Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me transparencën për hetimet që po kryhen nga kjo strukturë kundër krimeve zgjedhore.
Me anë të një shkrese publike, SPAK ka bërë me dije se në total janë proceduar 18 çështje penale, 5 prej të cilave kanë nisur me iniciativë të vetë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
"Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj? Aa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhojë e denoncimeve/ kallëzimeve", thuhej në kërkesën e PD.
Në Janar, SPAK njoftoi ngritjen e Task Forcës si pjesë e planit të saj të masave në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 Maj. Forca përbëhet nga një strukturë qendrore dhe nga grupe hetimore të dedikuara në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore.
Task Forca do ketë një periudhë funksionimi deri në Maj 2025, kur dhe do zhvillohen zgjedhjet parlamentare.
Si komunikojnë, mu si byrazerë Saliu me SPAK-un. Ai ga ata na, nuk ia vonojnē transparencën.
I mbushin nga krimineli. Kan kaq vite që luajn me dosjet e kriminelit se s’kan byth ta denojn. Prandaj i thot SKAP.
Mor krimineli Non Grata ajo stafit i thoshte ne zyren e shtabit elektoral e jo ne TV e ne FB por ti je me hale se Adriana Kalaja