Rama tallet me Berishën: Imagjinoni të vejë bufi të negociojë me BE, të thotë ‘do të ngrejmë tavanin’

19 Prill 2025, 19:04Politika TEMA
Rama tallet me Berishën: Imagjinoni të vejë bufi të

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Korçë, ka folur për Bashkimin Europian, duke thënë se “detyra që duhet të bëjnë shqiptarët është t’i japin një shtysë të fortë negociatave.”

Rama ironizoi Sali Berishën, teksa po fliste për integrimin europian.

"Sot për herë të parë që nga rënia e komunizmit, nuk mjaftohet duke thënë një ditë ju mund të jeni pjesë e jona, por ka hapur derën. Për herë të parë kemi një afat, të vendosur bashkërisht.

Detyra që duhet të bëjnë shqiptarët është t;i japin një shtysë të fortë negociatave. Të mbarosh në 3 vjet negociatat është çmenduri. Nëse nuk kapim afatin, mund të na mbyllet dera. Mund ta lejojmë ne këtë? Jo.

Dera mund të mbyllet për një arsye shumë thjeshtë, edhe sikur të mos ishte këneta në anën tjetër, po të ishin ca burra normale. Prapë, vetëm koha sa të bëhet qeveria, ikin 6 muaj, nuk kapet më 2027, mbyllet dera.

Imagjinoni shqiptarët të votojnë për ti dhënë mandat bufit të kënetës të shkojë në BE edhe të flasë me ata, pasi ata kanë ndryshuar komplet bindjen për Shqipërinë. Mbasi sot Shqipëria është një vend i respektuar ndërkombëtar, shqiptarët ti thonë prit se kemi bërë gabim se ne jemi këta. E të çojnë bufin atje të thotë; do t’ju ngremë tavanin’. E patë, u tha do ju ngrejë tavanin. Është diçka që nuk mund ta bëjmë. BE na duhet", tha ai.

3 Komente

  1. B
    Beni

    Jo jo vetem ti je ai edo qe na jep pasaportat e BE,Po ne Shqiptaret mos te kishim ty nuk do ishim kaq mire ku jemi

    Përgjigjjuni
    1. K
      KALEC DEGA

      TI SHOKU Rama e ndrite, ke 12 vjet dhe na ke premtuar edhe nje dekade, lol = Rrofte aleanca Berisha - RAMA!...SE KAPERDIJNE DOT ALEANCEN KOPILAT E RAMIUT.....LOL

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        Çashtu Dega çashtu.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje