Marrëveshje mes SPAK dhe Prokurores së BE për hetimin e zyrtarëve të lartë

29 Qershor 2023, 19:29Politika TEMA

Marrëveshje mes SPAK dhe Prokurores së BE për hetimin e

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani nënshkroi të enjten më 29 qershor një marrëveshje pune me drejtuesen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, znj. Laura Codruta Kövesi. Në njoftimin e shpërndarë nga SPAK për mediet, thuhet se marrëveshja konsiston në vendosjen e urave të bashkëpunimit në hetimin financiar për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë.

Mes përfaqësuesve të dy institucioneve është diskutuar gjithashtu mundësia e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira në hetimin e keqpërdorimit të fondeve publike.

Në të kaluarën, SPAK ka qenë pjesë e operacioneve ndërkombëtare ndaj organizatave kriminale, të koordinuara nga EUROJUST, një institucion i Bashkimit Evropian, BE me qendër në Hagë të Hollandës, që ka në fokus bashkëpunimin për çështjet penale. Po ashtu, ka pasur bashkëpunime me EUROPOL, që koordinon autoritetet policore dhe doganore të vendeve të BE-së.

9 Komente

  1. M
    Merzitur nga skup

    Mbeten duke na treguar letra,kur nuk bejne asnje veprim,le te mos duken fare neper ekrane me premtime boshe

    Përgjigjjuni
    1. s
      spaku-bataku

      Nuk e ndjeni zonje gjishtin e mesit te dores se djathte dumani,qe ta ka vendosur nga mbrapa

      Përgjigjjuni
    2. D
      Daja

      Paske vene icik bark o daj

      Përgjigjjuni
      1. P
        PARAJA

        Pse me mareveshje zbatohet ligji? SPAK dhe cdo organ drejtesie eshte i detytuar te hetoje e te gjykoje sipas akuzave. Si mund te nenshkruash mareveshje se kur do hetosh ose jo zyrtare te larte? SPAK te veje ne banken e te akuzuarve cilindo qe shkel ligjin. Kriminelet, te korruptuarit, enden rrugeve, dmth ska patur marreveshje, dhe SPAK i ka arrestuar. Asgje nuk justifikohet. SPAK te vihet ne pozita pune.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Nenshkruani sa te doni marveshje,juve u mungon vullneti per te kryer detyren qe paguheni.Ju jeni frikacake.Provat per Meten dhe gruan e tij,per Saliun dhe djalin dhe dhendrin e tij jane uleritese,vetem ju si shifni.Edhe nje student i juridikut do ngrinte akuze per keto mostra

          Përgjigjjuni
          1. A
            AI

            Per hajer nai kryeminister brenda tani..se Rumunet I kane futur ca.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kembe te mbare me duart e Arta..

              Do fillojne nga Puna keta te SPAKUT !

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kembe te mbare me duart e Arta..

                Do fillojne nga Puna keta te SPAKUT !

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Personalisht avokat

                  Po SPAKUn kush do ta hetojë, apo këta nuk duhet të hetohen. Sa shumë gjëra që duan hetuar në SPAK dhe Ptokurori???

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje