Kryeministri Edi Rama, nga takimi në Durrës, është shprehur se mandati i katërt i nevojitet për të vazhduar procesin e negociatave me BE-në.
Rama tha se procesi nuk mund të lihet në dorën e opozitës, duke thënë “imagjinoni këto procese të kalojnë nga këneta. Nuk na del llogaria e ditëve të merremi me këneta.”
"Ne na duhet diçka më shumë. Jo për mua, por për të pasur një vazhdimësi në negociata dhe për të mos u ndërprerë asnjë sekond. Negociata janë diskutime dhe dakordësi dhe kur bie dakordësia për të bërë gjëra, duhet të kalojë në proces. Kalon në qeveri, parlament, kërkohen vota.
Imagjinoni këto procese të kalojnë nga këneta. Nuk na del llogaria e ditëve të merremi me këneta. Të imagjinosh veten pa pritur dhe pa kujtuar, pasi ua përmbysëm imazhin për Shqipërinë, ua bëmë Shqipërinë një vend të vlerësuar, pasi troç iu mësuam se nuk nga shohin nga lart poshtë, nëse jemi ballë për ballë do na shohin me respekt. Pasi ua kemi mësuar këto, ata të marrin vesh që do flasin me bufin, që në çdo takim fiket llamba tre herë.
Më 16 maj në Tiranë te Sheshi Skënderbej do të vijë gjithë Europa. Jo vetëm BE, por do shkulem në gjithë, nga Lodra në Ankara. Të gjitha ata që janë anëtarë të KiE, do vijnë të gjithë te Skënderbeu, te profeti i historisë shqiptare", tha ai.
Ik ore pirdhu.
Rrofte Aleanca Rama -Berisha, 2025!
Mua me duhet mandati per te ndertuar edhe 5 inceneratore si ai i Tiranes. Do thoni ju se edhe pse kane fluturuar 150 milion euro ne drejtim te paditur nuk ka asne tulle, po kaq e keni koken ju si qyryk si jeni. Jo kushdo i sheh inceneratoret. Duhet te jesh i gjate 2m dhe me vizion europian qe ti shofesh. Ju ndoshta nuk me besoni as per pashaporten e vitit 2030, por c;t'ju them ju qorrave qe nuk shikoni ate alamet inceneratori 150 milion eurosh qe e kemi ndertuar me taksat tuaja e ju dashkeni te shikoni edhe pasaporten. Se fundi edhe nuk keni faj, se ky mandat eshte per 4 vjet deri me 2029, por une po e shtyj pak per 2030 se po tua premtoj deri me 2029 ju te paditurit edhe mund te thoni ku eshte pasaporta.Po mbi te gjitha mos e jepni voten per ate bufin se vertet u rrit pensionin, vendos minimumin jetik, ul taksat, rrit mireqenien , por si buf qe eshte nuk ka afesine te ndertoje inceneratore te padukshem si une dhe qeveria ime.
Shume modest je kryeminister! Pse kater e jo pese e gjashte mandate?