
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në “Global Gateway Forum 2023”, i cili po zhvillohet në Bruksel, së bashku me liderë të tjerë nga e gjithë bota, në një debat të zgjeruar mbi çështjet në lidhje me investimet globale në infrastrukturë, duke përfshirë sfidat me të cilat përballet sektori publik dhe privat, praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra.
Në fjalën e tij Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve europiane.
“Kjo është martesa më e vështirë, por që ja vlen. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën e duke qenë i lumtur me të, unë besoj që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë dhe të tjerët kur të martohen me BE.
Dua që t’ju lë duke ju thënë një fakt të vogël sepse dua që ta dini që e gjithë buzëqeshja ime, e gjithë dashuria ime, gjithçkaja ime për Europën dhe Bashkimin Europian është pa kushte, por nuk është e pa mend. Vetëm mendoni, që ne rrethohemi nga kufijtë e BE dhe fqinjët tanë që janë BE marrin 4517 euro për frymë nga vetë Bashkimi Europian.
Ajo çfarë marrim ne në E-në, pa B-në është vetëm 138 euro për frymë. Është një hendek shumë i madh që ne e mbushim me dashuri, që e mbushim me shpresë, që e mbushim me ambicie, që e mbushim me ide shumë të qartë që nuk ka asgjë më të mirë që mund të lëmë pas për fëmijët tanë, por shpresoj fort që ajo çfarë Presidentja e Komisionit dhe ky Komision po punojnë fort për të bërë, do t’ia dalin me sukses sepse në fund të fundit, fëmijët tanë nuk duhet të trashëgojnë vetëm testamentin e dashurisë, por edhe provën që kjo martesë është e vetmja që ia vlen të kesh”, tha ndër të tjera Rama.
Leri parat o Rama dhe kerko aeroplan dhe nendetese dhe fabrika.para kemi sa te duash.paraja leter eshte mund te presim me makineri sa miliarda te duam per letra qahesh ti
Shqiperia duhet te pezullohet nga cdo program financues per derisa hajdutet si Krfica Belinda xhacka s lene koker leku per shqiptaret ,mos te harojme dhe tigrin
Jemi ne europ dhe per forca do te behemi anetare te EU -se .
Po more hajn po ta ka fajin Europa me B Vidhni , vidhni cdo pasuri te shqiptareve dhe pastaj dilni e beni hipokrizi
Shpresojme te futemi sa me shpejt ne Be
Me kete lider shume shpejt do te jemi ne europe
Karla me kete individ vetem ti mund te hysh shume shpejt ne europe, se ju soji patronazhisteve hyni me komande edhe ne BE
Fal punes tuaj europa nk eshte me aq larg,keshtu vazhdoni
Me kalimin e kohes , ne menyre qe te kete nje barazi ne gap-in ekonomik , financimet sduhet dhe sdo te ndalen.
Si gjithmone e ke qare edhe kte fjalim, Bravo
Bashkimi europian eshte me afer se kurr
Personi i vetem qe mund ta bej realitet kete gje
Vendi yne po ecen shume perpara me ju ne krye
Ja dhe filizi regjimit komunist “me ju ne krye”
Europa po ju vlereson shume
Për krahasim: U "martum" me jugosllavin, nuk na eci, u "martum" me Rusin, doli "e pamoralshme", u martum me Kinën,na tradhtoi. Shpresojm me "martesën" me BE, të gjejm "Lindën" ton!
Hendekun e madh midis mireqenies ne europe dhe varferise ne shqiperi, shqiptaret e mbushin duke u larguar me miliona nga vendi. Duke ikur me gomone e me kembe rrugeve. Ram martesa dhe divorci, as qe e ka ne plan te integroje vendin ne europe, sepse cdo vend integron veten e vete, kjo dihet. Po te mos permbushesh kriteret dhe kushtet atehere ndodh kjo qe po ndodh me shqiperine. Shty shty dhe shty afatet, sepse rama ben sikur do martese por vepron vec per divorc me BE-ne. Dhe e di mire ai pse, dhe nje pjese e qytetareve e dine po ashtu mire, pervec patronazhiste, llapiste, e socialiste qe arsye.