“Thonë Rama ka mbaruar, nuk ka çfarë thotë më” - Kryeministri në Përmet: Pasaporta europiane është kapërcim historik, si mund të banalizohet?!

22 Prill 2025, 15:05Politika TEMA
“Thonë Rama ka mbaruar, nuk ka çfarë thotë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Përmet, teksa u takua me biznesmenë dhe operatorë turistikë të zonës.

Rama komentoi dhe retorikën e opozitës sipas tij, që thonë se nuk ka çfarë thotë më, pas 12 viteve në pushtet.

Kryeministri deklaron se pasaporta europiane nuk është diçka që mund të banalizohet.

"Nuk ka ça thotë Rama më se ka mbaruar. Ska ça thotë. Ne kemi çfarë themi. Dhe po të themi se çkemi bërë mund të rrimë 10 ditë. Kjo e pasaportës është diçka e jashtëzakonshme për shumë arsye. Po të parafytyrosh një gjë, ne mundësitë për të mbështetur i kemi rritur, tani rriten kërkesat për mbështetje se njerëzit shohin se po funksionon.

Përveç instrumentave që kemi krijuar, kur vjen puna te pasaporta kemi mbështetur bujqësinë, BE ne na ka dhënë në total gjithë këto vite, shumë më pak se 200 mln euro. Në momentin kur marrim pasaportën, si anëtare e BE, 300 milionë euro i merr në vit për të mbështetur fshatin, agro-përpunimin. Mbështetja që kemi pasur gjithë këto vite, 1 mld e diçka. Me anëtarësimin 1 mld diçka e merr çdo vit.

Është një kapërcim historik, epokal për Shqipërinë. Si mund të banalizohen këto gjëra dhe të thuhen se populli shqiptar është i sëmurë dhe nuk kupton? Çfarë të kuptojë populli shqiptar se duhet të kthehet prapa? Shyqyr që shqiptarët janë të rrahur me politikë dhe të japin ujë në bisht të lugës. Prandaj ata që dalin në moçal dhe çmendin dynjanë, nuk kanë asnjë ndikim te njerëzit. Sa i përket të ardhmes janë shumë optimist. Për mënyrën si ka marrë ekonomia", tha Rama. 

6 Komente

  1. E
    E drejta

    Po sikur ata qe erdhen nga bashkimi evropian na thane nga 2030 do kete zgjerim te BE Apo VL keta cyryk jane se mos marin vesh

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbjon Angoni -the boss

      E ka fjalen per pasporten Surrelopiane qe hyn pa vize ne Baldushk

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beni

      Te ka ngel vetem pasaporta o edo,Po ku ka shqipetar me i perzure te gjithe,Kryeministri me anti Kombetar i te gjith koherave,Do mbahesh mend vetem per vjedhjet dhe shpopullimin

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati I zhgenjyer

        Nuk dua te bej replike, por nuk kanë ikur vetem në kohen e Ramës, por edhe ne kohen e Salës kanë ikur me edhe mëshumë dhe kjo ikje nuk behet se nuk ka punë, se tokat po rrinë djerrënë vendin tonë, por njerëzit I tërheq emigrimi se kujtojnë se atje do fitojnë e do bejnë namin, me djerse nuk kursehet shumë, me punë te pista po dhe kjo e dyta eshte shumë tërheqëse, kuptojeni në ekonominë e tregut gjen punë ai qe eshte I zoti dhe punon

        Përgjigjjuni
      2. D
        Drita

        Kush t'a ka thënë nga lideret e BE qe do të dhurojnë ty 1 miliard euro falas çdo vit? Ata po shkurtojnë fondet për arsimin dhe shëndetësinë në vendet e tyre për te rritur shpenzimet ushtarake sepse do i kerkohet 5 përqind e PBB Përralla u tregon shqiptareve.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Likja

          @demokrati i zhgenjyer... Vetem Taulant Balla mund te jesh ti. Vidh, kurvero, lidhu me krimin, por nga krimi do e hash plumbin. Per cfare Europe flet ky cyryku? Ky qe akuzon te atin e te emen edhe djalin e tij. Ky kryehajdut qe nuk ka lene gje pa bere. Ky qe ndoqi rinine. Ky, qe bashke me ministren Krifca vodhi ndihmat e BE per bujqesine...dhe ka shperdoruar me shume se sa ato qe premton qe do marre. Shqiptare, ne BE nuk futemi as per 30 vjet. Lere pastaj pasaporten e BE... Votojeni Ramen per te keqen tuaj. Nje bythe qe pjerdh, ne mos do pjerdhe, do fende. Ai do vazhdoje ate qe po ben prej 12 vjetesh

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje