Duke komentuar konsensusin e arritur midis mazhorancës dhe Rithemelimit në Parlament, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, tha se situata është e ngjashme me atë të vitit 2008.
“Sa më shumë hidhen gjërat e natyrës parimore, aq më shumë do të shtohen forcat që e kundërshtojnë atë.
Pas tryezës, palët politike nxorën jashtë loje komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, e kanalizuan në komisionin e ligjeve.
Këta aktorë të politikës, i njoh shumë mirë. E kanë marrë në dorë atë që bënë 2008-n. Sot janë aktorë të rinj që interpretojnë, por regjisorët janë aty. Të njëjtët!
Ndoshta në gravitetin që kanë situatat, tani është pak e shumë të ngjashme me 2008-n. Në 2008-n, ndryshimin e solli Gërdeci.
Tani jemi në situata të tjera, kur të gjithë ata që janë në qeverisje, por edhe pjesa tjetër janë në dyert e SPAK-ut”, tha ai.
Jane te njejtet aktore dhe regjizore por me te plakur . Edhe ti paske rrjedhur fare nga keto qe lexojme me aktore e regjizore qe i ke bere lemsh. Ndoshta Merua te ka ngateruar ne llafe. Kujdes mendjen idashur regjizore-aktor dhe shakator! Po ke probleme me mendjen shkruaj ato qe do thuash. Vetem nje eshte qe ka qene konsekuent qe nga rinia e deri ne pleqeri. Ai eshte Sali Berisha qe ka kenduar si bilbil ne tera kohet.
PD e PS e njejta derexhe 33 vite, nuk lene askend, e asnje aktor tjeter te faktorizohet ne politike. Parti si majtas e djathtas super hermetike me lista deputetesh YES - MAN.... Kodi zgjedhor favorizon te fortet, votat numerohen po nga te fortet dhe ushtare kamikaze te PD e PS... Prandaj Shqiptare mos u lodhni kot te shihni ndryshim apo rotacion politik. Edhe parlamenti i 1992 kishme me shume intelektuale sesa keta deputete injorante te diteve te sotme. Djali i Aqif Rakipit behet deputet dhe emerojne neper administrate njerez apo drejtora policie. Patericat e Tom Doshit behen deputete e ministre e marrin poste bashkiake ne Shkoder. Mjafton ti besh fresk kryetarit te partise dhe e ke emrin ne listen e sigurte per deputet pa asnje kontribut ne partite politike. Ligjvenes me nivel kaq te ulet dhe injorante nuk ka patur kurre Shqiperia ne 112 vite shtet.