Mblidhet sot Komisioni Hetimor për TIMS, në listën e dëshmitarëve shtohen Berisha, Basha e Bardhi

8 Prill 2024, 09:03Politika TEMA
Mblidhet sot Komisioni Hetimor për TIMS, në listën e

Komiisoni Hetimior për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi ‘Tims’ do të zhvillojë sot në orën 12:00 mbledhjen e radhës.

Sot pritet të caktohen ekspertët që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor.

Po ashtu, kryetari i komisionit, Ervin Salianji ka rënë dakord me propozimet e PS duke vendosur në listën e dëshmitarëve që do të thirren para hetimorit edhe emrin e Sali Berishës, Lulzim Bashës e Gazment Bardhi.

Sali Berisha tashmë i rrëzuar me kërkesat e tij për të marrë pjesë në seanca plenare nuk pritet që shkojë as këtë herë në ambientet e Kuvendit. Por për të marrë në pyetje Berishën, komisioni hetimor për TIMS duhet marrë miratimin nga Prokuroria e Posaçme, pasi Berisha që prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie dhe nën hetim për aferën e klubit partizani.

Deri tani kërkesat e avokatëve që Berisha të lejohet për të shkuar në seancë janë rrëzuar nga të gjitha shkallët e gjykatave.

Hetimi konsiderohet i hapur dhe Komisioni do të përfundojë veprimtarinë e tij brenda afatit të caktuar me vendim të Kuvendit 21 Korrik 2024.

1 Komente

  1. L
    Lesi

    Shikoni c'fare ironie nje i denuar, por i pa ekzekutuar denimi i gjykates eshte krye.ar komisioni! A ka ironi me te madhe se ne duart e kujte eshte parlamenti shqipetar?????????????????? Fallsifikuesi Salianji i denuar me vendim gjykate drejton komision hetimor per te dhenat e TIM-s,duke i varrur "ujkut melcite ne qafe".

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje