Arlind Qorri, risitë e një “Che” Guevare

19 Prill 2025, 20:40Politika TEMA
Arlind Qorri, risitë e  një “Che” Guevare

Nga Edmond Arizaj

Shqipëria udhëhiqet prej 12 vjetësh nga një bir komunisti dhe kryetarin e partisë më të madhe opozitare e ka ish-komunist, megjithatë akuzat më të rënda si komunist i merr Arlind Qorri, jo ata që votojnë Ramën dhe Berishën. Duket ka dhe tek Arlindi një tronditje, sepse ai është detyruar të dalë nga monopatet e së majtës të fortë, të ashpër, e herë-herë të dhunshme dhe të hyjë në rrugën e socialdemokracisë, e butë dhe e sigurtë.

Në fakt ai nuk ka lidhje me komunizmin e shëmtuar shqiptar, siç e akuzojnë, ka më shumë të dhënat e “Che”-së, Ernesto Guevarës së famshëm, revolucionarit të përjetshëm, militantit ideolog, që besonte seriozisht në barazinë mes klasave. Por mediokrit shqiptarë e kanë parë Arlindin me një foto të Marksit dhe tashmë e quajnë komunist, me konotacion negativ. Plaça unë në e dinë kush është Marksi!

Të akuzosh gjithë të rinjtë, pse kur ishin në rini, mbanin postera të ndryshëm sipas ideve, bindjeve, qejfeve e dëshirave të tyre, i bie që vetë si i ri maksimumi i qejfit dhe dëshirës ka qenë Syska dhe Bejka. Nuk po mbroj Arlindin, po akuzoj sulmonjësit e tij që e quajnë komunist duke u përpjekur ta fyejnë, teksa votojnë o Ramën, o Berishën. Ai është në fakt më shumë, është revolucionar. Të paktën në përpjekje.

Ai i përngjan “Che”-së. Idealist i zjarrtë, duke kërkuar barazi për njerëzit dhe nivelim të pasurisë. Derisa hyri në rrugën e qetë të socialdemokracisë, beteja dhe përplasja ishte mjeti i tij, ashtu si për “Che”-në ishte revolucioni. Edhe Arlindi në thellësi duket revolucionar në fakt, pavarësisht se duhet të mbulohet me basmanë e socialdemokracisë. Ai është ekstrem në idetë e tij dhe i pakompromis, pa shih, njësoj si “Che”. Arlindi në masë të vogël, sigurisht, por e ka pasur “qejf” ushtrimin e dhunës për të arritur të drejtën e pretenduar. Ndonjëherë kjo nuk është aspak e keqe. Dhe ja, porsi “Che” ai është intelektual, jo mjek sigurisht, por ama njësoj lexuesh librash “të sëmurë”, folës të zjarrtë. E një tjetër hallkë që po e vendosim në zinxhirin imagjinar që i lidh të dy, refuzimi i pasurisë. Vetëm se Arlindi nuk ka beretë.

Ai thotë se ka angazhuar dhjetëra vetë për programin e tij. Pra në ndryshim thelbësor nga “Che” nuk do të përdorë armët. Ai do të gjuajë oligarkët. Si?! Ky është një hendek që duhet mbushur. Si mund të gjuash njerëz që mbushin me taksa arkën e leckosur të një shteti të grabitur prej vitesh? Që kanë dhe vende pune? Pak problematike t’i gjesh zgjidhje të shpejtë, e pikësëpari duhet gjetur zgjidhja.

Por më pëlqen optimizmi i tij, sensi i humorit, këmbëngulja për përplasje me mediat pse nuk e ftojnë, dhe duke i bullizuar kështu, ka nisur të shfaqet pothuaj sa të tjerët, madje më shumë, që janë në Kuvend me deputetë. Skemë e shkëlqyer.

Le të flasim hapur dhe ta pranojmë: Ai është i vetmi me risi, jo vetëm në program. Arlind Qorri dha fjalën…dhe vini re…e mbajti. Tha dy vjet më parë që ai nuk do të ishte i pari në listën e Tiranës dhe nuk është. Imagjinoni: Rama vetëm sa tentoi të mos ishte në listë të sigurtë, sa shpërndau pak fjalë, e pastaj pak fjalë të tjera se shokët iu lutën dhe ai me shumë vështirësi vendosi të jetë i pari në listë, as pas ndonjë shoqeje psh. Nejse. Dhe tjetër, është i vetmi, absolutisht i vetmi, jo vetëm nga partitë e vjetra, por edhe nga të rejat, që pohon, (sa thjesht dhe sinqerisht madje!) se nëse “Bashkë” nuk përfaqësohet në Kuvend, ai do e quajë dështim total do të japë dorëheqjen dhe do të vazhdojë të jetë aktivist. Një shuplakë për PS që ka shekuj që s’bën zgjedhje në parti dhe një dajak për PD që bën zgjedhje vetëm nëse fiton Berisha.

Unë nuk do ta desha Arlindin në pushtet. Madje as që ta marrë pushtetin ndonjëherë. Më pëlqejnë idealet e revolucionarëve, por jo shtetformimet e tyre. Por do të parapëlqeja Arlindin në Kuvend së bashku me një pjesë të të ngjashmëve të tij. Dhe mundësisht të ishin pjesë e qeverisjes. Do ishin një çelës sigurie, kundër korrupsionit, oligarkisë e grabitjes së të mirës publike, e sidomos ndërtimit të institucioneve. Jo vetëm. Arlindi është orator dhe filozof, dhe parlamenti ka nevojë, ka shumë nevojë për të tillë. Ka nevojë për fjalë të zgjedhur, qoftë edhe të ashpër. Mos u trembni, Arlind Qorri nuk është misionar i komunizmit. Është një “Che” në tentativë. Është në kohën e duhur, sepse duhet pak ngjyrë e ndezur në politikën e zbërdhulur shqiptare.

9 Komente

  1. B
    Bashke per Shqiperine (Fier)

    Do doja te thoja dy fjale per Levizjen dhe partine e re Bashke dhe drejtuesin e saj. Mendoj qe eshte nje levizje serioze dhe ja vlen qe ta mbeshtetesh. Pikpamjet e liderit dhe levizjes ndoshta duken pak jashte realitetit Shqipetar por mendoj qe jane te domosdoshme. Nqs nuk mbeshtetet Biznesi i vogel, sektori bujqesor, turizimi i qendrueshem (Jo i Vilave ne zona elitare per tu shitur si te ishin ne Ibza), apo nxitjen i iniciativave per te thithur Kompani serioze te prodhimit (cfaredo, Pjese makinash apo idustri te ndryshme), zhvillimin e Arsimit, sektorit shendetsor, apo mbeshtetjen e shtresave ne nevoje, jane gjera dmth ne lidhje me zhillimin e vendit dhe perspektives qe Shqiptaret te qendrojne ne vendin e tyre. Ka shume gjera pozitive, dhe ndoshta nga partite e reja , menoj qe Levizja Bashke eshte me seriozja ne oferte dhe njerezit qe e perbejne.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Falje per fjalorin

      Nuk ka tendesi eshte komunist opo jo...se Saliu komunist i thekur rshte por shkaterroi gjithçka. Por QORRI duhet te argumentoje jo me Ulurima si LLAPA..ćfare do beje me Vampiret qe po u pijne gjakun shqiptareve. Me ulurimat qe bejne nje vend ne Parlamut e kane te siguruar. Po uluriten me shume sigurojne edhe nje vend per Babe..motren...velllain...horrova dashnoren.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bummm.bumbum

        Ti që e krahason me të degjeneruarin Che Guevara e dhjeve fara muhabetin.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Besimtari

          Idete dhe platforms e Tij,....mendoj se jane nje fryme ne lindje e rritje jo vetem ne Shqiperi....por dhe me gjere! Ky kapitalizem qe ka ndryshuar formen e tij klasike,....apo ky feudokapitalizem do te forcoje levizjet e fryme e Qorrut! Kjo nuk eshte as komunizem as kunder prones e zhvillimet te saj...kuptimi I saj eshte shume me I madh! Keshtu besoj! Per me ketu...duhet votuar qe te zbutet kjo peshtirosje e gjere apo riciklim i maskarades se vjeter!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati idealist

            Këto partiçka me emra të çuditshëm nuk fitojnë asnjë deputet.Ato dërdëllisin broçkullat e tyre lartë e poshtë rrugëve të Tiranës apo të Vlorës,por askush nuk i beson e nuk ua var kush torbën.Ata rrahin ujë në hava.Ata kanë futur në listat e tyre prindrit,vjerrin dhe vjerrën,hallat,tezet e xhaxhallarët

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Ylli

              Che guevara Ishte nje vrases me porosi te Fidel Castros.Si Sulo Gradeci .

              Përgjigjjuni
              1. d
                demokrati

                arlindi me sa e kam pare medjat e kane pare si rrezik dhe nuk e nxjerrnin ne televizor arlind organizoj me shoket e tije protestat e studenteve qe nuk ishin pare qe ne 91 ishte risi per vendin duke tronditur pushtetin grabitqar prape mediat nuk e nxorren arlindi me 100 pensionista demoralizoj perseri pushtetin kur kryeministri e kapi frika qe premtimin qe kishte bere 2012 u kujtua tani prape mediat arlindin nuk e nxorren tani partite e vjetra po i kopjojne fushaten tani sic themi ne shqiptaret femija qe vuan me shume ate do dhe arlindi eshte ne rrugen e duhur dhe te domosdoshme drejt majes

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E vërtetë

                  Ndofta ky është shkrimi më origjinal i këtij Harizajt, që nuk e pëlqej fare si tip. Por ato që shkruan janë të vërteta. Shqipëria sot ka nevojë uluritëse pêr një parti të majtë. Se PS-ja veç e majtë nuk është. Rama e ktheu në një parti oligarkësh. Siç ktheu Shqipërinë në një restorant/hotel gjigand. Lëvizja "Bashkë" duhet të fitojë të paktën 10 për qind të vendeve në Kuvend që të ndihet ndryshimi.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ne kerkim te nje sistemi ndryshe

                    Disa mundohen te krijojne opinionin, se nuk fitojne partite e reja. Ndoshta partite e reja bene gabim qe nuk u futen ne koalicion, por ama nuk jane si partite e vogla te dikurshme, si ajo e Jozefines, Murrizit apo Bojaxhiut. Mbeshtetni partite e reja , kryesisht Arlind Qorrin qe ka program tamam per shtresat e varfera dhe te mesme, eshte teper i sinqerte ne ata qe thote dhe eshte shprese per Shqiptaret. Ketu nuk eshte fjala qe Arlindi, Lapaj, apo Shabani te behen kryeminister me 11 maj, por te mbeshteten me vota, qe ta trondisin sa e si duhen klasen e vjeter politike, sidomos trekendshin e Bermudes.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje