“Kur e ke pasur vizitën e fundit në SHBA?” - Rama replika me qytetarët: Ore u hoq ajo non grata apo jo?

22 Prill 2025, 09:07Politika TEMA
“Kur e ke pasur vizitën e fundit në SHBA?” - Rama replika

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”, teksa e pyetën se kur ka udhëtuar për herë të fundit në SHBA.

Rama deklaroi se vizitën e fundit e ka pasur kur shkoi në Amerikë për punë, ndërsa ironizoi Berishën duke u shprehur “Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion”.

“Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet non grata, tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë të shkoj, çfarë problemi ke? Si e ke ti hallin? 

Të kanë thënë që nuk shkoj unë dot në USA? Kush ta ka thënë, non grata? Se hoqi dorë Edi Rama nuk e përmend më non grata. Se përmendni më, se s’kam pasur arsye dhe s’po bëj sot këtë. 

Ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion? 

Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet non grata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika. 

Nuk kanë rëndësi këto dhe ato që thuhen lart e poshtë, muhabete lagjesh, nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje.

Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri, kur do të besojë njeriu budallëkun, s’ke fare çfarë i bën”, tha Rama.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Pse ka frike te shkoje ne Amerike Edi Rama, shumica e shqiptareve aty iken se "ra" komunizmi!lol.Pastaj, nga Kukesi ska radhe dhe vonesa per ti hypur avionit.....lol = Rama sidoqofte ka nje sekret te vogel sa ishulli i Sazanit.......lol

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      E cna bere ore Goni i fbi-se. Ta pame sherrin me shume sec e mendonim.

      Përgjigjjuni
      1. '
        ''''

        Heret a vone do udhetosh me kominoshe ngjyre portokalli per ne Amerike o cyryk mavi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje