Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shkoi sot në Katedralen e Shën Palit për të uruar festën e Pashkës, nga ku përcolli një mesazh urimi për të gjithë besimtarët e krishterë.
Spiropali u shpreh se Pashka është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët, pasi kemi traditën që festat t’i ndajmë të gjithë bashkë, si dhe theksoi se politika përtej ndasive të vjetra, duhet të japë mesazhe shprese.
“Ne kemi traditën e bukur që festat i ndajmë bashkë, të gjithë bëhemi bashkë për më shumë mesazhe shprese.
Pashka është e bekuar, sepse simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, e dritës mbi errësirën e dashurisë mbi urrejtjen.
Është një mesazh për të gjitha ata që duan të gjejnë tek kjo ditë forcën për të vazhduar përpara me më shumë mund, më shumë punë e dashuri për njëri-tjetrin.
Por mbi të gjitha është një mesazh shprese për të pamundurit, ata që Jezusi i donte më shumë. Për fëmijët, për të moshuarit, për të varfrit, të izoluarit, për ata që duan të gjejnë tek kjo ditë e bukur shpresën për më mirë.
Është edhe një mesazh për politikën që të shkojë përtej ndasive të vjetra, përtej mesazheve që helmojnë dhe përçajnë dhe për të dhënë mesazhe shpresë. Vërtet kemi mendime të ndryshme, por duhet të punojmë më shumë për njerëzit dhe duhet të japim mesazhe që njerëzit i afrojnë me njëri-tjetrin”, u shpreh Spiropali.
Sa e tmerrshme te shikosh aventura Psiho-Pathesh (Te demtuarit shpirterisht greqisht) si katoliket qe futen hundet ne Kishen Ruse dhe e ndane ate ne te Ukrahines dhe te Rusise! Krishterimi barbare po mban akoma Evropen e Politizmoit (Culture "shqip ") Greke te Lashte nga tradita e Saj ne shekullin e 4-rt A.D dhe deri ne ditet tona. Ironia eshte se kur u nda ne 1054A.D ne Orthodhokse dhe Katolike keta bastarde futin hundet ne Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis! Si mund te jesh Katolike i Vatikanit dhe me Pirron qe luftoi per te cliruar Magna Grecian qe njihet ne historine boterore si Lufta e Pirros? Ne 1918-en ishin 2% renegatet e Vatikanit. Ne 2024 kane ankesa se Regjistrimet nuk u bene te rregullta. Nuk u ngopet me Erresiren?
ik o jevgjit mos perdor emra kryetaresh shteti duke folur budalliqe lart e poshte se te ngaterrohen edhe etapat e historise duket qe je i bere rrumull nen hijen e ndonje mani te mbjelle kushedi ne cilen bujtine ik me te mire se te gjen Erdogani dhe te merr me pahir ne anadoll te degdis ne shpellat e qoftelargut deri ne te sosur te jetes ne vetmi dhe i harruar me keq se bektashiun ali