Paloka sulmon drejtësinë: E kapur nga Rama, ka burgosur apo hetuar të gjithë liderët e opozitës

30 Shtator 2024, 09:32Politika TEMA
Paloka sulmon drejtësinë: E kapur nga Rama, ka burgosur apo hetuar

Partia Demokratike nis bojkotin e pjesshëm të komisioneve parlamentare. Në komisionin për Çështjet Europiane nga deputetët demokratë të pranishëm janë vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka. 

Ky i fundit mori fjalën, ndërsa tregoi arsyet përse PD kishte ndërmarrë nismën e re të saj, për bojkotim të Komisioneve, duke renditur sipas tij shkeljet e mazhorancës dhe fakti se Shqipëria nuk është gati për anëtarësim në BE.

Paloka sulmoi edhe drejtësinë e re.

“Shqipëria e Edi Ramës nuk plotëson asnjë nga kushtet e BE-së. Për fat të keq nuk plotëson asnjë nga kriteret e BE aktualisht që flasim, kur pritet edhe hapja e negociatave. Reforma elektorale, kushtet e të cilës prej 11 vitesh nuk plotësohen dhe regjimi nuk lejon zgjedhjet e barabarta në Shqipëri, edhe pse i kërkon OSBE-ODIHR.

Kjo drejtësi e kapur dhe në duart e Edi Ramës. Sot në prag të zgjedhjeve të gjithë krerët e partive opozitare janë nën arrest, persekutim apo në çështje penale nga kjo drejtësi e reformuar. Fredi Beleri u arrestua dhe u borgos dhe u zgjodh eurodeputet duke qenë në burg. Një tjetër koleg i yni dy ditë më parë (Ervin Salianji), po si Fredi Beleri, pa dëshmitarë e prova u çua në burg”, tha deputeti demokrat.


Ai përmendi gjithashtu faktin se “qytetarët enden gjykatave, me plotë 138 mijë dosje në pritje, ku përballen me këtë realitet”. Ai tha se një qytetari i duhen 14,6 vite për proces civil dhe 10 vite për një proces penal në dyert e drejtësisë së reformuar.

 

5 Komente

  1. t
    taku

    O Paloqe o trim I Sales ik futi pershesh se per ate pune je ti

    Përgjigjjuni
    1. nje Paloqe , dy Paloqe , PD Paloqe

      Te jem si Rama kaloje ne zgjedhje te parakoheshme ne Nentor - Dhjetor keta zhduken nga skena politike . Ky alkolike glorifikon nje terroriste si Fredi Shehu nga Progonati e imagjinoni ku kane arritur keta njerez te degjeneruar. Ky do drejtesi vêtem per te varferin ndersa grupi ketyre te jete i paprekshem cfare llogjike idiote

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me kta o populll asht mu lodh kot

        Qa na ka gjet ne Me kta injoranta qe Gomari merr vesht e Kta smarrin vesht Me Noke me Thuthuqin Me Albanen etj etj Harrojeniiiiiiii Pushtetin se Vini ju si Pd

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati

          Largohuni nga politika,o qyqar!

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Liderët e Hamasit. Rama e mban në këmbë opozitën sepse i leverdis. Ndryshe këta do ishin vetshkatërruar me kohë. Po fat budallai thuaj. Kanë fat edhe Noka e Paloka të bëjnë lekë. Këta kanë qarkullim organesh gjenitale në kokë. Prandaj duhen të gjithë si ca*a.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje