Krimet zgjedhore, SPAK: Kemi nisur hetimet për 16 çështje penale

20 Prill 2025, 12:45Politika TEMA
Krimet zgjedhore, SPAK: Kemi nisur hetimet për 16 çështje

SPAK po heton 16 çështje penale për zgjedhjet e 11 majit, 4 prej tyre të nisura me iniciativë të prokurorëve.

Për Euronews Albania, Prokuroria e Posaçme bën me dije se janë pranuar gjithashtu 19 kallëzime nga qytetarët përmes platformës “Denonco krimin zgjedhor”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur 16 procedime penale që lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një përgjigje zyrtare për Euronews Albania, SPAK konfirmon se nga të gjitha materialet kallëzuese të dorëzuara pranë saj, janë regjistruar gjithsej 16 çështje penale, të lidhura me procesin zgjedhor.

Nga këto, 4 procedime janë regjistruar kryesisht, me nismë të vetë prokurorëve. Kjo tregon se SPAK ka qenë i vëmendshëm edhe ndaj deklaratave publike, shkrimeve mediatike, si dhe informacioneve nga burime të hapura.

Në lidhje me denoncimet online, në platformën zyrtare “Denonco krimin zgjedhor” të SPAK janë depozituar deri tani 19 kallëzime nga qytetarët.

Asnjë prej këtyre denoncimeve nuk është kthyer në procedim penal nga SPAK, por ato janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ose janë dërguar për verifikime të mëtejshme në Policinë e Shtetit.

SPAK është kompetent për një listë të kufizuar veprash penale që lidhen me zgjedhjet, si korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, ose kur vepra penale është kryer nga zyrtarë të lartë, apo në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

4 Komente

  1. D
    Demokrati

    O ju te SPAK pse mbureni guke thene po hetojme nga kallzimet per voten e blere e shitur , ajo Adriana Kalaja doli hapur e the per blerje vote , e ju zagaret e familjes Non Grata mereni me fukarenjte , pse nuk e arestoni kete buçe çfare prisni , apo nuk ju a mban bytha , eshte me vend ajo etikimi per ju nga Non Grata , nuk eshte SPAK por SKAP

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpresa

      Kryeagjenti i Ballkanit Sali Vuk Karaxhich ia ka vene ferren SKAP-it.

      Përgjigjjuni
      1. @
        @.

        Haha keta te Skapit jan ber si ajo gruaja që trembte femijen me gogolin që te hante ushqimin. Po nuk mbaron me kaq. Nje dit e detyroj burrin e vet per te ber gogolin mbas dere. Dhe kur femija hengri krejt ushqimin nena e lumtur tha « na ha mutin o gogol » Karaxhiçi ia nxori bojen Skapit

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bummm.bumbum

          Pse nuk këkoni transparenc për lekët e hedhura në fushat? Nga e kan burim ato miliona ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje