John McLaughlin, sondazhisti i presidentit Amerikan Donald Trump, i vetmi që parashikoi fitoren e këtij të fundit për Shtëpinë e Bardhë, publikoi dje në Top Channel sondazhin paraprak për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.
E në një kohë kur një mik shumë i mirë i tij, Chris Lacivita, është rreshtuar me fushatën e parties demokratike në Tiranë, sondazhi i McLaughlin nxorri fituese të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, partinë socialiste me 49.2%.
Po sipas sondazhit të tij, Edi Rama është kandidati më i preferuar për postin e kryeministrit me 50.5% të mbështetjes nga qytetarët. Kryeministri Edi Rama kryeson gjithashtu listën si lideri më i pëlqyer me 53.3%, ndërkohë që figura të tjera politike rezultojnë me pëlqyeshmëri më të ulët.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Channel, Mclaughlin theksoi se "në thelb votuesit votojnë për kandidatin", dhe në rastin shqiptar “kemi të bëjmë me dy kryesorë që janë, Rama-Berisha, e kur përballen me këto opsione njerëzit kanë zgjedhur më shumë zotin Rama”.
John McLaughlin është vlerësuar publikisht nga vetë presidenti Donald Trump si “një mendje brilante strategjike”.
Po he pra se me beri pershtypje ky sondazh. Si ka mundesi kaq shume PD? Kaq shume te degraduar menderisht paska ky vend? Qenka sondazhisti i Trump prandaj. Plus Grida Suma e stershkerdhyera sa me Santon sa me Salianj burgaxhiun edhe dalin llogarite.
70 % fiton ps jo 50 mor derdimend jo se eshte edi rama bure I mire por populli urren malokun ne.kulm kaq e thjesht .
Sikur ishte Latifi .....!?...