Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, duke e cilësuar si një udhëheqës shpirtëror dhe simbol të dashurisë, paqes dhe përkushtimit.
Basha ka ndarë momentin kur është takuar me Papën kur vizitoi Shqipërinë në shtator të vitit 2014, kohë kur drejtonte bashkinë e Tiranës, ku edhe i dha titullin e Qytetarit të Nderit të kryeqytetit.
Postimi i Bashës:
Lamtumirë Papa Françesku!
Me dhimbje të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, një udhëheqës shpirtëror i përulur, simbol i dashurisë, paqes dhe përkushtimit ndaj më të varfërve.
Papa Françesku ishte një zë i fuqishëm për kujdesin ndaj të harruarve dhe të braktisurve, një dritë shprese për të gjithë njerëzimin. Me thjeshtësinë e tij, ai frymëzoi miliona besimtarë dhe jo vetëm, duke predikuar vlera universale të mëshirës, faljes dhe bashkëjetesës mes popujve.
Një vend të posaçëm pati në zemrën e tij Shqipëria dhe shqiptarët, që do ta kujtojnë gjithmonë me mirënjohje vizitën e tij historike më 21 shtator 2014, kur u bëmë vendi i parë evropian që ai vizitoi si Papë. Ka qenë privilegj për mua t’i jepja Atit të Shenjtë titullin e Qytetarit të Nderit të Kryeqytetit tonë në atë vizitë historike.
Në këto momente të dhimbshme, bashkohemi në lutje me besimtarët anembanë botës dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë atyre që e nderuan dhe e deshën.
Pusho në paqe, At i Shenjtë! Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë!
Ajo qe thote ky gomari ka qene nje aksident qe ti u ndodhe ne ate pozicion sepse te emereroj Sali mortja ne ate detyre , po do te shohim se sa i afte je te fitosh vete me ca megelomane qe te shohin vetem nga ngjyra e flokeve . Luli kryetar i Tiranes vetem ti e ata hajvanet njethundrake te kriminelit Sali e hane qe ti fitove kur e pa tere bota lajf ne tv se si vidheshin votat sy per sy ne tv .
Filluan ne Shqiperi -doni me per Belulin -
Papa e ka bekuar kete debilin te vjedhi ne rugen e kombit????!