Mesazh i Ambasadës së SHBA në Tiranë: Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve

15 Gusht 2025, 19:09Politika TEMA
Mesazh i Ambasadës së SHBA në Tiranë: Shoqëritë

Në një mesazh zyrtar të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, theksohet rëndësia thelbësore e lirisë së shprehjes në një demokraci funksionale.

Ambasada nënvizon se shoqëritë forcohen përmes mendimit të lirë, ndërsa censura dhe kontrolli qeveritar mbi fjalën e lirë përbëjnë kërcënime serioze ndaj të drejtave themelore të njeriut.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar duke ngritur shqetësimin për kufizimin e lirisë së shprehjes në shumë vende të botës, siç dokumentohet edhe në Raportin e të Drejtave të Njeriut për vitin 2024.

 “Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë.” -thuhet në mesazh.

Ambasada shton se qeveritë, në shumë raste, vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se ndalimi apo ndëshkimi i fjalës së lirë nuk sjell zgjidhje, por përkundrazi e përkeqëson klimën shoqërore.

9 Komente

  1. L
    Lexuesi

    E gjith kjo një tymnajë se a ka fjalë të lirë në Shqipëri a ska ,besoj në vend tjetër,këtu mund të thuash çfarë të duash dhe askush nuk mban përgjegjësi,mund të shash presidentin ,kryeministrin,kryetarin e parlamentit me fjalët më të ndyra dhe nuk ndodh gjë,por duket kjo ambasade e ka indirekt me presidentin e tyre që mbylli zërin e Amerikës,që i bën presione të ndyra CNN,që shan pa kufi nwejorktimes etj.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhelpra

      Po kto i dimë ne. Thashë se ça do thoshte ambasada.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Shoqeria forcohet nga zbatimi I ligjit e jo nga fantazite perverse te kaptereve mafioze.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fat man

        Sa te "prapambetur "dhe toca kane metur keta shqiptaret akoma nuk e dine qe: "Shoqerite forcohen nga shprehja e lire e mendimeve", duhet te ma e thoshte kete Ambasada Amerikane qe te kuptonim si forcohen shoqerite.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Po moj zonja amerike fjala e lire e mendimeve po jo te krijosh babale dhe te akuzosh pa prova , perse nuk e kundershtuat ju presidentin tuaj kr mbylli fjalen e lire ? Mjaft se è pame se çfar na bete . Sovrani tani nuk niset nga mendimet e vendeve te tjera , mos nderhyni ne punet e brendeshme te nje vendi tjeter .

          Përgjigjjuni
          1. c
            ccc

            Na ishte njehere Amerika! Tani vari l*shte, nuk te krijojne asnje ndjesi apo pershtypje.

            Përgjigjjuni
            1. s
              socialisti i vertete

              Ku pjerdh Rama se c'thote ambasada. Ky ka fut nenin ne Kodin penal qe ne rast se shan Km te rrasin ne bire te burgut ar taj.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Preveza

                Mos na flisni si profetë nga qielli, sepse gjithë planeti po ju sheh se çfarë po i bëni Palestinës dhe miljona njerëzve të pambrojtur.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Labi

                  Jemi bo me keq se zezaket,tallin bythen idiotet e Amerikes me Shqiptaret,mbas takimit te djeshem te Trapit me Putinin nuk e di ku e gjejne kurajen te dalin ti japin mend popujve te tjere,aq me teper popujve te ballkanit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje