“Bufi me një tufë qorrash e shurdhësh do të tërheqë për hunde Shqipërinë”, Rama: E hëngri kandidatin më të votuar të primareve

21 Prill 2025, 10:50Politika TEMA
“Bufi me një tufë qorrash e shurdhësh do të

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje demokratëve të Kavajës që të zgjedhin të votojnë për Shqipërinë në BE dhe të bojkotojnë Sali Berishën, i cili po qëndron në politikë vetëm për hallin e tij personal.

Rama përsëriti faktin se kandidatin më të votuar të primareve aty, Sali Berisha e la jashtë listës.

“Kavaja nxori në primare fituesin e gjithë qarkut të Tiranës, ku është sot e keni parë? E hëngri bufi siç hëngri ata që dalluan në primare. Bufi nuk përgatitet për fitore por për opozitë, për të penguar e shkatërruar shqiptarët. Keni parë listën e mbyllur të Tiranës, Hyseni juaj këtu meriton çmimin Nobel. Pastaj thonë pse thua çyrykë, po si ti them.

Mua s’po më vjen keq për Hysenin por ajo që iu them demokratëve të Kavajës është që në këto zgjedhje kanë mundësinë e madhe të bëjnë disa punë menjëherë. E para, këto zgjedhje, ndryshe nga të tjerat, janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do të jetë Shqipëria në 2030, në BE apo në gropë prapë. Se që dy herë që ia ka besuar Shqipëria ose që i ka rënë në dorë bufit të kënetës ky vend, herën e parë përfundoi me 4 mijë të vdekur dhe herën e dytë u kap në buzë të humnerës së borxheve që mund ta çonte në kolaps.

Tani bufi ka dalë bashkë me një tufë qorrash dhe shurdhësh në listat e mbyllura që të tërheqë Shqipërinë për hunde për hallin e vet krejt personal. Se vetëm ai hall personal e bën një burrë 80-vjeç e kusur të vijë vërdallë dhe t’i fiket llampa tre herë në ditë kur merr fjalën.

Duke votuar për Shqipërinë 2030 në BE, siç votuan shumica e shqiptarëve PD në ’92 kur nuk ishin të gjithë me të, por donin të ndanin historinë e Shqipërisë nga e shkuara. Më 11 Maj shqiptarët duhet të votojnë masivisht të mos ndalim Shqipërinë.

Për demokratët, këta të Kavajës, me të cilët u tall bufi i kënetës duke bërë këtë për veten e tyre për familjen e tyre se pasaportën evropiane do ta marrin të gjithë. Nuk është për socialistët, e kuqe është se kështu është flamuri jonë por ama ka brenda edhe flamurin blu të BE dhe nga ana tjetër i japin një mesazh të qartë bufit dhe kënetës duke vendosur një gru për të rindërtuar atë një parti që sot nuk është më parti.

Prandaj them se kush shkon atje, mendon se midis Evropës dhe kënetës duhet të rrijë në kënetë është çyryk. Politikisht është çyryk”, tha Rama.

8 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...ok, na thuj pak ate planin/programn e PS, se ai i PD dihet....lol, apo nje keni dhe nuk ka pse t'ia tregoni Meros...lol = Rrofte aleanca Rama-Berisha!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      O karkalec ! Po nuk e shikon programin ti apo te kane plase syte?! Marrja e pasaportes europiane i ka brenda te gjitha, ashtu si ti ke brenda rroçken e Saliut .

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beni

      Tani e ke radhen ti edo me te henger koken,

      Përgjigjjuni
      1. I
        ILIR

        Fushate e pakuptim,pa programe konkrete,me premtime te vjetra te pambajtura, vetem me bufer,keneta dhe asgje me shume. Ne nje kohe qe bota i meshon masave per mjedisin,tek ne asnje parti nuk e ka ne program,edhe pse Shqiperia eshte ne emergjence mjedisore dhe po ndotet cdo dite e me shume. Asnje fjale per drejtesine ,e cila eshte ne kolaps,llogarit qe nje gjygj qe te perfundoje duhet nje jete njerezore. Asnje fjale konkrete per korrupsionin e administrates shteterore e aq me pak per korrupsionin dhe vjedhjet ne kadastra. Te tjera ka plot o mbreti i Shqiperise....Sa popull i perunjur jemi.....e meritome...

        Përgjigjjuni
        1. j
          j

          Ore si nuk ka nje njeri ky Rama , qofte ne familje po ne PS qe ti thote se nuk jane zgjedhjet per vitin 2030 por per vitet 2025-2029 se po ben shume figure te keqe ne publik e do na humbe shume vota se njerzot po kujtojne se Rama nuk di ne cfare viti jemi.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Beni,saliu do t’i hajë mutin E Ramës.saliu është një kafshë e egër shpellash,një vrasës e i korruptuar dhe për këtë shqiptarët e urrejnë atë gjiriz halesh.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Kur do e drejtojne shqiperine Akademiket dhe populli te mos degjoje me,Bufi Kenata, Mocali e budallalliqe te tjera nga primitivet hajdute dhe te korruptuar?

              Përgjigjjuni
              1. r
                robi

                Lere lere se e dhjeu fare sot duke folur per vdekjen e Papes, turp i madh, ndalojeni vicidolin te dale me ne ekran se eshte bere si Pal Vata i Dukagjinit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje