PD rrezikon të humbë tjetër aleat! Duka: Aksionet’ e mia 44 mijë vota, dua deputetë të sigurt

29 Shtator 2024, 19:42Politika TEMA

PD rrezikon të humbë tjetër aleat! Duka: Aksionet’ e mia 44

Në mesin e betejave ligjore me drejtësinë, atyre politike me Edi Ramën, e mos-bindjes civile të paralajmëruar pas arrestimit të deputetit të saj Ervin Salianjit, Partia Demokratike pritet të nisë edhe një tjetër sfidë të rëndësishme: atë të negociatave me aleatët për të qenë bashkë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Mes tyre, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste është ende mes dilemës nëse duhet t’i bashkohet apo jo koalicionit opozitar për sfidën e radhës elektorale.

Për Report Tv, ai thotë se Kodi Zgjedhor u imponon partive të vogla strehimin nën një koalicion, por PD duhet të vlerësojë drejt votat që Partia e tij ka kapacitetin t’i sjellë.“Kodi Zgjedhor aktual është penalizues për partitë e vogla. Në këto kushte, partitë e dimensioneve tona, e kanë të domosdoshme të bashkëpunojnë me një nga blloqet e mëdha, PD ose PS. Nëse PD do të na mbajë në konsideratë, të na vlerësojë siç duam ne, atëherë mund të futemi me PD, në kushtet aktuale, është mundësia e vetme për të pasur përfaqësues në parlament.  Aksionet tona, janë votat tona, nuk bëhet fjalë për kushte, në zgjedhjet e fundit vendore morën 44 mijë vota.. Ne i ofrojmë votat, sipas këtyre votave, ne na takon të kemi më shumë se 1 mandat në listat hermetike të mbyllura, ndërsa jashtë duam në çdo qark, sepse s’kemi si i mbledhim votat, nëse shihet e arsyeshme, heqim vetëm nga qarqet e vogla”, tha Agron Duka.

Megjithatë, Duka pranon se opozitës i duhet ende shumë punë për të qenë gati për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.“Përsa i përket cështjeve organizative, nuk e shoh mirë, ka probleme të menaxhimit, drejtuesi i opozitës është në arrest, nuk bëhet fushatë elektorale, në mënyrë virtuale. Këto janë kosto të opozitës, është e paorganizuar aty ku duhet”

I gjendur në këto dilema, Agron Duka nuk do t’i thoshte jo, një aleance të mundshme me Edi Ramën, duke i rrezikuar PD-së humbjen e një prej aleatëve me më shumë vota.

Pyetje: A keni vijë të kuqe për bashkëpunim?

Përgjigje: Nuk kemi!

Gjithsesi Trenin e Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 2025 e kanë braktisur tashmë disa prej aleatëve. Të parët që zbritën në stacion ishin çamët e Shpëtim Idrizit, bashkë me një numër të madh votash. Pas tyre edhe Dashamir Shehi aleat tradicional i Partisë Demokratike shpalli divorcin me demokratët duke paralajmëruar një koalicion të ri opozitar.

Besnikë vijon t’i qëndrojë Ilir Meta e të vegjlit si Dule, Mediu e Ndoka, që gjithsesi llogaritë elektorale i kanë ende në tryezë.

14 Komente

  1. l
    lavdosh

    partickat si kjo e ketij te Zamanit (krye mafiozit) qe bejne pazar majtas djathtas jane pjese e problemit dhe e kane kantandisur kete vend ne kete situaten e sotme Nuk kane asnje ide, asnje parim dhe princip, votat e marra ketej andej ne shumicen e rasteve ne baze feudale tek pjesetaret e familjeve mafioze i tregetojne sikur te ishin mall gjahu. turp

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fuad Cela Verzheshtes

      Njeri me i trashe ne rruzullin toksore , po gamor fare fare , analfabet total , ky ngjan me Nadertalasin Ramush Haradinaj gamorin pa samar te Kosoves...ik o Agron se vajti vone...!!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fuad Cela Verzheshtes

        Njeri me i trashe ne rruzullin toksore , po gamor fare fare , analfabet total , ky ngjan me Nadertalasin Ramush Haradinaj gamorin pa samar te Kosoves...ik o Agron se vajti vone...!!!!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fuad Cela Verzheshtes

          Njeri me i trashe ne rruzullin toksore , po gamor fare fare , analfabet total , ky ngjan me Nadertalasin Ramush Haradinaj gamorin pa samar te Kosoves...ik o Agron se vajti vone...!!!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kavajsi ndershem

            O Gono ik ore leja partine nje tjetri se le nom! Nuk je per keto pune ti. Ed Rama as ta fershellen fare se te ka pa cfare matrapazi je, bashke me vellain tend! Ju jeni per tregtina tek tregu shumices ne Kavaje!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luan

              Oooi gjithe ky fare aleati. Copa e mishit.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben

                Ku e ditka me siguri sa vota paska! Si ka mundesi?

                Përgjigjjuni
                1. t
                  taku

                  Shif kush e bythen me te mire per te lepire dhe ec aty .......yp Xhixhi

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Federata

                    Duka eshte matrapaz politik, kerkon te imitoje Meten dhe te shkoje pas pushtetit. Per te nuk ka rendesi programi politik, konsumi politik por vetem biznesi politik. Kam mendimin se pervec Berishes zor se e pranon tjeter ne koalicion per ta futur tek listat fituese.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Kete pleren nuk duhet ta afroje asnje pale. Eshte njesoj si Like floriri.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bubullim te ura Shijakut

                        E thone qe ky damalgu i Shijakut klani i zemunit nje cope idiot ai e di sa vota ka pa u xhvilluar zgjedhjet e mos zer aleat kete zv i Xhuvelit .

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Grdalla

                          Katranjozi i agronomise. Fshatar Shijaku, qe u be Minister ( o tempora e mores) dhe bulizonte profesoreshen e tij, pse e kishte s'kualifikuar ne lenden e saj. Rrugac i pacipe, sepse ka edhe rrugacer te sjellshem. Nje njeri leture. Shihi surratin dhe shihi zemren. Yyt gerdalle!

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bureto

                            Po hë mos se na lodhe duke pritur! Çfarë pret, kur para çdo zgjedhjeje kërcënon se për të treguar forcën e PAA, do konkurosh i vetëm, sidomos në qarkun e Durrësit që mendon se je "pasha i pulave". Jo mo jo, ti je njëlloj vemje, në mos më keq, si 'profesori' yt, që të shiti (pa thonjëza) partinë me të cilin ai në 2005 risolli në pushtet Sa-lehun e "tmerrshëm" të 1997-ës. Ai dinte ta luante mirë bishtin, ndaj dhe poeti Duka (jo ai i 'Klanit të Zemunit') shkroi: "Qëkur lindi xhuvelëria/plasi sheshit kurvëria!". Heu bre, paske 44.000 votues! Po hë mor burrë ç'pret, hidhu i vetëm se me aq vota, jo vetëm ti e ke mandatin e ëmbël të deputetit të sigurt, por dhe të nja dy a tre-të tjerëve. Për fat të keq, në skakierën politike shqiptare, ka ca si ti që mendojnë se duke patur ca para (pula dhe vezë), kanë dhe mend.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sokoli

                              A ke turp .o Agron Duka,kur ende vazhdon te rrish ne krah te asaj partie e quajtur dikur parti terroriste ,apo qeveria e saj ,qeveri gangsteresh. Ende vazhdon te rrish ,apo kerkon te vazhdosh te rrish me nje parti NON GRADA? A je ne terezi ,apo ne metro- kur thote i madhi Trebicka ?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje