“Më kanë bërë përdorues droge, kriminel, blerës votash”, Rama: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

12 Janar 2025, 11:20Politika TEMA
“Më kanë bërë përdorues droge, kriminel,

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës, që siç tha ai e kanë quajtur përdorues droge, kriminel apo dhe blerës votash.

''Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e sipërmarrësve që ndërtojnë kulla apo partneritete me qeverinë.

Jo, kush më njeh e di që paraja s’ka qenë asnjëherë një tundim i madh për mua.

Jam rritur nga prindër, që u ndrittë shpirti aty ku janë, më kanë mësuar se leku është thjesht haku i punës së ndershme dhe nga një gjyshe besimtare, e cila më ka mësuar se njeriu nuk vjen në jetë për të bërë lekë, po për të mos vdekur pa bërë punët për të cilat Zoti e ka sjellë në jetë.

Le ta gjejnë, të gjithë katranët që më ulin e më ngrenë përditë, nëpër foltore, ekrane e portale, në hanin e parlamentit apo në pijetoret televizive, si pasanik të korruptuar dhe politikan të pasuruar nga politika, një kokërr leku, një dëshmitar apo një metër katror të vetëm jashtë kufijve të deklarimit zyrtar të pasurisë; një fakt të vetëm që të provojë se unë nuk jam ky që jam, po jam ai që ata thonë. Pastaj kollaj fare, iki vetë unë, s’ka nevojë të flasin me vete rrugëve, “Rama ik, rama ik”.

Nuk e kanë gjetur dhe s’kanë për ta gjetur dot, atë fakt fajësues në raportin tim me materien, qoftë para, qoftë tulla e llaç. Se nuk ka. Por nuk kam ç’u bëj fare, që edhe pse s’e kanë një fakt a provë të vetme, m’i hedhin mua në kurriz, jo vetëm të gjitha ç’kanë bërë vetë apo ç’do bënin vetë po të kishin pushtetin tim, po edhe ç’ka bërë e ç’nuk ka bërë kushdoqoftë që ka punuar me mua, nga afër apo nga larg, e që kanë hyrë në daç në shënjestrën e institucioneve të reja të drejtësisë, në daç në gojën e shthurrur të prokurorëve e gjykatësve mediatikë apo në raste të caktuara edhe të të dyja palëve bashkë.

Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk jam përdorues droge ose më saktë, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme. Më kanë dalë e vazhdojnë të më teprojnë dy droga çudibërëse për mua:

Arti, i pandashëm nga unë, qysh nga fëmijëria. Dhe lufta politike, e pandashme prej meje, qyshse e ndava mendjen t’ia kushtoja këtë pjesë të jetës sime, ndryshimit të Tiranës, e më pas të Shqipërisë.

Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim dhe nuk i kam duart të ndotura, as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime kundërshtarësh në politikë a në media.

Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit. Jo, bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithnjë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor'', tha Rama. 

14 Komente

  1. S
    Shkembi

    Duhet te ndihesh krenar se vetem ti ja lerove Sheqeren dhe e bere te flas me vete kermen e veremosur. Sigurisht qe nuk e pate te lehte e s'mund te shpetoje pa u baltosur, por rendesi ka rezultati.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      e gjithe qeveria ne burg ose nen akuza ky thote vet jam i paster hahaha tall trapin me kombin muslimon

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Pse je i paster o Rama prandaj te kemi votuar dhe do te votojme. Sali Kerma di vetem te shaj,te ofendoj,te vjdhin,te vrasin dhe te hiqet i paster kur ai eshte vertete katran me boje,me keq si ajo letra katerma qe mbulonte kasollet e dhive i jati Saliut ne Viçidol. Nuk ka rendesi se çfare thot Saliu dhe horrat e tij,rendesi ka qe te njeh populli si kryeministri me i mire,me i regullti,me i drejti me i pasteri. Ty dhe PS-te do t'ja japim voten. Saliu ne burg e ka vendin,jo ne pushtet. E pam dhe e njohem se kush eshte Saliu qe na nxiu jeten.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Populli

        Mos u merr me funderrinat e kombit se ata vetem balte dine te hedhin ndaj atyre qe punojne dhe nuk njohin punen ne interés te vendit por vetem punet e keqia ne dem te kombit

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Pse more mashtrues i paturp nuk qenke perdorues droge ??? Po pate harruar kliko ne rrjetet sociale dhe do ta shohesh vete jo te droguar por te bere dru dhe te shperfytuar ore Genjeshtat patalogjik. Qenka dhe i ndershem Ali Rama me 40 hajdute. Ramen per te keqen e shqiptareve e mban ne pushtet vetem Sali Kulla. Shqiptaret do te shpetojne nga keto monstra vetem nese largojne nje dite e me pare me vote Ramen-Berishen dhe rraqet mbas tyre.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            Kërma sali dhe jermat rreth e rreth këtë bëjnë po po u vjen hakut, vitem ti munde ta bëje dhe e bëre ate qe ishte e pamundur , ke vleresimin dhe mirenjohjen e një populli te tere.., ja prig edge 3- muaj.., 90 deputet ke

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Po more Leone ka mirdhjerjen e shqiptareve pse ricikloje nje perbindesh si Saliu. Merite e madhe.

              Përgjigjjuni
              1. T
                ToniTR

                Po pse vazhdon duron gjithe keto padrejtesi dhe ben gjithe keto sakrifica per kete popull qe nuk te meriton o Skenderbe. Shijoje dhe cik pleqerine se keto vitet e fundit te eshte transformuar mimika e fytyres ne ate te nje kukumjackeje te trembur! Mund te terhiqesh nga politika dhe te rrisesh domate ne Surrel si Toto Riina.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TR

                  Jo more Toni si te iki ky misionari nga politika, as ky e as Berisha se fatkeqesisht keta meritokemi. Fatkeqesisht-

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Ligji

                  Mund te na shpjegosh pse ke mbledh rreth vetes vetem njerez te korruptuar? Mund te na thuash se Beqoja kishte vlera per tu bere minister? Mund te na thuash se Ahmetaj, vec nje englishfoles duhej te hipte ne shkallen e dyte te qeverise pa asnje merite a zgjuaresi te spikatur? Mund te na thuash pse Doko "non grata" eshte miku yt personal? Mund te na shpjegosh pse Olsi yt la Ameriken kur ti i hipe kalit tamam sic bene dhe familjaret e qoftelargut para teje? Mund te na shpjegosh pse trashegimia familjare eshte nje semundje e rende e PS? Mund te na shpjegosh ndonje aftesi te vecante te Xhaxhkes (pervec kembeve te bukura) qe e bene te shetiste ministrite e ndryshme te kabinetit tend? Mund ta kuptosh pse shqiptaret jane te lodhur nge rrethi yt i korrupsionit edhe pse vertet nuk je vrases si krimineli Berisha e banda e tij? A nuk e kupton se nje Putin i ri eshte i pa gelltitshem per ne shqiptaret e te lejosh dike si Veliaj a ndokush tjeter qe nuk ka prepotencen tende te qeverise mbase dhe me mire se ju qeverine? A nuk u lodhe nga gjithe keto monstra qe te rrethojne pothuajse si servilet e byrose politike te meparshme te te servilosen e vertiten neper kembe per tere jeten? Dhe se fundi a e kupton se po persekuton mbi 30% te popullsise qe kane punuar e jane cfilitur nen tere rregjimet kriminale te shqiperise qe te pensionohen me minimumin e minimumit te minimumit te jeteses, pra i shtyn ata ne krahet e vdekjes pasi i keni shtrydhut ata per tere jeten e tyre? A lejohet kjo qe eshte kriminale per jeten e mbetur te tyre dhe a mundet qe ato topthet me "bonuse" qe hedh drejt tyre jane qesharake? Provoje te jetosh vetem nje jave me ato qe lartesia e juaj e quan pension dhe justifikohesh. Provoje.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Malo

                    Pergjigje profesionale der ne dhimbje te thelle shpirtiterore!!

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sefer Daja

                    Normal që ty o Ram, të duhet "Katrani" Sali!!! Ti e mban atë me oksigjen politik! Ty të duhet një Berish i " fortë" në budallallikun e tij!! Të duhet për të fshehur gjith vjedhjet dhe padrejtësitë që pushteti yt i bon shqiptarëve sot! Të duhet " kufoma" Berisha, për ta përdorur si " gogol" për të trembur shqiptarët duke i thën, se po nuk më votuat mua, ju pret " katrani" Berisha!!! E me kte justifikim, mbulon vjedhjet, paaftësitë e mafjozllikun që ka pushtuar administratën tënde!!! E mbi të gjitha, " harron" se ke 12 vite si kryeministër e pandërshkueshmërinë e ke kthyer në kult!!! Mjaft më me të vdekurin e pa-kallur( politiksht) Berisha!!! Ndreqi gjërat se pushteti yt ësht bërë më arrogant, më hajdut e më mafjoz se i para ardhësit tënd! E shkatrrove ëndrrën sociale të të majtëve shqiptar! Të atyre që për atë ëndërr të votuan në 2013!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Real

                      Askush nuk te ka bere ashtu sic thua. Nuk ka nevoje qe te te beje kush , sepse je nje perdorues prefekt, plus qe je nje hajn i peshtire.

                      Përgjigjjuni
                      1. /
                        /

                        Mjaft mor katran me boje dhe opinga te bardha. Ngele duke llapur qyfyre se nuk di te besh nje pune si kryeminister dhe merresh vetem me llafe boshe.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje