Veliaj: Lamtumirë At i Shenjtë, një udhëheqës shpirtëror që mbushi me dritë zemrat e njerëzve

21 Prill 2025, 11:39Politika TEMA

Veliaj: Lamtumirë At i Shenjtë, një udhëheqës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Francesku.

“Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes. ????

Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve.

Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë për këtë humbje të madhe”, shkruan Veliaj.

7 Komente

  1. R
    Reti

    Po lali a eshte ne burg cne me rrjete sociale

    Përgjigjjuni
    1. j
      j

      Kjo foto eshte nga ato momente qe e bejne me turp Papen dhe Kishen |Katolike, se si nje njeri qe fytyren e nzire me mekatin e vjedhjes pa meshire te taksave e popullit me te varfer te Europes shkon dhe kerkon ta pastroje duke takuar Atin e Shejte. Eshte po e njejta skeme kur Tahiri ne te njejten kohe qe kanabizonte Shqiperine, pritej ne Zyren ovale.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Po të mbajme parasysh thënien: "demokracia na detyron të dëgjojmë (lexojmë në këtë rast) edhe idiotët", pyetje si kjo më sipër mund të konsiderohet me vend !!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Perpara Veliaj!

          Papa do te mburret me nje dishepull(nxenes) te vertete te tij, si asnje tjeter ne kete vend oriental.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mos pi ilace te skaduara

            Ahahaha! Hajduti Veliaj, dishepull i Papes!! Jeni çmendur fare nga ethet e fushates o sufllaqe …

            Përgjigjjuni
          2. M
            Mara emigrante ne Itali

            J mos je xhejm bondi ? Te dhjefsha kujtesen Saimir Tahiri zhduku Lazaratin e droges se saliut dhe ilirit o injorant i dreqit , me injorant si ju nuk behet Shqiperia qe akuzoni te pafajshmit dhe mbroni kriminelet , shkaterimtaret e Shqiperise .

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Saimir Tahiri ishte viktimë e politikës, përmes saj e drejtësisë dhe e treta, por jo për nga rëndësia, e budallallëkut të tij, që edhe pse ua kishte shitur makinën e tij një prej kushurinjve të tij sado i largët, dhe njëherazi ende e mbante dhe udhëtonte me të, ndonjëherë edhe me ndonjë prej tyre. Nga një politikan i lartë, për më tepër ministër i Brendshëm, një pakujdesi e tillë në duart e kundërshtarëve politikë është nga ato që ta "përdredhin" qafën. Besoj se tani këtë do ta ka kuptuar edhe vetë ai.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje