Politika uron besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë që mban një qiri në dorë, ndërsa ka shkruar: Për shumë vjet Pashkët.
Një mesazh ka ardhur edhe nga drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i cili shkruan se festa e Pashkëve janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.
"Pashkët janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit. Le të frymëzohemi nga forca e besimit dhe të kemi shpresë se ndryshimi është i mundur – për veten, për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë", shkruan Basha.
Një ditë më parë, edhe presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh urimi, teksa shkruante se: “Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat.”
Kreu i PL, Ilir Meta uroi gjithashtu nga qelia, duke thënë se Pashka nuk është vetëm një festë, por dëshmi e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën dhe të së mirës mbi të keqen.
Nuk e di ku e fut veten Likja , tek e mira apo tek e keqja ? Sloganet e urimet e festës i lëshon me kuptim të dyfishtë tani që është në qeli, po si bektashi duhet të urojë seriozisht , se nuk ja fajin njeri për veprat penale që ka kryer . Shpresoj ta vlerësojë masën e marrë nga drejtesia ndaj tij dhe të mësojë që tek njeriu , virtytet dhe vlerat i mposhtin poshtersitë dhe antivlerat .
Hipokrizia e radhes. Nuk do i ndahet ndonjehere ketij vendi.