Rama nga Maliqi: BE na do krah saj. Na kanë dhënë një plan në tavolinë për të mbyllur negociatat në 2027

19 Prill 2025, 12:39Politika TEMA

Rama nga Maliqi: BE na do krah saj. Na kanë dhënë një plan

“Shqipëria është gati për t’u bërë pjesë e familjes europiane”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e tij të zhvilluar me qytetarët në Maliq.

Në takimin e tij në Maliq, Rama tha se ky qytet ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm dhe se është bërë një model i zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

“Ne kemi bërë të gjithë punën tonë për të qenë gati në këtë moment. Kur na refuzonin edhe pse Komisioni Europian shprehej se Shqipëria duhet t’i hapë negociatat, por dilnin vende kundër nesh. Ne vazhdonim punën. Por hapja e derës sot ka ardhur si rezultat i faktit që ne jemi gati, por edhe ata për arsye të ndryshme duan të japin mesazh që Europa po rritet. Ndaj ylli i fatit tonë dhe ylli i fatit të Europës janë rreshtuar bashkë. Por ne duhet të bëjmë pjesën tonë, duhet të mbyllim negociatat. Na kanë dhënë një plan në tavolinë për të mbyllur negociatat në 2027. Por kini parasysh që negociatat zhvillohen mes dy palësh . Janë 1 mijë vetë nga ana jonë dhe 1 mijë vetë nga ana e tyre për të kuptuar se çfarë volumi pune është”, tha Rama.

 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...pra varet nga, negociatat do ti mbylli vete Rama dhe jo EU...ne 2027 dhe 3 vjet me vone prape Rama do na i fusi ne EU...LOL == ..nga na tjeter, mezi po pret Rama te ikin te gjithe shqiptaret , pleqte e gra te paret e pastaj, teze e haxha .... lol = sic duket kujton se na Maliqi hane sapunin per djath..shoku...lol

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aleanca Mero-Edi

      ..hije e rende, as enveri se kishte...lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje