“Thonë se kam lindur me fat për kundërshtarët që kam, por…”- Rama: Ne nuk na mund dot askush

9 Maj 2025, 21:06Politika TEMA
“Thonë se kam lindur me fat për kundërshtarët që

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij, në mbyllje të fushatës elektorale.

"Ne nuk na ka mundur dhe nuk na mund dot askush përsa kohë të kemi me vete vizionin më modern, ambicion më të madhe, vendosmërinë më të madhe për ndryshim. Ne jemi bartësit e palëkundur të shpirtit eruopian të Shqipërisë. Përsa kohë jemi të tillë, nuk e ndal dot ngjitjen tonë me Shqipërinë në krah në BE.

Disa thonë se kam lindur me fat për kundërshtarët që kam se do kisha ikur me kohë, dosa thonë se ndryshimin epokal të Shqipërisë e ka sjellë koha, por ajo që as të parët as të dytët nuk duan ta kuptojnë është se koha sjell njerëzit dhe njerëzit bëjmë ndryshimin, për mirë ose për keq.

Nuk e ka sjellë koha ndryshimin që ne e kemi sjellë dhe do ta sjellim, duke e ulur Shqipërinë si zonjë te zotërove të shtëpisë së Europës së Bashkuar. Koha na ka sjellë ne dhe ne i kemi dhënë kohës zërin e nevojës shqiptare për dinjitet të pacenueshëm dhe identitet të pamohueshëm europian.

Ta mendosh sot Shqipërinë pa ne, në krye të punëve të saj të mëdha, dhe përpjekjen tonë për Shqipërinë europiane, është njësoj si ta mendosh Shqipërinë me flamurin me ngjyrë kënete, ta gjesh me shkëputjet e fillit të një plaku të pashpresë politikisht. Ti shohësh krahët e drejtësisë të brejtura nga minjtë e kënetës", tha ai.

5 Komente

  1. B
    Berati

    Partine bordello nuk e mund kush.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceceni maloqeri,,

      Berat,,,ik eeee pallosh,,malokqir,,,berati ti malok,,

      Përgjigjjuni
    2. S
      Skraparlliu

      Kesaj i thone t’ hipesh gomarit mbrapsh dhe te degjosh pordhet e veshgjatit. Lum si ne per kete njeri o hej!

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Votoni nr 2 Arlind Qorin qe do luftoje HAJDUTERINE sepse eshte vete i ndershem!

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cfurku

          Edi që je me "fat" je, se kur ke Çim Pekën që lindi budalla dhe zhvilloj me sukses cilësit e tij të lindura të avantazhon.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje