Çuçi takim të madh në Delvinë: PS me tre delvinjotë në këto zgjedhje. Ta shfrytëzojmë këtë moment historik

20 Prill 2025, 14:25Politika TEMA
Çuçi takim të madh në Delvinë: PS me tre

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të Delvinës. Bashkë me kandidatët për deputetë, Ardit Bido dhe Ina Majko, Çuçi kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 11 majit.

“Partia Socialiste vjen me një ekip për zgjedhjet e 11 majit me 3 delvinjotë. Unë rastisa që isha delvinjot, se unë vij si përfaqësues i Kryesisë së PS-së dhe përfaqësoj të gjithë qarkun, por fakti që origjina ime është Delvina, duhet të jetë në favor të Delvinës. Siç e tha Arditi ta shfrytëzojmë këtë gjë dhe unë pres të më “shfrytëzoni” në këtë gjë”, deklaroi Çuçi teksa vlerësoi kandidatët Bido e Majko.

Në vijim të fjalës së tij ai renditi 5 arsye përse duhet zgjedhur Partia Socialiste dhe numri 5 në këto zgjedhje. Çuçi tha se së pari është transformimi i Delvinës dhe Shqipërisë, së dyti janë projektet që duhen bërë në vazhdim, së treti është oferta përballë me Sali Berishën, së katërti është ekipi i kandidatëve të PS-së dhe lidershipi i Edi Ramës dhe se pesti është anëtarësimi në Bashkimin Europian

“Në 2030 Shqipëria do të behet vend anëtar i BE-së me të drejta të plota. Kjo nuk është më ëndërr, por një realitet. Këtë nuk e kemi thënë ne, nuk e ka thënë Edi Rama, por Brukseli. Në 2027 ne jemi gati të firmosim me Brukselin kontratën për t’u kualifikuar si vend për të qenë pjesë e familjes europiane. Pastaj tre vitet që mbeten janë proces politik për ratifikimin e marrëveshjes nga çdo vend anëtar. Kjo nuk është më ëndërr, prandaj ne kërkojmë votë masive nga shqiptarët në 11 maj”, deklaroi Çuçi.

Lini një Përgjigje