Mbetjet në Portin e Durrësit/ Ministri Hoxha: Nuk janë kuti kartoni që t’i fshehim! Po krijojmë infrastrukturën që të monitorohen nga policia

31 Tetor 2024, 11:20Politika TEMA
Mbetjet në Portin e Durrësit/ Ministri Hoxha: Nuk janë kuti

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka folur në Kuvend në lidhje me kërkesën e deputetëve Enkelejd Alibeaj, Agron Shehaj dhe Flutura Açka për zbatimin e urdhrit të prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve që ndodhen në Portin e Durrësit.

Ai u shpreh se po krijohet infrastruktura e duhur që kontejnerët të vendosen në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia.

"Jemi koordinuar dhe të siguroj që nuk jemi në periudha ku urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Po krijojmë infrastrukturën për vendosjen e kontejnerëve në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia. Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që mund t’i fshehim”, tha ai.

1 Komente

  1. S
    Shtet hale me CEO Edvin Kristaq Ramen.

    Fraza e fundit tregon qarte me cfare shteti mafioz kemi te bejme dhe cfare cari eshte Ministri i Brendeshem Hoxha, qe do te nderroj "gjini" per t'u bere prift. O shoku bole nuk na duhet ku do te rru-hen konteneieret, por kush fshihet pas kesaj pune te ndyre mafioze dhe antiligjore

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje