Me ftesë të mbretit Charles III, presidenti Begaj dhe Zonja e Parë nisen drejt Londrës për funeralin e mbretëreshës Elizabeth II

17 Shtator 2022, 14:20Politika TEMA

Me ftesë të mbretit Charles III, presidenti Begaj dhe Zonja e

Me ftesë të mbretit Cherles III, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, presidenti i vendit Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj, do të nisen sot për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, presidenti do të jetë pjesë e ceremonialit të homazheve, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

Gjithashtu, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham.

Në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër. Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, u nda nga jeta pas 70 vitesh në fron, në moshën 96-vjeçare, duke i lënë fronin Mbretit Charles. 

2 Komente

  1. t
    taras bulba

    Po Like pordhen , Like Kushtetuten qe bente sikur ishte fans i librave te Boris Jonson nuk e ftuan ?? Na dilte Likja neper male gjesdiste dhe lexonte librat e Boris Jonsonit .....Apo harova , Liken nuk e ftoi asnje per asgje ....mer shembull hajdut , e shikon kur i ben vend vetes dhe nuk je lamash e ordiner ...kan respekt te gjithe ....kurse ty brashnjar te ftoi vetem bullica e Kosoves dhe Bini ... Ste vjen turp o plere qe qelbe Shqiperine per 5 vite qe ishe President ....le kokren e namit o bajge .....ptuuuuuu plere

    Përgjigjjuni
    1. p
      piter

      Ç'do heqin kto te sherbimeve qeveritare mbas kthimit te Begajt nga ky aktivitet ceremonial per menyren si duhet sherbyer, si duhen vendosur luget dhe pirujt, picetat!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje