Xhelali kërcënon sërish, mister shamikuqja mbron burrat e paralajmëron revolucion

19 Prill 2025, 15:40Politika TEMA

Xhelali kërcënon sërish, mister shamikuqja mbron burrat e

Xhelal Mziu, Drejtuesi politik i PD në Dibër, tiparet e tij mashkullore i ka treguar fort, sidomos kur ishte kryetar i bashkisë së Kamzës.

Ndaj po nga Peshkopia, mori përsipër të vinte në vend nderin e meshkujve, nëpërkëmbur sipas tij nga Edi Rama.

“Është Dibra e trimave, e pushkës, e Elez Isufit. Ne e kemi mbrojtur me pushkë, Shqipërinë, edhe Vlorën, i kemi bërë ballë Turqisë, Serbisë, diktaturës, neodiktaturë. Nuk e ka provuar vullkanin e dibranëve. Ne e ndezim Shqipërinë. Ky që guxon të merret me dibranët, do e pësojë më 11 maj. Ne do ta grushtojmë këtë qeveri, do e mbysim.”
por Xhelal Mziu ka një problem me deklaratat. Zakonisht tërhiqet një dite me vone. Në fushatën e 2021, një dite pasi aktivisti i majtë Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, po nga Dibra doli e paralajmëroi gjak:

“Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, tha ai.

Por një dite me pas diçka ndodhi me Xhelalin. I prerë në fytyrë Mziu doli të lexonte një deklaratë të shkruar, në të cilën shfaqte pendesë dhe ishte kundër dhunës.

Ndoshta kësaj radhe Mziut nuk ka kush t’i tërheqë vëmendjen për të korrigjuar deklaratën e tij të re, që bën thirrje sërish për dhunë. Por ne 11 maj, vota e dibranëve do të testoje dhe aftësitë e tija mashkullore, ashtu si shamikuqja ja testoi në bashkinë e Kamzës, pak vite me parë.

6 Komente

  1. c
    ce

    E hodhe nokaut qysh sot xhelo mendjeziun e Kamzes me tupan ne dore dhe ne doren tjeter hallatet drejt zyres se shamikuqes.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po e vure nderin ne vende ....

      Po mor palle katundi po, jeni trima prej karrtoni Shqiperia nga 60 mije km katrore perfundoje ne 30 mije se jeni trima ju çaje pirirsat e çiftelise. Edhe ata matane kufirit trima jane , kur filloje lufta moren malet i shkaperdheu ushtari Serbe plot 25 mije femra te perdhunuara. Ata nga Çameria u bashkuan me gjermanin dhe dogjen fshatrat grêke.... Jo vetem qe s'jemi trima por kemi legena . Me Xhelal e Sali me Mahmutaj e Ramada nuk behet sh.....

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doda

        Nuk ka asgje per tu cuditur nga fjala e zhelalit ai aq di

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Çdo popull ka qeverinë që meriton, ky është ligji i pashkruar i njerëzimit qysh prej kohëve prehistorike. Ja psh, shikoni Zhallallin në trup, fytyrë, lëvizje, të shprehurit, të folurit (mos të flasim për karakterin dhe nivelin e inteligjencës se futemi në tema të tjera pastaj), etj dhe paramendoni që ky gjallesë përfaqëson shqiptarët në Kuvend dhe merr 5 mijë euro rrogë në muaj. Ja pra, kjo është Shqipëria, këta janë shqypot, mishërohen në surratin e Zhallallit..

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liqeni

            Une do votoj Xhelal Mziun, se e ka emrin te goditur, qe mbahet mend pa mundim!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Paskuqanasi

              Trimi Zhelal që nuk ka bërë as zbor , ka luftuar trimerisht kundër turqve , nazifashistëve e gjithë armiqve të vendit me armë në dorë e jo më kundër Ramës . I ziu Zhelal që e krahason veten me Elez Isufin e trimat e Dibres . Në fakt Zhelali ka luftuar me mizat dhe mushkonjat që i binin në pjatën e groshës , dhe kur e bënë kryetar bashkie mësoi të luftonte me mullinjtë e eres , se tjetër gjë nuk bëri në Kamzë .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje