FOTO LAJM: Berisha mbledh vetëm një grusht militantësh para SPAK

21 Prill 2025, 09:54Politika TEMA
FOTO LAJM: Berisha mbledh vetëm një grusht militantësh para SPAK

Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” që është vendosur ndaj tij për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. 

Si gjithmonë, Berisha mori me vete një grusht militantësh për ta mbështetur para SPAK, por numri i tyre ishte shumë i vogël.

Siç duket nga pamjet me dron, pjesëmarrja e militantëve të Berishës para SPAK është shumë e ulët.

Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi po hetohet në arrest shtëpie , i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh. Pas shumë taktikave zvarritjesh prej 6 muajsh, më datë 23 prill GJKKO pritet që më në fund të vendosë nëse do e kalojë për gjykim dosjen e aferës Partizani.

3 Komente

  1. L
    Luani

    O spak ndaje, behu trim njehere

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bufi dhe Latifi

      Per çfare e shoqerojne Bufin ? ka frike nga polici.......

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Po qypi me mut i foltores se vicidolit, prifti pastor pa veladon , Dorjan telit barkderri me mjekrren gjithe morra a ishte sot para SPAK ut? Me siguri ka qene se ky mbajti poshte tyrbes se katit te 8 para 8 muajsh fjalimin me te turpshem, ne historine e servilizmit ndaj Shefit .Fjalimi i tij ishte nje puthakembe deri ne perulje ekstreme- amon o shef me fut ne liste per deputet o te hengsha m...n. Nga ai moment ai eshte njeriu me i peshtire ne Tirane sepse eshte simbol i servilit mjeran.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje