

21 Komente

  1. M
    Miklovani

    E lexova me vemendje shkrim tend Fatjona ,ti je nje analiste pa bythē ne kuotimin e fjales , pse nuk thua te verteten per nderhyrjen e Kurtit me VV ne Shqiperi ,dhe nga te gjithe çfare ke bene ne shkrim ,vetem ajo Gerta Zaimi ka thene te verteten e perplashes Kurti -Rama ,here tjeter me realiste Fatjona . populli e di mire se kush eshte Albini ,nje pro Serb ,nje anti Amerikan nje anti anti Shqiptar

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vucici eshte kot

      Te enderosh nuk eshte keq , rrealizone te pa rrealizueshmen por qe ngelet nje ender , edhe historia e endrimtareve te kombit koqevar te shtetit koqevaresk . Nese neser Laberi Myzeqe Mallakaster Mirdite i fusin nje jemi shtete si behet ? . Kosova eshte territoire Serbe n'en e 1244 per nje protection provisoire por eshte dhe ngelet territoir i rrepublikes Serbe. Mithoman te tipit Nexhmedin Spahiu Halit Matoshi Shkelzen Gashi dhe Gashet e tjeret antishqiptare rekomandimi im eshte kapni nje doktor dhe kurrohuni , kur mos te kete kembe Serbi ne tôke , deshira juaj do realizohet per sa kohe qe Serbet jane aty te enderosh nuk eshte keq . Shikoni Nagorni Karadak te kuptoni

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bato

        Harrojen Kosoven, kolonizatore sllave, ardhur nga tej Uralet. Ju ne 1913 nuk e merrnit dot territorin shqiptar pa ndikimin dhe qendrimi rus. Atje ku Jane tani shqiptaret, kane qene ne 2 mije vjetet e fundit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Sakte. Kosova varri i Serbise. Kane 150 vjet me masakra por ne fund deshtuan. Nuk kane me shans enderrojn por me lufte nuk fiton dot me gje sot. Serbet jane thjesht popull barbar prandaj deshtuan ne Jugosllavi.

          Përgjigjjuni
      2. s
        servet

        Argumentin më bindës dhe të drejtë e ka dhënë analistja Greta Zaimi sepse Kurti me partinë e tij WC (se e tillë është) bëri ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë gjë që nuk ndodh në asnjë vend.Ky plerë dhe qeveria e tijë e ndyrë janë përgjegjës për këtë përçarje të kombit e cila është shtrirë dhe në popull ka humbur fjala jena vllazën nuk i do njeri kosovarët janë përgjegjës dhe nuk kuptojnë ....dhe del thënia e vjetër DO TI VËSH VATANIT ZJARR VËR NË KRYE NJË KOSOVAR....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Vucici bllokoi korridorin e 8-te Tirane-Shkup Sofje dhe Bashkimi Evropjan i dha perparesi aksit Beograd-Shkup-Selanik. Ky koqja yne nuk e kupton qe Vucici e perdor sepse eshte ndihmesi me i madh i Serbeve duke shpopulluar Shqiperin. Lajmi i fundit eshte qe Janusllatos Thithikaris largohet prej kishes dhe zevendesohet prej nje shejtani tjeter nga halelenistani.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Ke gjithë jetën që ha mut kundër Ramës o Taulant . Po ç'të ka bërë , a i vrarë , nuk t'a q.u mirë të tëmë , apo motrën . Ikë o loqe ikë , do t'i japësh mënd Ramës ti , një copë hajvani .

            Përgjigjjuni
          2. f
            filip

            Këtu dalin pseudo analistë të rrjedhur dhe thonë : të bëjmë referendum për bashkim Shqipëri Kosovë....po kush do ta njohi këtë bashkim përveç Noc Rrokut o të çmendur,përveç kësaj jam i bindur dhe nëse bëhet ky referendum me këtë përçarje në popull shumica do të thotë JO. E vetmja rrugë që do ti afroi popujt është ajo e BASHKIMIT EVROPIAN se nuk ka mbetur kjo që ta zgjidhin koqevarët.

            Përgjigjjuni
            1. j
              joni

              Ja si kuptohen shpellart shikoni se çfar shkruan ky RRK me emrin Taulant,në fakt emrin e ka HAJDAR....

              Përgjigjjuni
              1. R
                RAIFI

                Rama vuri sanksione ndaj Kosovës vetëm e vetëm pse Kosova nuk po ia fal Serbisë Veriun e Kosovës ,ashtu siq i ka premtuar Rama Vuçiqit,por Albini po merr masa për ta mbrojtur territorin e vet.Kjo nuk don filozofi është çështje e njohur publikisht.Esat Pashë Toptani e ka varrin në Francë aty edhe ku është vrar dhe varrin ia mirëmbajnë serbët,dhe në përvjetor shkojnë e vizitojnë dhe mburren me mikun e tyre të dikurshëm.Uroj të mos e ketë të njejtin fat edhe Edi Rama ,pa çka që është në të njëjtën rrugë.Bandat serbe me armatim pesë milionë u futën në Kosovë ,në Banjëskë,vran policin shqiptar,po si nuk e përmendi Edi Rama këtë akt terrorist Kjo nuk do i falet nga shqiptaret por fatkeqësisht shqiptaret nuk kanë zgjedhje tjetër duhet ta votojnë këtë apo Salihun që ishte i të njejtit kallëp në mos edhe më tinzar

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Devolli

                  Që ti Raif je një rrotë kari , këtë t'a kam thënë gjithmonë , por gjithashtu të kam thënë që të mos komentosh në forrumet e gazetave shqiptare , sepse ja fut kot , mbasi nuk e njef fare Shqipërinë , Ramën dhe politikën shqiptare . Ti thua që "Rama i ka vënë sanksione Kosovës " . Ka mundësi të na tregosh cilat janë këto sanksione ? Ti thua që "Rama i ka premtuar Vuçiçit veriun e Kosovës" . Ti hajvan kosovar , ke qënë prezent , kur Rama i ka bërë këtë premtim Vuçiçit ? A ekziston ndonjë dokument , apo regjistrim zëri , apo ndonjë bisedë e inçizuar midis Ramës dhe Vuçiçit ku provohet një premtim i tillë ? E disponon ti këtë dokument ? E pastaj , kush është Rama , që paska të drejtë të falë veriun e Kosovës , është kryeministër i Shqipërisë , apo i Kosovës ? Tjetër , ti Raif je një rrotë hajvani si shumica e kosovarëve . Po si more idiot , nuk tha një fjalë Rama për sulmin kur u vra polici ? Jo një herë , po një qind herë e ka përmëndur , madje edhe në forrume ndërkombëtare , turp të kesh , që thua nuk e ka përmëndur . Sa për atë , se si do përfundojë Rama , këtë e di populli shqiptar , nuk do pyesim koqevarët , se kush do të na qeverisë Shqipërinë . Dikush më lart , përmënd bashkimin me Kosovën . Kurrë mos ardhtë ajo ditë , që të bashkohemi me një popull injorant analfabet e mosmirënjohës , siç jini ju .

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    RAIFI

                    Devoll analfabeti,mosmbajtja e takimit të dy qeverive për faktin se Rama nuk deshi të futet në Kosovë a nuk ishte ky veprim sankcion.Po ti numëroj tradhtit e Ramës dhe të tuajat meqenëse je sikletav kaq shumë:Rama ishte prapa propozimit serb për ndarje të Kosovës,Rama ishte për Ballkanin e hapur(futje nënë Serbi të trojeve shqiptar)por na shpëtoi Gjermania me Procesin e Berlinit.Rama kërkoi të tërhiqet Policia e Kosovës ngaVeriu dhe ta administron KFOR me bandat serbe,Rama nuk e përmendi fare sulmin e bandave serbe në Banjëskë.Rama në forume nderkombtsre kërkoi mirëkuptim për Serbinë dhe akuzoi Kosovën pse po administron territorin e vet.Rama bëri Statutin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe.Rama e ka tejkaluar Esat Pashë Toptanin.Populli shqiptarë e ka pas zgjedh edhe Esat Pashë Toptanin,por Avni Rrustemi ia lypin lule e ballit.Lidhur me epitetin "koqevar"po të them se burrave u varrin koqet se ty të janë fut në bythë,bre lahper.Ti që po më akuzon për thënien se Rama është tradhtar nuk e kam shpik unë këtë,por gazetari më i njohur gjerman ka thënë :"Se Serbia që nga koha e Pashiqit nuk ka pas kryeministër më të mirë se Rama"Kuptove,kuptova thuaj.

                    Përgjigjjuni
                2. R
                  Rama Vučić

                  Mbledhjet e përbashkëta të qeverive Shqipëri-Kosovë ishin inicuar nga Rama me prapamendim. Menduam që tash e tutje do mbledheshin herë pas here qeveritë tona për të mirën e përbashkët. Kur- shih ti - vazhdoi me mbledhje të përbashkëta me qeverinë e Maqedonisë. Mirë, menduam, edhe kjo është mirë për shkak të shqiptarëve atje. Nuk vonoi dhe u bë mbledhje e përbashkët me qeverinë e Malit të Zi. Është ok, menduam, atje është Gjukanoviç që e mbron shtetin nga Serbia. Nuk vonoi shumë dhe Edi Rama i shkoi Serbisë me gjithë qeveri për mbledhje të përbashkët me "fqinjin". Kur ndodhi ky takim, ishte e qartë, ky ishte edhe qëllimi i gjithë këtyre mbledhjeve të përbashkëta! Në fund Rama e anuloi mbledhjen me qeverinë e Kosovës. Në ndërkohë kishte bërë 3-she me Serbinë dhe Maqedoninë sipas propozimit serb.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Raifi

                    Kurti një mut burrë. Rama ka bërë shum për kosovën. Në kohën e epidemisë, ishte rama i pari që i ofroi të ndante një sasi vaksinash me kosovën, por ky pushti, pederasti nuk pranoi, ku shum njerëz humbën jetën. Ky kurti nuk do asnjeri, ky me të gjithë shtetet qe e rrethojnë është i prishur me ta, ngaqë mban hundën përpjetë. Ishte ky qelbësirë ku bëri paetinë në mënyrën më të shpejtë në shwipëri, për ti dalë kunder ramës, duke u bashkuar me berishën dhe metën. Ky edhe me SHBA nuk do të bashkëpunoi, kështu që do mbetet i vetmuar ku do hajë mutin e tijë.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RAIFI

                      Rama merrte vaksina prej Serbisë e donte të ia jepte Kosovës,jo o njeri,nuk i ha Kosova tradhtit e Ramës.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Raifi

                        Ato vaksina që thua ti, para se tja jepte kosovës, i përdorëm ne shqiptarët. Po ju çdo gjë e keni të keqen në tru e në bark, prandaj dhe ju largohen shtetet. Vaksinat ishin të serbisë, po miellin kujt po ja hani, nuk asht i sebisë. Ani ani, se tym bythës po i nxjerr kurti, e manej hsjdeni se ju strehojn shqiptarët e Ramës. Po nuk qe mirnjohës njeriu, tan të zezat i ka.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Plot një vitë nuk është fut në Kosovë asnjë mall serb e as miell,o i pa informuar.Dhe e dinë kush po bënë presion për tu fut mallrat serbe Amerika demokratike përkatsisht kompania e saj e Coca-Colas me seli në Serbi.Nuk.lejoin që Kosova të merr Coca-cola nga Shqipëria se duan ta financojnë Serbinë të cilës para 100 viteve i patën dhënë edhe gjysmën e trojeve shqiptare dhe këtë fakt e vërtetuan pas LDB në Jalltë Ruzvelti Qerqili e Stalini.

                          Përgjigjjuni
                    2. D
                      Daullxhiu

                      Albini dhe babloku jane nje mut I madh I ndare pergjysme

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Beni

                        Albini nuk vjedh parate e popullit te vet,kurse Rama I vjedh.Kjo eshte 100% e vertete dhe e dine te gjithe.Te tjerat jane prapagande.

                        Përgjigjjuni
                        1. 7
                          707

                          Vetitë e mashtrusit dhe te tradhtarit si te ishte serb i ka vetem Kurtoviçi Rama ka bërë shumë per Shqiperinë dhe per shqiptarizmin në pergjithsi Kurtoviçi vetem ka mashtruar dhe është nji rrenacak i pa bësë i cili e ka bërë ndarjen më te madhe Kosovë Shqipëri per interesat e Serbisë

                          Përgjigjjuni
                          1. 7
                            707

                            Vetitë e mashtrusit dhe te tradhtarit si te ishte serb i ka vetem Kurtoviçi Rama ka bërë shumë per Shqiperinë dhe per shqiptarizmin në pergjithsi Kurtoviçi vetem ka mashtruar dhe është nji rrenacak i pa bësë i cili e ka bërë ndarjen më te madhe Kosovë Shqipëri per interesat e Serbisë

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje