“Me kuç, maç e minj morën Tiranën” - Rama: Nuk do fitojnë dot po nuk e kuptuan se përse i mundim

9 Maj 2025, 21:32Politika TEMA
“Me kuç, maç e minj morën Tiranën” - Rama:

Në mitingun përmbyllës të PS, Edi Rama bëri një rezyme të rrugëtimit europian të Shqipërisë, që nga koha kur socialistët morën pushtetin.

Kreu i PS, kujtoi dhe humbjen e bashkisë së Tiranës, të cilën e cilësoi dhe poshtërimin e fundit përpara suksesit.

“Unë nuk besoj te rastësitë. Nuk ka rastësi që ne jemi këtu në ditën e evropës për të thënë fjalën e fundit të rrugëtimit dhe më pas për të shkuar me shumicën e shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të firmosur marrëveshjen për Shqipërinë evropiane. Kur ju më zgjodhët për t’iu udhëhequr 2 dekada më parë ajo majë ishte e paarritshme dhe ne ishim shembur. 

Rruga jonë nisi me disfatë, na kërkoi kohë e karakter dhe përballë fyerjeve më të rënda. Tirana u bë kështjella jonë duke e transformuar qytetin duke e përballur me injorancën. Çfarë nuk bën për të marrë Tiranën me kuç me maç e me minj. Ai rrëzim ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme të PS”, tha Rama. 

2 Komente

  1. C
    Cfurku

    Rufeja e shndrit vetë rrugën e vet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salaria heroike

      Sa here e shoh kete njeri dhe grimasat e fytyres se tij me vjen per te vjelle. Te mendosh qe dikur i kam dhene voten.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje