Krimet zgjedhore, 19 denoncime! SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim me SHISH dhe monitorim transfertave të parave

20 Prill 2025, 20:00Politika TEMA

Krimet zgjedhore, 19 denoncime! SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe,

Ka nisur fushata zgjedhore dhe njëherazi me të edhe hetimet e SPAK kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm.

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht për Top Channel se vetëm në platformën on line “denonco krimin zgjedhor” janë regjistruar 19 materiale kallëzuese. Jo zyrtarisht shpjegohet se nuk ka vetëm përfaqësues të politikës që denoncojnë, por edhe qytetarë. Në këtë shifër nuk llogariten hetimet kryesisht  që kanë vënë në lëvizje grupin e prokurorëve

“Çështjen u janë shpërndarë grupit të prokurorëve sipas qyteteve që ata po mbulojnë”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në strategjinë e SPAK të bërë publike, ku përfshihet dërgimi në 12 qarqe  20 prokurorëve, 60 hetuesve të BKH  dhe 20 hetuesve financiarë  përmendet se nuk do të verifikohen vetëm kallëzimet dhe pretendimet, por edhe mundësia e përdorimit të administratës dhe infrastrukturës publike gjatë fushatës të  zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë monitorim SPAK thotë se cilëson si partner përpos policisë së shtetit edhe Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Këtë të fundit jo vetëm për shkak të informalitetit dhe qarkullimit të parasë cash, por edhe për transaksionet e dyshimta dhe ndjekjen e fondeve që vijnë nga jashtë. Fokusi tjetër është ndikimi I krimit të organizuar jo vetëm përmes blerjes së votës , presionit ndaj zgjedhësve por edhe financimit të paligjshëm të kandidatëve

Prokurorët kanë nisur takime për zgjedhjet në prokuroritë e zakonshme.

4 Komente

  1. A
    Aron

    Ndonje hetim per Adriana Kalane kane hapur keta te SPAK?

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Ndonje hetim per vrasjen e qytetatreve ne bulvard , per gerdecin apo per ata bashkepuntorin amerikan te putinit ka apo jo Dumani? Duman po e ben me pordhe !

      Përgjigjjuni
      1. m
        maloku shpellar

        adriana eshte pickderja e sales prandaj nuk hetohet se e mban dum dumani se e sherdhen sal maloku dumen hajt tungkh

        Përgjigjjuni
        1. K
          KROI MBRETIT

          Nuk preket Adriana Muti.Ajo eshte furnizuese me denoncime pert SKAP:

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje