Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos: Një valë e re zgjerimi në BE deri në vitin 2030 është “realiste”

19 Prill 2025, 19:30Politika European Newsroom (enr)

 

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos: Një valë e re

 

 

 

European Newsroom (enr)

 

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, e konsideron “realiste” një valë të re zgjerimi deri në vitin 2030, me Ukrainën, Moldavinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi në krye të listës. Por ajo paralajmëron se përparimi varet nga meritat dhe angazhimi i vendeve kandidate për të zbatuar reformat e kërkuara.
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se një valë e re e zgjerimit të BE-së deri në vitin 2030 përbën një “perspektivë shumë realiste”, jo vetëm për vende si Shqipëria dhe Mali i Zi – të cilat aktualisht konsiderohen si më të avancuarat në procesin e anëtarësimit – por edhe për Moldavinë dhe Ukrainën.
Në një intervistë për European Newsroom (enr), të publikuar të mërkurën, Kos u tha se shpreson që Moldavia dhe Ukraina të mund të hapin grupin e parë të kapitujve negociues gjatë presidencës polake të Këshillit të BE-së, e cila zgjat deri në fund të qershorit 2025.
Ajo u shpreh gjithashtu optimiste për zgjidhjen e bllokadës së Hungarisë ndaj anëtarësimit të Ukrainës, për shkak të trajtimit të pakicës hungareze në atë vend.
Ndërkohë që Ukraina dhe Moldavia po ecin me hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dekada që presin.
Maqedonia e Veriut ishte një nga shtetet e para të ish-Jugosllavisë që nisi rrugëtimin drejt integrimit evropian, por për shkak të problemeve të brendshme dhe sidomos bllokadave nga shtete fqinje anëtare, ajo ende ndodhet në fazat fillestare.
Qeveria e këtij vendi kërkon garanci që nuk do të ketë më bllokada për shkak të çështjeve dypalëshe. Kos tha se e kupton zhgënjimin, por nuk dha garanci të tilla.
Ndërkaq , Kos theksoi se negociatat me Malin e Zi mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026, ndërsa Shqipëria synon t’i mbyllë deri në vitin 2027.
BE-ja mbetet e angazhuar edhe ndaj Bosnjë e Hercegovinës, por zyrtarët evropianë po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësime për bllokadat politike të brendshme që po pengojnë reformat dhe po rrezikojnë të ardhmen evropiane të vendit.
“Do të isha ndoshta njeriu më i lumtur në botë kur të mund të fillojmë negociatat me Bosnjën. Ata e meritojnë me të vërtetë, populli i Bosnjës e meriton këtë”, tha Kos, duke shtuar se është thelbësore që autoritetet vendore të marrin përgjegjësi.
Kos i bëri gjithashtu thirrje qeverisë së re të Serbisë që të jetë “pro-evropiane dhe pro-reformave” për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit. Ajo njoftoi se planifikon të vizitojë Beogradin në fund të prillit.
Anëtarësimi në BE mbetet i bazuar në meritë
E pyetur nëse është e mundur të sigurohet një qasje e balancuar në politikën e zgjerimit midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve si Ukraina e Moldavia, Kos theksoi se ky është mbi të gjitha një proces “i bazuar në meritë”.
Ajo theksoi se asnjë vend nuk do të mbetet pas. “Ne jemi tërësisht të përkushtuar për t’i sjellë ata në Bashkimin Evropian. Por sigurisht, do të qëndrojmë te meritat.”
Çdo hap në procesin e zgjerimit kërkon konsensusin e të gjitha shteteve anëtare, dhe për secilin vend kandidat duhen 150 vendime të miratuara njëzëri.
Sipas Kos, aktualisht 14 shtete anëtare janë në favor të heqjes së rregullit të konsensusit dhe kalimit në vendimmarrje me shumicë të cilësuar, por problemi është se edhe ky ndryshim kërkon konsensusin e shteteve anëtare.
“Do të shohim nëse mund të ketë më shumë mbështetje së shpejti,” përfundoi Kos.

9 Komente

  1. E
    E drejta

    Do te thote qe edhe pas 4 vjetesh Rama do na thote per pashaporte evropiane

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vl

      A po pritem dhe Moldavin n'a duhen dhe nja 40 vjet te tjetra o u qr.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Futja vetes

        Votoni Edwin te mos humbim rastin deri në 2030 afër , kemi 12vjet qe i dëgjojmë PORDHET tani te vjen BE dmth duhet ta votojmë dhe ne 2029 se ne 2030 i sigurt muti eshte bëhuni gati ju qe se keni kuptuar

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Duhet te votojme Ramen dhe PS me shumice peblishitare per te dhene nje mesazh BE'se qe duam te jemi pjese e kesaj bashkesie sa me pare. Duhet ta shfrytezojme kete rast historik qe na jepet. Ne 11 Maj, ti leme hateret dhe pelqimet personale dhe te votojme Ramen dhe PS.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ram rum

            Keshtu thane dhe paraardhezit e tu …. Te pakten dy prej tyre dhe ne fund na mbeti noc roku ne dor ….mashtrusa

            Përgjigjjuni
            1. c
              ce

              Kushedi si kane nxire nga shpirti gerdalla bythderre me bythet e teta Ollges Edithththththghththththth harxhi , laraska e zhulalit me turinjte si te kalit si dhe Floriana me trupin e shpifur si te bleona qerretit kur kane pare kete lajm shume domethenes dhe shpresedhenes per perpjekjen e madhe dhe besimin se Shqiperia nen udheheqjen e Edi Rames do futet ne BE para vitit 2030.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Detari

                Nuk futeten shtet islamike ne BE mjaft mashtruat popullin pensionist skiptar

                Përgjigjjuni
                1. c
                  ce

                  Ti paska hedhur trute e gomarit perbindeshi i vicidolit ne grahmat e fundit ne politike , qe ben fushate dhe fyen kundershtarin dhe brenda katedrales dhe ne diten e pashkes veprim qe se ka bere as Hitleri ne kohen e tij te zeze. Shikoje ku eshte katandisur vampiri i vicidolit qe 24/7 nxjerr nga goja vetem zjarr, helm, molotov , shpifje nga me monstruoze derisa thote se ku kane shkuar 12 miliarde euro per 12 vjet qe dhe femijet e kopshtit i ben te qeshin, qe premton parajsen ne shqiperi per 100 ditet e para me 2, 3, 4,5, 6 fishime rrogash, pensionesh, bursash, shperblimesh, karta konsumatori , . Ketu brenda 100 diteve kur te vije vicidoli ne pushtet do kthehen 1 milion shqiptare te diaspores se do braktisin Gjermanine, Greqine, Italine, Britanine, apo USA se do joshen nga pagat deri ne 3apo 4 mije euro qe do jape vicidoli kur te qethen delet ne vitin 2037 se me 11 maj ka mbajtur thate kur thote populli .

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Ndoci

                  ne vitin 2030 as Kosi e as Rama sdo jene ne pushtet.. fol fol, jepi se trutharet e hane..

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje