Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot mesazhin e Roxher Muslia, një sportisti shqiptar që u shpall kampion bote në disiplinën e boksit në 17 prill.
Boskieri i ka bërë me dije kryeministrit se është shpallur kampion bote në federatën më të madhe në botë, WBO, duke e mbyllur ndeshjen në raundin e 5, që përkon edhe me numrin që mban PS në fletën e votimit për 11 majin.
“Ishte një ditë që nuk do ta harrojë kurrë, sepse përveç fitores, ngrita dhe flamurin kuqezi. Do ta vlerësoja shumë nëse do të më jepnit mbështetjen tuaj me një fjalë, një urim apo një postim në rrjetet sociale do të thotë shumë për mua. Ndeshja u mbyll në raundin e 5, sikurse do të ndodhë në 11 maj”, shkruan Muslia.
Kryeministri Rama fton qytetarët që të votojnë numrin 5 në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shton se “bashkë me Roxhersin, të cilit është kënaqësia ime t’i uroj nga zemra sukses të mëtejshëm në sportin e vështirë që ka zgjedhur dhe ta falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij shumë simpatik”.
O rexhe edhe lopa e di qe federata me e madhe e boksit ne bote WBA dhe jo WBO! Ti je i vetmi kampion boksi qe ke nevoje te marresh pershendetje nga nje politikan se zakonisht ne gjithe boten ndodh e kunderta me perjashtim te vendeve si Turqia dhe Rusia. Kaq per te kuptuar se cfare kampion leshi je!
Lenci, qënke një injorant i vërtetë.Nejse, mirë bën që e tregon injorancën tënde.
Urime patriotit tonë
Mos e trego injorancen TENDE,o fare e BUFIT te kenetes!!!???