“Gënjeu dhe manipuloi anëtarësinë”, Taulanda Jupi: Berisha po punon për humbjen e PD në 11 maj

22 Prill 2025, 10:32Politika TEMA
“Gënjeu dhe manipuloi anëtarësinë”, Taulanda

Taulanda Jupi, kandidate për deputete në qarkun e Tiranës nën siglën e Koalicionit Euroatlantik, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, tregoi arsyet pse iu bashkua Lulzim Bashës dhe çfarë e ndan me Sali Berishën.

“Partia demokratike nuk do të marrë kurrë më asnjë rezultat sikurse ka marrë nën drejtimin e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 2021. Këtë duhet të kenë guximin të gjithë të pranojnë.

Unë e kam garën me Edi Ramën dhe Sali Berishën. Nuk e kam garën me asnjë nga kolegët që janë kandidatë në këto zgjedhje.

Unë jam me Lulzim Bashën edhe për të shprehur besnikërinë ndaj tij. Përsa kohë Basha do të vijojë betejën për t’i dhënë fund tranzicionit politik të 34 viteve, për të vijuar të drejtën e tij në betejën për PD, unë do të jem me Bashën duke besuar se ne do të bëjmë më të mirën për Shqipërinë.

Nuk mund dhe nuk do të jetë kurrë një zgjedhje për shqiptarët Sali Berisha. Ai gënjeu dhe manipuloi anëtarësinë. Berisha shiti te Rama zgjedhjet në Shkodër, dhe tani kërkon të shesë zgjedhjet e 11 majit. Berisha po hyn në garë për të humbur dhe kjo është e qartë”, u shpreh Jupi në Dritare TV.

5 Komente

  1. A
    Agushkari

    ju jeni fyle nga,trute basha eshte.nje zero me xhufke qe nuk ka fituar asnjehere .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agushkari

      ju jeni fyle nga,trute basha eshte.nje zero me xhufke qe nuk ka fituar asnjehere .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agushkari

        ju jeni fyle nga,trute basha eshte.nje zero me xhufke qe nuk ka fituar asnjehere .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Po pse e shan saliun moj petull, po lulushi njesoj si saliu edhte se te dy ne nje poçe kane ngrene .Pra edhe ti si fyçke qe je perkra nje hajdut , kriminel , çfar ka manget lulushi nga saliu ? Jane njesoj .

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gabriel

            Po ti për çfarë po hyn? Me 2021 ti kishe gjithë mbështetësit e Berishës me vete. Tani gjithë ju kundër Berishës! Te shohim sa merrni vetëm.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje