
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka zbërthyer me tone kritike veprimet e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “njeri jashtë kohe dhe hapësire të politikës ndërkombëtare aktuale”, që kërkon të mashtrojë opinionin publik shqiptar përmes farsave të sajuara me figura të dyshimta nga jashtë. “Pamë një njeri jashtë kohës dhe hapësirës së politikës aktuale ndërkombëtare që Saliu na i paraqiti si të dërguarin e Amerikës,” shkruan Ngjela. “Të gjithë u tallën dje me të, po Saliu kërkon të gënjejë përkrahësit e tij pesimistë që t’u thotë se presidenti Trump është me Saliun.” Ngjela nuk ndalet me kaq. Ai e sheh këtë veprim si pjesë të një komedie politike, ku “paaftësia e një politikani që lufton për pushtet në vendin e tij” e çon shoqërinë në një qesharake kolektive. Pikërisht këtë e quan ai: “një komedi ku qesh e gjithë shoqëria.”
Në thelb të kësaj kritike qëndron pretendimi i fortë i Ngjelës se Sali Berisha, përmes këtij “emisioni të rremë amerikan”, kërkon të shmangë realitetin e statusit të tij si “non grata” nga SHBA, një vulë që, sipas Ngjelës, nuk ka për t’u hequr kurrë. “Por shqiptarët e dinë që Saliu është ‘non-grata’ në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atëherë? Asgjë. Po -non-grata’, a do t’i hiqet, siç thonë përkrahësit e tij? Jo, nuk ka mundësi.” Duke u thelluar në retrospektivën e marrëdhënieve të Berishës me elementë të diskutueshëm ndërkombëtarë, Ngjela kujton një ngjarje alarmante: “E dini ju që para disa vitesh, Saliu na solli këtu numrin dy të Al Kaedës, para sesa atë ta vrisnin?”, tha ai. Ai e përmbyll këtë pjesë me një gjuhë të fortë simbolike: “Sigurisht në një tragjikomedi që po luhet për çdo ditë. Asgjë më shumë”, tha Ngjela.
Nga komedia politike, te thirrja historike për bashkimin kombëtar
Në vijim të analizës së tij, Ngjela ndërlidh krizën politike me një proces më të gjerë historik: bashkimin etnik të shqiptarëve. Ai flet për një thirrje që vjen nga vetë historia, në një kohë kur kombi shqiptar ndodhet i shpërndarë në disa shtete, por me një potencial të fuqishëm për t’u bashkuar në një federatë moderne shqiptare. “Vjen një kohë në historinë e një kombi të copëtuar territorialisht, në tre apo katër shtete të tjera, kur historia, pasi e ka forcuar këtë komb, e thërret atë për bashkimin e tij kombëtar”, shprehet Ngjela.
Ai rendit përbërjen gjeografike dhe demografike të kësaj shqiptarie të madhe: 3 milionë në Shqipëri. 2 milionë në Kosovë. 1.5 milionë në Maqedoninë e Veriut. Mbi 2 milionë në Epirin e Jugut dhe Çamëri. Më shumë se 4 milionë në Turqi. Sipas tij, ky bashkim etnik nuk është më një ëndërr romantike, por një zhvillim i pashmangshëm dhe i favorshëm edhe për interesat ndërkombëtare: “Kjo popullsi shqiptare, prej nëntë milionë banorësh, është një interes i madh i politikës së Bashkimit Evropian… por, edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” Ngjela bën thirrje që politika shqiptare, në të gjitha trevat, ta kuptojë këtë moment historik dhe ta pranojë sfidën. Por ai vëren me zhgënjim se qeveritë aktuale ende nuk janë gati ta përqafojnë këtë kauzë. Në fund të analizës së tij, Ngjela i kthehet historisë antike dhe krenarisë arbërore, si një busull për të ardhmen.
Ai i bën apel politikës amerikane që të thellojë njohuritë mbi historinë e shqiptarëve për të kuptuar rëndësinë strategjike të këtij kombi: “Për të kuptuar mirë se çfarë përfaqësojnë shqiptarët, politika amerikane duhet të studiojë deri në themel historinë e Ilirisë, Arbërisë, Epirit dhe historinë e lavdishme të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.” Ai përmend me qëllim figura të mëdha: Teutën, Aleksandrin e Madh, e deri te Napoleon Bonaparti, për të treguar se kjo nuk është thjesht një histori krenarie, por një linjë e ndërprerë fuqie politike që kërkon të rikthehet në skenën ndërkombëtare. “Kjo është arsyeja e historisë politike dhe e rëndësisë ndërkombëtare të Arbërisë, e cila duhet të dalë sot në skenën dhe në pahun aktual të historisë. Dhe sigurisht që do të dale”, shprehet Ngjela.
Marre nga kenga: Marshi illiro- shqiptar-ilir// Iliri dikur qesh/ Albani me reduktuan/ Arberi u ngrita ndesh/ Shqiperi gati me shuan// Nder i l'art per ata burra/ Qe i shkrine ne histori/ Sllavet nder shekuj frenuan/ Qe te thirrim sot Shqiperi// Nt'madhen Shkoder kur mu turren/ Frymen e fundit me ma zane/ Lidhjen dote nuk e perkulen/ Se pata ESAT Pashane// Dheu i lehte per turqit trimat// Qe vdiqen me burreri/ Nana Shqipe s'do i harroi/ Mbaje n'Altar ne perjetsi.// Vazhdon
I ziu Sali, i shkuan bosh milionat e dollareve te LaCiviten e Manafortit burgaxhi. Vetem kapalja i mbeti tani Sali zullapit.
Akili eshte cun fantastik, intelektual, dhe vjen nga nje familje e mrekullueshme. Eshte rritur me shune dashuri dhe edukate per njerezit. Une Saliun nuk e ddua, por Akili eshte ndryshimi i vertet qe duam te shikojme. Pavarsisht nga ç'krah vijne, politikave te kalibrit te Akilit duhet patjeter tu hapet krahu d ti lejojm te vazhdojne rrugen. Paloka, parazit qe ka ngrene qyl 30 vite ne PD. Per cfare shquhet Paloka ne keto 30 vite??? Nje burokrat qe ha buken kot be PD, ne parlament.
Akili eshte cun fantastik, intelektual, dhe vjen nga nje familje e mrekullueshme. Eshte rritur me shune dashuri dhe edukate per njerezit. Une Saliun nuk e ddua, por Akili eshte ndryshimi i vertet qe duam te shikojme. Pavarsisht nga ç'krah vijne, politikave te kalibrit te Akilit duhet patjeter tu hapet krahu d ti lejojm te vazhdojne rrugen. Paloka, parazit qe ka ngrene qyl 30 vite ne PD. Per cfare shquhet Paloka ne keto 30 vite??? Nje burokrat qe ha buken kot be PD, ne parlament.