Delvinë, Gjiknuri takon pensionistë e ish-ushtarakë: Besoni ata që kanë dhënë prova

19 Prill 2025, 11:23Politika TEMA
Delvinë, Gjiknuri takon pensionistë e ish-ushtarakë: Besoni ata

Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në Delvinë, me pensionistë dhe ish-ushtarakë. Gjiknuri i cilësoi ata si kontributorët ndër vite të Partisë Socialiste, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përhershme që kanë treguar, ndërsa u ndal tek vëmendja që qeverisja e Partisë Socialiste ka treguar përmes përfshirjes në programin e saj të rritjes së pensioneve:

 

Gjiknuri theksoi se, "Tanimë Shqipëria i ka mundësitë të rrisë pensionet, por sidomos pensionet minimale. Në vitin 2026, pensioni minimal do të jetë 20.000 lekë dhe pensioni mesatar 40.000 lekë. Kjo është vepër e punëve të mira që ka bërë kjo qeveri dhe e mundësive financiare që tanimë i kemi. Rritja e pagave mesatare sjell më shumë kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore që do të thotë më shumë mundësi në fondin e pensioneve për të përballuar pensionet.

Shqipëria ka hyrë në një trajektore zhvillimi por dhe krenarie kombëtare. Ju si ish-ushtarakë, që atdheun dhe detyrën e keni patur të shenjtë, tanimë, me qeverisjen që kemi, Shqipëria është një vend më dinjitoz". 

 

Gjiknuri u ndal tek investimet konkrete të realizuara në Delvinë nga qeverisja e Partisë Socialiste, duke pohuar se ka qenë një zë i fuqishëm që vazhdimisht ka lobuar për realizimin e investimeve në këtë zonë, ndërsa kërkoi mbështetje masive përmes votës për Partinë Socialiste dhe për emrin e tij si kandidat: 

 

 "Mora një vendim për rrugën Kardhiq-Delvinë dhe e bëra. Kam qenë ministër dhe e kam promovuar projektin e ujësjellësit për ujin e Delvinës, duke mbrojtur interesin e zonës që e kishte këtë nevojë. Infrastruktura, që është më e vështira për tu bërë, ajo është bërë. Referuar energjisë elektrike, furnizimi është më i mirë nga sa ka qenë. Të gjitha këto janë pasaportë e punës sime për këtë zonë. Kandidatura ime, si përfaqësues i Partisë Socialiste, ofron garanci politike, si një përfaqësues i denjë i PS-së, që i kam dhënë provat e mbajtjes së fjalës. Mos dëgjoni kur thuhet që në këto zgjedhje elektorale Damiani është i dalë apo s'ka nevojë Damiani për votë. Unë, nuk dua të punësohem në parlament për të mbajtur fjalime. Unë dua të jem me kredi politike, për të mbyllur dhe për të zgjidhur probleme, për të qenë zë i fortë, të jem një çelës që zgjidhen probleme. Këtë fuqi ma jepni ju me votën tuaj personale për kandidaturën time, përveç votës për Partinë Socialiste. Po mora votën maksimale nga qytetarët e Qarkut të Vlorës, unë, në këtë mandat, nuk largohem më nga qarku. Ky është angazhimi im. Vota juaj masive në Delvinë, Sarandë dhe në gjithë këto zona, më bën të jem në borxh moral me ju, më jep një kreditë, të drejtë dhe detyrim moral për të qenë përherë me ju, në shërbimin tuaj".

 

Pensionistët dhe ish-ushtarakët në takimin e zhvilluar në Delvinë i garantuan kandidatit Gjiknuri mbështetje të padiskutuar përmes votës për Partinë Socialiste dhe për kandidimin e tij. 

 

"Të gjithë ne që jemi këtu, papërjashtim, historikisht, nuk vihet në dyshim për Delvinën, që ne jemi të majtë. Sot më shumë se kurrë përballë muzgut që kemi përpara, duam dritën e diellit, kaltersinë e detit duam ujin e pastër që vjen vetëm nga Partia Socialiste. Ju Gjiknuri, pensionistët janë të vendosur deri në fund që votën do t'ia japin PS-së. Delvina është me ju dhe për ju, në mënyrë që ju të keni mundësi ta ndihmoni Delvinën".

7 Komente

  1. D
    Delvinjoti

    Paske vajte ne vendin e krimit more hajdut i rrezikshem. Delvinjotet, Sarandjotet, fieraket, ballshiotet, kucovaret dhe gjithe rajonet ku ka vendburime nafte, gazi, etj dhe gjithe fshatrat ku kalon gazsjellesi TAP te njohin mire, se ti je krimineli qe i vjedh keto pasuri bashke me qeveritaret e tjere, politikanet e lart, McGonigalin dhe Ramen dhe oligarket tuaj qe ju keni falur keto vendburime. Vendburimi delvines eshte nje prej tyre i zbuluar zyrtarisht ne 1989 dhe prej atehere nuk ka asnje zhvillim, atje vetem vjedhni ju, oligarket gazin qe zbuluan naftetaret dhe specialistet shqiptare dhe prej atehere deri me sot nuk eshte shpuar asnje puse, te gjithe vine verdalle atyre puseve, vjedhine cfare mundin, largohen duke ja shitur te tjereve, te cilet bejne po te njejten gje dhe keshtu qe ai vb nuk eshte zhvilluar kurre. Kete zhvillim i keni sjelle ju Delvines dhe sarandes??? Here pas here oligarket tuaj, sigurisht me urdherin tuaj, kapin ate pusin e vetem ne atmosfer dhe mbledhin kondesatin se ju duhet, pra shkarkojn rreth 150,000 meter kub gaz me squfur/24 ore ne atmosfer per te marr 25 meter kub kondesat dhe helmojn gjithe zonen dhe bimesine apo gjallesat ne ate teritor dhe me gjere. Ju vidhni edhe benefitet e TAP bashke me Ramen, Berishen, etj. Ju jeni hajduti me i rrezikshem i politikes shqiptare!

    Përgjigjjuni
    1. '
      ''''

      Ky i di mire gjerat se ja ka thene guruja dhe gruja

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Po nuk u hoqen me vote kriminelet 35 vjecare te politikes Rama,Saliu,Meta e te tjeret shqiperia kurre nuk behet!11 maji duhet te jete ndryshimi rrenjesor per shqiperine!Kush ju jep voten ketyre me siper eshte kunder ketij vendi!

        Përgjigjjuni
        1. p
          pensionisti

          ata do takosh shoku Damjan, se ska mbet njeri tjeter aty ne jug..vec pensioniste, si civila ashtu dhe ushtarake.. se ke keq.. kap cte kapesh

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ag.Saranda

            Damian Gjiknuri brenda 1 viti do jetë në burg si Çurbja! Vota për të është e kotë!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liqeni

              Nuk je per kuvendar ti or zotni!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andrea

                Partise Socialiste i duhet medeomos nje deputet si Danian Gjiknuri !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje