
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinj në Elbasan, së bashku me kandidatët Endri Hasa dhe Mirela Karabina, Aldi Lekaj, Naim Meta dhe Desard Muzhaqi. Në fjalën e tij, Basha theksoi rëndësinë e teknologjisë së informacionit në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.
Ai theksoi mungesën e investimeve nga qeveria aktuale në këtë fushë, duke u shprehur se fakultetet shqiptare për këtë degë ende mësojnë me shkumës dhe dërrasë. Basha tha se Shqipëria po humbet një mundësi të madhe për shkak të mosinvestimit në teknologji, ndërsa tha se kryeministri e përdor vetëm për retorikë aty ku i dhemb plaga dhe thotë do ta luftoj korrupsionin me inteligjencë artificiale.
Në këtë kuadër, ai prezantoi një nga angazhimet kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik, si ndërtimin e katër qendrave të mëdha të teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe robotikës në akset kryesore të vendit, me synimin në krye të katër viteve të jenë 25 mijë profesionistë të këtë fushë me paga që nisin nga 2 mijë euro. Basha u shpreh se ky është një investim strategjik për të ardhmen e vendit, që jo vetëm do sjellë të ardhura të larta, por do forcojë shtresën e mesme dhe demokracinë në Shqipëri.
Lulushi eshte njeriu me I lumtur ne bote ........ka qef vetem te dal ne TV...........lereni mos ja prishni qefin dhe keto 3 jave.............kot nuk thone :-aq di aq ben I shkreti
Bravo,i paska siguruar tre votues.
A do ta mbash fjalen kete here o bojalli , apo do na genjesh si puna e tranvait .Prishe hekurudhat per te ndertuar tranvain po kete here çfar do te prishesh ? Ptuuuu rrace krimineli .
Mjere ata qe e degjojne !
Ja nje myzhde! Do te ndertoje 4 qendra technologie ky Kompetenti! Ky i ben petullat vetem me uje. Nuk e ka marre vesh akoma se do zgjidhen kuvendaret! Pastaj, peshku ne det e tava ne zjarr... Gjuha shqipe, edhe e folmja, kane shpirt vetem nje forme te kohes se ardhme te foljes ne veprore!