"Pive kafe me Edin, Lulo?" - Basha i përgjigjet komentuesit: Pinë vetëm ata që marrin kulla nga Rama!

21 Prill 2025, 16:20Politika TEMA
"Pive kafe me Edin, Lulo?" - Basha i përgjigjet komentuesit:

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një komunikim live me ndjekësit në Facebook, ku iu përgjigj komentuesve.

Një nga qytetarët e pyet me ironi nëse kishte pirë kafe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa Basha iu përgjigj duke thënë se kafen e pinë ata që marrin kulla nga Rama.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Pive kafe me Edin, Lulo? Ai po të jep një rrogë të mirë, veç për të bërë pak lojëra?

Lulzim Basha: O Jonuz, ti e di fare mirë se kush pi kafe me Edi Ramën kafen e pinë ata që marrin kulla nga Edi Rama. Ku ke qenë ti këto kohë? Nuk e ke marrë vesh? I kemi çuar në SPAK, se si bashkohen bashkë për kullat, se si bashkuan votat për të liruar të korruptuarit. Ta hoqën ty të drejtën për të zgjedhur deputetët që doje, sepse i bënë me lista të mbyllura. Fare mirë e di ti, Jonuz, jo kafe, por gjakun ua pi Trekëndëshi i Bermudës me në krye Edi Ramën.

Sa më do mua Edi Rama, e mori vesh gjithë bota, kur u kap me presh në duar duke paguar për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal. Siç e kapi media amerikane dhe pastaj e konfirmoi gjykata amerikane, që e dënoi me burg — vetëm e vetëm për të më bërë gropën mua. Gropë në të cilën ra vetë brenda. E kanë marrë vesh të gjithë, prandaj thirri mendjes, dhe ndëshkoji me votë ata që, bashkë me kafen, ta pinë edhe gjakun – bashkë me Edi Ramën.

Ndërsa vota për mua dhe Koalicionin Euroatlantik është vota që edhe ata që i ka marrë malli për Edi Ramën te 7x7=313, të mos i marrë më malli – por të jenë të gjithë bashkë atje ku e meritojnë: para ligjit dhe para SPAK-ut.

Basha, iu përgjigj një komentuesi që e pyeti për hetimet mbi rrugën Durrës-Kukës.Ai theksoi se drejtësia nuk ka gjetur kurrë prova për ndonjë abuzim nga ana e tij, pavarësisht sulmeve politike ndër vite. 

Qytetari: Po ti Luli, i mbylle hesapet me drejtësinë për rrugën Durrës-Kukës?

Lulzim Basha: Astrit, e kam thënë dhe po ta përsëris, rruga Durrës-Kukës, është krenaria e jetës time. Ta dija se me gjithë luftën dhe baltën që bënë, aty do ta mbyllja jetën time politike, prap do të isha shumë I lumtur për atë vepër shekullore, për atë amanet brezash që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe që është kthyer në një arterie gjigande për ekonominë shqiptare. Ata që u përpoqën ta bëjnë pis, dhe që u përpoqën të hapin një çështje inekzistente kundër meje, e morën përgjigjen pikërisht nga drejtësia: Nuk kishte asnjë akuzë që Prokuroria mund të formulonte dhe gjykata ta gjykonte.

Por kam pasur mor Astrit 15 vite kohë, 12 vite kohë që ka pushtetin me akuza e me propagandë e me trushplarje ta çonte prap në Prokurori në qoftë se do kishte një fakt të vetëm në abuzim nga ana ime në rrugën e Kombit. Po nuk e gjejnë dot mor Astrit. Se kata i masin gjërat me kutin e vet, për këta është e paimagjinueshme që të bësh një vepër të tillë madhore pa vjedh. Ndërsa për mua rruga e Kombit mbetet krenaria e jetës time. Ndaj për t’i dhënë një përgjigje një herë e mirë kësaj pune, bashkohu dhe ti me Koalicionin Euroatlantik të bëjmë vettingun e politikanëve, ta fillojmë nga unë Astrit. Të bëhet kontrolli pasurisë time, i familjes time, i rrethit shoqëror, i lidhjeve të papërshtatshme, por ama të 140 deputetët, I gjithë kabineti qeveritar, gjithë drejtuesit të lartë të shtetit, vit për vit veting politikanëve njësoj siç ia bëmë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kam një vit e gjysmë që e kamçuar këtë projektligj në Parlamentin e Shqipërisë dhe nuk e sjellin as në rend dite, o Astrit. Se kanë frikë, as nuk u shkon në mendje ta miratojnë se e kanë mizën nën kësulë. Dhe e dyta, kur të vij momenti I votimit, kuptohet që ata që votojnë kundër, e që flasin kundër korrupsionit në fakt janë më të korruptuarit. Kështu që unë flas me vepra Astrit, krenar për rrugën e Kombit, pro vetingut të politikanëve, pro kontrollit të pasurisë së politikanëve, pro SPAK-ut. Se lekët nuk mund të jenë edhe në xhepat e tu edhe në xhepat e shokëve tek 313-ta.  Kështu që voto Koalicionin Euroatlantik t’i japim më shumë fuqi SPAK-ut dhe paret të jenë në xhepat e tu dhe të shokëve të tu e të familjes tënde.

 

9 Komente

  1. s
    semi

    Dmth ti, se ti dhe kunati keni dy kate te nje kulle...harrove heqjen e trarit te rruges dhe peshqeshin e nje vile?!Ti qelbesire e korruptuar qe nen "misterin " e nje rroge te madhe ne Kosove ke "justifikuar " nje jete ne ekstrenm luksoze te familjes tende...shtepi (disa ) ne Tirane, kulla, sahate te shtrenjte dhe servise pjatash qe Elon Musk do i konst=ideronte te shtrenjtadhe moralisht te pajustifikuara... toi duhessh heq zcvarre jo lene ne harrese sic te ka lene Shqiperia.

    Përgjigjjuni
    1. c
      c

      Bashkohu me koalicionin inkzistent si shtojce e Rames.

      Përgjigjjuni
      1. Buçi ha mish derri.

        Lulo me nje kusht qe te rikthesh para e vjedhura tek rruga e kombit,se dyti parate qe bere ate kullen ne mes te detit ne Vlore dhe ti tregosh Azganit te Haklajve trekendeshin e Bermudes ti ,Sala dhe kush eshte tjeter qe shuat nje fis te tere ne Tropoje.Keshtu qe 7x7 nuk bejne 312 por Mandati 4 . Hajd pra se shifna ne 2029 ,besoj se do jesh bo burr ma i pjekun.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjimnazisti

          Je i pabesyeshem! Kam nej eksperience me ty. Ti qe,premton kthimin e pronave,po te them dhe te be thirje te ballafaqohemi balle per balle se si nje prone tonen prej 25 mije meter katror dhe ti tentove ta kthesh ne shteterore. Aty ne dokumentin per ta kthyer ne shteterore eshte firma tende dhe saliut. U deshen pasa kesaj 5 vjet gjygjeve derisa fituam duke fituar te gjitha shkallet e gjyqesorit dhe te marrim certifikaten perkatese. Prandaj mos u hiq i ndershem . Je genjeshtar tipi!

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesia

            Sado te broçkollisesh ti o Lul faqe berxolla,nukbilon dot krimet,hajdutlliqet dhe prapaskenat kunder kosovareve dhe liderve te tyre! Je krenar per rrugen se vodhe 230 mije euro dhe ju shmange drejtesise me raport mjeksor duke mos u paraqitur? Apo do te mbulosh anen tende te leshkos ne matematike duke bere gjoja sikur e di qe 7 x 7 bejne 313,do te pelqente te shkoj Edi,por ti do perfundosh atje,sa x ceshtjen e Mac gonigal eshte nje sajese e jotja dhe kujton se po e ha njeri,te ishte e vertet,nuk te fal amerikani jo! Yyyy sa akuza ke ti o Lul,qe ben dhe te fortin,por je nje mut,se financimet e Rusit do zgjidhen shpejt,ti kujton se jane mbyllur,dardha e ka bishtin prapa,mbas fitores Edit do e shohesh se si do e hedhi vallen SPAK,se cdo gje do shkoj me ligjet drejt BE! Do kontrollohet dhe kontrollori,ska me bjeri majtas,shpata do bjeri aty ku duhet,tek ty per shembull,qe i ke kaluar krimet me raport mjeksor dhe drejtesi te plepave! Ajde tung Lul suma!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labi

              Shikojeni ket pallen,ashtu si ka emrin eshte,lul,e di mire luli cdo te thote Hollandisht lul,kot nuk thone dhe budalla fytyren si njeri e ka.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sgorot

                A noste kêe ; Lul , shtatë penxheretë për shtatë palë qejfe , sa do bëjnë , një , në moshën tënde .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sgorot

                  A noste kêe ; Lul , shtatë penxheretë për shtatë palë qejfe , sa do bëjnë , një , në moshën tënde .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shigjetari

                    Lulin e ka stervitur Argita e Salës , për të shmangur dënimin për pislliqet financiare të bëra në rrugën e kombit , me procedura . Të njëjtën gjë , strategia e mashtrimit po e bën edhe për babin e saj lugat si dhe burrin , me zë femre . Prandaj Luli kapardiset me rrugën e kombit , duke e mohuar baterdinë që ka bere me shpezimet e këtij investimi . Po tashmë nuk është Sala në pushtet që ta mbrojë , nqse bën vaki që të hapen përsëri ato letra .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje