Blerina Gjylameti “nxjerr” Berishën nga shtëpia për disa orë

7 Prill 2024, 20:11Politika TEMA

Blerina Gjylameti “nxjerr” Berishën nga shtëpia për

Nga arresti i shtëpisë prej 31 Dhjetorit 2023 Sali Berisha, mund të realizojë daljen e parë nga kjo masë shtrënguese, për disa orë  falë një propozimi që vjen nga socialistët.

Top Channel disponon planin paraprak të hetimeve të komisionit hetimor për ndërhyrjet e pretenduara në sistemin TIMS.

Në listën e dëshmitarëve me kërkesë të anëtares socialiste Blerina Gjylameti kërkohet të dëshmojë krahas 33 dëshmitarëve edhe Sali Berisha. Kjo kërkesë është aprovuar nga kryetari i këtij komisioni Ervin Salianji.

Vlen për t’u parë se çfarë përgjigje do të marrë ky komision hetimor nga SPAK, organ i cili e ka nën hetim zotin Berisha dhe duhet të japë lejen në mënyrë që ish-kryeministrit t’i merret dëshmia e kërkuar.

Në fakt nuk mungojnë precedentët siç ishte rasti i ish-deputetit Mark Frroku në arrest shtëpie, por me kërkesë të parlamentit, prokuroria i dha leje të paraqitej në këshillin e mandateve, teksa po shqyrtohej kërkesa për arrestimin e tij.

Ligjvënësja socialiste Blerina Gjylameti kërkon të dëshmoj edhe Lulzim Basha. Ndryshe nga komisioni hetimor për vetëm dy nga katër koncesionit në shëndetësi, komisioni hetimor për TIM është duke avancuar, gjë të cilën e tregon edhe plani paraprak i hetimeve.

Synohet shqyrtimi i çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS, përfshirë vlerësimi i nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës.

Përmes këtij komisioni hetimor drejtuar nga demokrati Ervin Salianji do të kalojnë në skaner kontrolli i veprimeve a mosveprimeve të organeve dhe funksionarëve publik të ngarkuar me administrimin, mbrojtjen dhe sigurinë e bazës së të dhënave të sistemit TIMS.

“Ndër ngjarjet më të rënda që kërkoi vëmendjen dhe ndërhyrjen urgjente të Parlamentit mbeten ndërhyrjet e paligjshme në sistemin TIMS, për të cilat Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bëri një kallëzim penal ndaj Forcës Operacionale.

Kjo çështje mori edhe vëmendjen e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Amerikanë në Tiranë, Z. Martin McDowell, i cili gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, shprehu shqetësimin e SHBA-ve në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit dhe kërkoi një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm, duke theksuar rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. Ndërhyrja në sistemin TIMS, përveçse çështjes së mbrojtjes të të dhënave personale, ngre edhe problematikën e rendit dhe sigurisë në vend, pasi këto të dhëna mund të bien në duart e elementëve kriminalë”, thuhet në planin e hetimit të komisionit hetimor të përgatitur nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji.

Në të njëjtën kohë synohet verifikimi i shkeljeve ligjore të kryera dhe pasojave që kanë pasur këto shkelje për sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve shqiptar dhe të huaj.

Komisioni Hetimor përveç marrjes së informacioneve zyrtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të përdorë të gjitha metodat e hetimit të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse.

Si dëshmitarë për çështjen TIMS mes 33 personave të listuar janë edhe kryeministri Edi Rama, ministri i brendshëm Taulant Balla, ish ministri Bledi Çuçi, drejtori aktual i policisë së shtetit bashkë me dy paraardhësit e tij përfshi shefen e inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni dhe paraardhësin e saj Oljan Kanushi. Nënkryetarit këtij Komisioni Hetimor Toni Gogu kërkon të dëshmojë edhe Gazment Bardhi.

20 Komente

  1. l
    lani

    Gjylameti sexy ta kenaqesh ket gjith naten

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taqo Konini

      Shume mire te deshmoje doktori perpara komisionit hetimor.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ardian Kasapi

        A te shkoj une si avokat ne komision?

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXXL

          Nga foto dhe shikuimi qe ben Gjylameti, duket qe e punon shume gojoren..... per hajer inshallah.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Undefined

            Pastro fjalorin legen i Foltores...se ke....Nene apo Moter...Grua apo vajze ne Shtepi....njethundrak i ndyre....qenef i Saliut...analfabet

            Përgjigjjuni
          2. R
            Redi

            Kësaj i thonë zhurmë për asgjë. Berisha do shkojë, dhe do ti dhjesë e shurroi, dhe këta do mbeten si muti në shi. Prandai dhe njerëzit kanë të drejtë kur mendojnë e thonë se, berisha dhe rama bashkëpunojnë. Një koqe parlament, me ordinerë e injorantë, fallsifikatorë të cilët morën më qafë këtë popull.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Ministrja artiste!

              Përderisa e nxjerr kjo.... Është njëlloj sikur e nxjerr Rama. Se pastaj thonë: "Ku ka zo, s'është pa gjo"!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Ku kemi arritur, një kriminel qenka kryetar i hetimeve!!!!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LLiko

                  GjylaKurva tè rri urtè dhe tè mos shnédorrohet nè njè SpiroPallè tè radhès !! Berishè Krimineli tè rri nè Arrest Shtèpie , ose ta Degdisin tek 313 , dhe ta fusin nè Njè QELI me SHULLAZIN nè 41 Bis !! GjylaKurvès po i erdhi Gjynah pér KRYE KRIMINELIN dhe KRYE TERRORISTIN Berishè , ti shkoj rek Shtépia pér Vizitè ,

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Davidi

                    Super pidh kjo. Ja bejme hallall.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      saljan kurva

                      David motra jote ja kalon pse genjen

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tersi

                      Është pjesë e marrveshjes së pisët që berisha do lirohet nga arrest shtëpie!.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sokol

                        Sa te ndyre keta mender socialistet. Te peshtire.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gita

                          Dmth paskan rene dakort qe Berishes ti shtyhet edhe 6 muaj te qenurit deputet meqenese po I afrohej afati I 6 muajshit dhe sdo ishte me deputet Ja ky eshte Edi Rama qe ben sikur zihet Mjere ai vend!

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Roze e perzier me blu

                            Deri tani ende opinioni nuk e k akuptuar plotsisht se Rama e Berisha bashkepunojne, por po iu shtua edhe afati i mosdjegies se mandatit Berishes, te mos dalin me para popullit ata drejtues qe e mbajne veten si socialiste. Kjo nuk eshte thjeshte nje thirrje per deshmim ne Komision, me pare deputeti socialist pellumbi deklaroi se Berisha nuk duhej arrestuar se "ka kontribute"

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vrana

                              Kjo po kjo. Ordinere. Po Rama meshtu i do.

                              Përgjigjjuni
                              1. 1
                                1

                                Asnje vlere nuk ka per komisionin thirja e Saliut se ai nuk eshte expert dhe atje do bej oratorin politike te catise E vetmja vlere eshte per Berishen se do i shtyj dhe 6 muaj qenien deputet Kete zonja e di dhe thirjen e ben me dijeni te Rames .SPAK e nxjer Saliun nga dera e parlamentit Rama me kete veprim kerkon ta fusi nga dritarja Te presim

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironci

                                  Mëse e vertete Rames i duhet Saliu me shume se kushdo tjeter. Nje Sali tek PD i garanton Rames nje mandat te ardhshem dhe per 4 vite qeverisje.

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Tironci

                                  Ndonje komision hetimor per uniformat e policise 28 milion euro me 320 €€ kapelja e policit apo dhe per vrasjet e 21 Janarit a do beni, se vdiqen 4 veta ne blv...kush dha urdher te vriteshin kush i fshiu provat e krimit dhe mos u merrni me mustaqet e Çelos..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sillo

                                    keto jane testime qe i behen opinionit publik se si do reagoje nese Berisha sipas pretendimeve te perandorise gjendet neser i lire.Kjo eshte njelloj si ne fundmonizmin ku Ramiz Alia per tre ore ngriti cmimin e patates per 70 leke dhe pasi u be zhurme e madhe,bente pyetjen : Kush e ka pare qe u be patatja 70 leke?? Duke frikesuar c'do njeri qe mund te deshmonte.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje