Masakra zgjedhore e '96/ Zef Brozi: Sali Berisha, autori i dhunës dhe manipulimit, nderohet ende sot! Duket se mbrohet nga SPAK dhe GJKKO

28 Maj 2026, 17:00Politika TEMA
Masakra zgjedhore e '96/ Zef Brozi: Sali Berisha, autori i dhunës dhe

Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, shprehet i çuditur se si Sali Berisha, autor i manipulimit të paprecedentë të zgjedhjeve parlamentare të 26 majit të vitit 1996, dhe urdhërues i dhunës barbare ndaj opozitës vetëm 2 ditë më pas, nderohet ende sot si politikan dhe drejton opozitën.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Brozi rendit disa prej ngjarjeve më të rënda që ka përjtuar Shqipëria në 36 vitet e fundit, të cilat jo rastësisht kanë emërues të përbashkët Sali Berishën.

"E pabesueshme por e Vërtetë: Në Shqipëri akoma shpërblehet e nderohet ai që organizoi e urdhëroi masakrimin, manipulimin dhe fallsifikimin e zgjedhjeve me 26 Maj 1996 dhe përgjakjen barbare të protestuesve me 28 Maj 1996; Ai që përgjaku, dogji e shkatërroi vendin më 1997; Ai që urdhëroi vrasjet e protestuesve dhe terrorin shtetëror të 21 Janarit 2011; Ai që sulmoi edhe zyrat e Partisë demokratike pak vite më parë.Sot mbrojtësit më të mëdhenj të Saliut duket se janë SPAK, Gjykatat dhe disa në mazhorancën politike", shkruan Brozi.  

Zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 janë një nga njollat e zeza në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Opozita e asaj kohe denoncoi manipulime masive, presion dhe dhunë ndaj komisionerëve dhe përfaqësuesve të saj me urdhër të Presidentit të kohës Sali Berisha. Katër orë para përfundimit të votimit, PS dhe partitë e tjera opozitare u tërhoqën nga gara dhe deklaruan se nuk do ta njihnin rezultatin.

Dy ditë më pas, më 28 maj, opozita organizoi protestë në Tiranë kundër asaj që e cilësoi “masakër zgjedhore”, por demonstruesit u përballën me ndërhyrje të ashpër të policisë dhe SHIK-ut të kohës. Në ballë të protestës ishin 30 drejtuesit e opozitës, e cila kryetarin e kishte në burg dhe që drejtohej nga Servet Pëllumbi. Gaqo Apostoli, Neritan Ceka, Paskal Milo, Ndre Legisi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe dhe Kastriot Islami u dhunuan barbarisht nga policia dhe SHIK-u.

13 Komente

  1. j
    juristi

    Me vjen keq z.Zef qe ke rene viktime e atyre qe te strehuan dhe qe drejtonin Berishen deri dje dhe e mbrojne sot.Intelekti Juaj dhe profesioni qe keni nuk ju lejon te bieni viktime e kesaj loje te piset ne kurriz te ketij populli e te Juajin personal.Apo te shkuara te haruara.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buf

      Kur je bole dhe shtiresh si juristi, flet kodra pas bregu

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spaku e Gjkko pritet te transferohen ne Berlin...

        Bravo Zef Brozi. Spak eshte katastrofa me e madhe e shqiptareve sot!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Zoti Brozi,mos degjo pordhet e komentuesit JURITI se, ai eshte bythelepires i Saliut. Te gjitha aq sa the ne kete shkrim jane te verteta. Sali Berisha ishte ai qe jo vetem i vodhi hapur votat, por organizoi masakren kundra PS-te,te ciet u gjakosen nga horrat e Saliut.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Munika

          Fashizmi nuk ka skena kaq te pergjakshme, sa ndertoi ne Shqiperi kanibali shpellar non grata. Te dhjefsha mu ne drejtesi qe luan me dosjet e ketij vampiri.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Salih Berisha eshte mjeshter i kapjes se kokave te shtetit nepermjet kabllove te agjentures se fshehte te tij me burime serbe, ruse e greke. Keshtu mposhti hajdutin Nano, keshtu po shantazhon edhe hajdutin Rama.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci i larguar 1990 Korriku

              I nderuar z. Zef Brozi ngelet njeriu me I nderuar dhe shyqyr dhe Zoti me Ambasades USA e ndimon. ... Zoti te ndimofte Malsore i ndershem...

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironci i larguar 1990 Korriku

                I nderuar z. Zef Brozi ngelet njeriu me I nderuar dhe shyqyr dhe Zoti me Ambasades USA e ndimon. ... Zoti te ndimofte Malsore i ndershem...

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TR

                  Ky eshte monster si ka mundësi që nuk e ka marrë akoma atë që meriton…?!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fjala

                    Pushtoni prokuroret e spak dhe gjykatesit te shpetoje Shqiperia ! Nuk ka rruge tjeter . Shqiperia e pushtuar nga fashizmi kanibal.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tatjana

                      Z.Zef Brozi, gjyqtari i nderuar, i paster ne cdo drejtim, profesionist i mire qe kanibali Berisha i pregatiti terrenin per ta burgosur. Pasi mafiozi nuk donte kryetar te Gjykates se Kasacionit nje gjyqtar si Zef Brozi por donte monstra si vetja. Ky burre duhet te vije nga SHBA dhe te behet kryetar i Gjykates se Larte.E meriton por dhe qytetareve ju ben nder, atehere do marrin drejtesi.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sinapi

                        Sikur SPAKU eshte investim I BE dheSHBA dhe nuk lejonin njeri te fuste duart.Kjo eshte drejtesia qe priste populli ! U mbars Mali e polli nje mi.Ka ardhur koha qe njerzit e zgjuar te ndershem dhe te zote te marinpergjegjesit mbi supe dhe popullin do ta kene nga pas.Koha e frikes ka ikur

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miku i madh SHaBAni

                          Saliu mbrohet nga miku I madh amerika. Sic e sollen ne pushtet ne 2005,ashtu do ta mbrojne edhe sot.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje