
Sali Berisha ka zgjedhur 7 tetorin për ditë të protestës. Pikërisht 1 vjetorin e një ngjarje të madhe botërore që përkon me masakrën e Hamas ndaj Izraelit, ku u vranë 1200 persona, e u morën peng qindra të tjerë. Nuk kuptohet pse është zgjedhur kjo simbolikë nga opozita.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka përqendruar fjalimin e tij mbrëmjen e sotme në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ në thirrjen për një betejë të vendosur kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën Berisha e quan “narkoregjim” dhe e akuzon për krim, korrupsion dhe shtypje.
Berisha vlerëson demokratët shqiptarë për rezistencën e tyre dhe thekson se beteja për zgjedhje të lira është një luftë për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Sipas liderit demokrat, Sali Berisha, qeveria aktuale dhe drejtësia janë të kapura nga krimi, dhe Partia Demokratike është e vendosur të luftojë për një qeveri teknike, duke ftuar të gjithë shqiptarët të ngrihen në një betejë vendimtare për të rikthyer votën e lirë.
Berisha ka drejtuar thirrje për mobilizim masiv në datën 7 tetor, duke e quajtur këtë ditë si një betejë vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai thekson se kjo është “beteja e jetës sonë” dhe i kushton rëndësi rivendosjes së ligjit dhe Kushtetutës, duke denoncuar kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni. Kryetari i PD, Sali Berisha e paraqet 7 tetorin si ditën e drejtësisë, triumfit dhe fitores, dhe fton të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohen në këtë betejë për të përmbysur “narkoshtetin” dhe për të mbrojtur lirinë dhe fatin e kombit.
Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatë tubimit qytetar ka drejtuar thirrje për mosbindje civile masive më 7 tetor, duke paralajmëruar se Tirana do të pushtohet nga qytetarët kundër qeverisë, të cilën ai e quan “vrima e miut e hajdutëve”. Berisha e përshkruan këtë ditë si një moment për triumf, guxim, revoltë dhe fitore të shqiptarëve. Berisha thekson se qytetarët kërkojnë aksion dhe janë të gatshëm për sakrifica, duke ftuar të gjithë të dalin në rrugë dhe sheshe për t’u bashkuar në këtë betejë kundër qeverisë dhe mafies.
Kryedemokrati e përfundon fjalimin me një thirrje për fitoren e Tiranës dhe Shqipërisë.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës dhe besimit të shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të lirë të qytetarëve, që përcjellin çdo natë në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat e këtij regjimi që sundon me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Të dashur miq, tre vite, një betejë epike e demokratëve shqiptarë për të qëndruar si opozitë e vërtetë e kombit dhe vendit të tyre. Në tre vite, mafia e egër shqiptare, mafia ndërkombëtare, bëri gjithçka që Shqipëria, mobokracia e Edi Ramës të mos kishte një opozitë. Qeveria e Edi Ramës kalonte nga krimi monstruoz në krimin tjetër monstruoz ndaj opozitës, ndaj shqiptarëve. Qeveria e Edi Ramës kalonte nga një vjedhje monstruoze në një vjedhje tjetër.
Drejtësia e mercenarëve të Skapit të partisë vazhdonte ditë e natë pazarët me vrasësit, trafikantët, duke u zhytur çdo ditë e më shumë në krim dhe kriminalitet. Duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një peng të Edi Ramës, në një instrument të verbër kundër opozitës. Por çdo ditë e më shumë, para shqiptarëve bëhej e qartë se beteja për votën e lirë, është betejë e jetës së tyre.
Se me Edi Ramën, me organizatën e tij kriminale qeveri, me organizatën e tij kriminale Skapi i partisë, Shqipëria zgjedhje nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por beteja për zgjedhjet është betejë për lirinë, është betejë për dinjitetin, është betejë për të ardhmen, është betejë për kombin dhe Shqipërinë.
Një vend pa zgjedhje, një komb pa zgjedhje, shkon drejt shfarosjes, hyn në agoni, në vdekje klinike. Një komb pa zgjedhje, nuk ka dritë në tunel. Një komb pa zgjedhje nuk shijon lirinë, por vetëm shtypjen, mashtrimin, vjedhjen dhe krimin mbi të.
Ndaj dhe PD, e vendosur, e betuar për të bërë çdo sakrificë, për të paguar çdo çmim për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë, dinjitetin që meritojnë, për t’u rikthyer shqiptarëve besimin tek Shqipëria, ka hedhur kushtrimin: të gjithë në këmbë, o sot o kurrë, në betejë për qeveri teknike. Në betejë për të paralizuar narkoregjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve.
Në betejë për të rivendosur në Shqipëri ligjin, Kushtetutën e shqiptarëve, jo të Xhaçkave, jo të Ramës, jo të hajdutëve, jo të Dumanëve, jo të Gjokëve, të kësaj kategorie kriminale, por Kushtetutën si shtyllë kryesore e rendit demokratik, ligjin dhe drejtësinë të barabartë për shqiptarët.
Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë. 7 tetori është dita e shqiptarëve. 7 tetori është dita e të rinjve shqiptarë. 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores. Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar shqiptar, ftoj të gjithë shqiptarët në emigracion dhe kudo që janë të nisim së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë.
Vendimtare për lirinë e shqiptarëve.Për përmbysjen e narkoshtetit të Edi Ramës, këtij armiku të egër të kombit shqiptar. Këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve. 7 tetor në ora 6, Tirana e tëra derdhet në rrugët dhe sheshet e saj. Më 7 tetor, Tirana është e qytetarëve, vrima e miut të qeveritarëve, vrima e miut të mafies, vrima e miut e hajdutëve.
Ndaj dhe le të shndërrojmë ne 7 tetorin në ditën e triumfit, të guximit, të trimërisë, të revoltës, të mosbindjes civile, të fitores së shqiptarëve. Të dashur miq, çdo shqiptar, çdo shqiptare, ka vetëm një kërkesë ndaj nesh, ka vetëm një dëshirë ndaj nesh, ka vetëm një shpresë ndaj nesh, të na shohë në sulm, të gatshëm për sakrifica, të vendosur për fitore.
Ndaj dhe me 7 tetor, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, në Tiranë, në rrugë, në sheshet e saj. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.
Taman sic tha per 11 korrikun qe eshte beteja me e madhe ne historine e Shqiperise. Kujdes se Sali lush kaptinkali mund te organizoje trazira me diagacin e rrembyer tek garda ne 1998.
Boll hengre mut maje pallatit po je burre bej vete mosbindje civile zbrit ne bulevard se thua qe nuk njoh Spakun e gjukatat se jane te varura , ta shohesh pidhin e Sheqeres e te Liries bashke palaco .
Ky i konsideron shqiptaret budallenje , po nuk e kuptone qe shqiptaret tallin bythen me kete megallonan komunist . Proteste per te shpjeguar babin e Gides haaaa
Tirana bllokohet duke kapu kryqezimet Por kaq sa mblidhen nga PD nuk mjaftojne as per kryqezimet e rruges poshte penxheres Hahaha
SIMBOLI I PD, BERISHA HAJDUT, SALIANJI MASHTRUES !
Te gjithe revolucionet ne bote frymezimin e marrin tek idhulli shpirteror i tyre Lenini. Keshtuqe dhe sheiku taliban me 13 vila brenda dhe jashte vendit Hu xhintao 80 vjecar zgjodhi 7 tetorin per te filluar revolucionin nr.10 ne nderim te idhullit te tij Leninit. Por ka nje problem se ky revolucion i trumbetuar fort nga Flamut Geringu dhe Paloqja do deshtoje me keq se pordhesta kombetare me e madhja ne histori qe u shfry si tollumbace me afer 3500 pjesmarres te mbledhur dere me dere duke u lutur Muli me zagaret e tij neper tere Shqiperine. E kesaj radhe do jete shume me e pamundur mbledhja e trushplareve se ato jane zhgenjyer thelle kur kane mesuar qe lideri i tyre nuk qenka aq i ndershem sa e ja paraqitur veten sa denoi Nexhmije hoxhen per 3 kafe qe pinte e shkreta me miqte me shume se lejohej. Asaj i lejohej vetem 5 kafe falas ne dite nga shtepia e pritjes ajo pinte 8 dhe 9 kafe per te qerasur mikeshat e saj. Ky perbindeshi e denoi 5 vjet rasti i pare ne histori te denohet nje grua 80 vjecare per kafe dhe te futet ne nje pulari. Ky perbindesh me 27 akuza mbi kurriz doli se fundmi nga dosja 500 faqesh se qenka sheiku i Ballkanit me 13 vila ne Luksembug, Hollande, Belgjike , ne Gjermani vile 2 kat per mbesen 17 vjece, vile ne Hungari dhe te tjera ne Shqiperi ne Lalez . Ky perbindesh ka lene ne menaxhim te pasurise se tij bin laden al abi Malltezi superhajdut mafioz me ze gruaje e republike ne koke duke marre nga zhgrrapja e kompleksit Partizani 35 milion euro me frimen e imam haxhi dede fazllic sali dumbabes me 40 hajdute. E duke e pare se cfare burri qenka Hu Xhintao 80 vjecar ne tyrben e katit te 8 as trushplaret bushkolas kokpalare moragjinj te kurbinit me molotov ne xhep nuk do ti shkojne me mprapa.