VIDEO: Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policë, Ilir Rrapaj mbërrin në Komisionin e Sterilizimit

11 Nëntor 2024, 09:30Politika TEMA
VIDEO: Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policë, Ilir Rrapaj

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit.

Rrapaj vjen nga ambientet e burgut me pranga në duar, i shoqëruar nga forcat policore ku do të dalë për pak minuta përpara komisionit.

Dëshmitarët qe do thirren sot ne komision:


Ora 9.30 - Ilir Rrapaj 
Ora 14.00 - Anila Denaj 
Ora 16.00 - Altin Fani 
Ora 18.00 - Umbro Staccini 
Ora 19.00 - Elisabetta Anzanello 
Ora 20.00 Giorgio Tardioli  

Arrestimi i Rrapajt

Biznesmeni Rrapaj ndodhej me pushime në Dhërmi kur dhe i janë vënë prangat pasi kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK lidhur me procedurat e koncesionit për sterilizimin e përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe

Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi. Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.

1 Komente

  1. t
    tetovari2

    Krejt në rregull që është në pranga më duar ashtu është rregulli!Kam një pyetje për SPAK,pse e njëjta nuk vlen për Saliun klorin?Tash ose ligji nuk është i njejtë për të gjithë ose SPAK nuk ka guxim të ua vë prangat!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje