“Me Trumpin i doli fjala, është një ndër më të mirët në Amerikë” - Rama komenton sondazhin e McLaughlin: Shifrat, shumë domethënëse

22 Prill 2025, 18:34Politika TEMA
“Me Trumpin i doli fjala, është një ndër më

Kryeministri Edi Rama komentoi sondazhin e McLaughlin & Associates, në bashkëpunim me Top Channel, i cili u transmetua një natë më parë në emisionin Top Story në Top Channel.

Ai e cilësoi CEO-n e McLaughlin & Associates, John McLaughlin si një ndër sondazhistët më të mirët në Amerikë.

Kryesocialisti i konsideroi shifrat e sondazhit shumë domethënëse.

“Jam çuar sot në mëngjes herët pa fjalë për shkak se mbrëmë pasi i mbaruam të gjitha dhe pasi i mbarova dhe ato ça kisha për të bërë vetë isha i interesuar të shikoja se në një nga kanalet televizive ishte njeriu i sondazheve të Donald Trumpit i cili është një ndër sondazhistët më të mirë të Amerikës. 

Për hir të së vërtetës ai në Amerikë këmbëngulte që opinioni publik anonte nga Trump ndërkohë që shumica dërrmuese këmbëngulte të kundërtën, në fund i doli fjala.

Isha kurioz të shikoja çfarë kishte nxjerrë ai si konkluzion nga anketimi i parë dhe duke qenë se unë nuk shoh TV kur është fjala për këto sallonet e berberhanet e natës që nga 2009 nuk i shoh, ndonjëherë shumë rrallë ishte hera e dytë pas shumë kohësh, futem në Youtube dhe i shikova me pjesë.

Hyra aty, kapa një pjesë që kishte marrë opinionet e publikut, kishte nxjerrë që 50% e shqiptarëve mendojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, ndërkohë që një pjesë tjetër 40 e ca mendon se po ecën në drejtimin e gabuar dhe të tjerët s’kishin mendim, gjysma ishin në idenë që vendi po ecën në drejtimin e duhur që është një gjë shumë domethënëse dhe për hir të së vërtetës në kohën e sotme është shumë e rrallë”, tha Rama.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Dridhe like, dridhe, je i sigurt sa edhe Sazani i Kristaqit....lol

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Dhe sondazhi i mbremshem tek ABC news me Sokol Ballen konfirmoi ne menyre absolute fitoren historike qe e pret gjigandin Edi Rama me 11 maj 2025 dhe merr mandatin e 4t kurse foltorja e vicidolit te Pal vates i shkofte prapa rrugacit politik te Korces , imazhit te foltores Ilir Vrenozit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje