
Mali i Gramozit është një tjetër atraksion turistik i Kolonjës, që frekuentohet gjithnjë e më shumë nga alpinistët dhe të apasionuarit e hiking.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga alpinistët që janë ngjitur në malin e Gramozit.
“T’i ngjitesh malit të Gramozit është një befasi se si natyra e ka qëndisur relievin në atë mënyrë që ta admirosh në çdo pamje që të zbulon para syve”, shkruan Rama.
Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, monument natyre, në një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit është një nga atraksionet më të vizituara në Kolonjë.
Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujëmbledhësi. Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike.
Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto relieve të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe për të admiruar natyrën e rrallë të këtyre majave.
Nga km përfundove udhëheqës turistik
Edi sot ia ke fut kot. Ju ben jehone ca alpinisteve se paskan ngjitur malin e gramozit!! Gramozin e kane ngjitur me shume se gjysma e shqiperise ( ketu fus dhe veten time 18 here gjithsej) duke ca per greqi.
A i kanë marrë leje Ilir Metajt, që janë ngjitur në majë të Gramozit ? Ai i ka privatizuar majat e maleve, që kur ta kërkojë policia për ta arrestuar, të ngjitet si majmun nëëpër maja malesh, e hajde e ta gjejnë se ku në piçkë të Fiqos është futur.