Më 20 maj të vitit 2023, Gazmend Bardhi u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Nën këtë veshje, dhe me një shpurë deputetësh që e përkrahnin, ai iu imponua grupit të Sali Berishës, kur të dyja palët u bashkuan. Nën drejtimin e tij, PD ndërmori një seri aksionesh jo pak të suksesshme në parlament. Rikthimi në shtator, në legjislaturën e re, vë në pikëpyetje nëse Bardhi do të vijojë të jenë në krye të deputetëve.
Emri i tij është më i kuotuari në radhët e deputetëve dhe Sali Berisha nuk ka artikuluar asnjë fjali që mund të lëkundin pozitat e Bardhit, por burime thonë se në selinë blu ka nisur të qarkullojë edhe emri i një prej 4 nënkryetarëve të tjerë të PD-së që mund të marrë drejtimin e grupit.
Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, që në parlament këtë herë futet si i pari i listës së Shkodrës, të cilën PD pavarësisht tkurrjes së votave arriti që ta mbajë blu.
Statuti i PD në fakt përcakton në nenin 51 se PDSH ka dy nënkryetarë. Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar.
Kaq do të mjaftonte që Boçi, si një nga 2 nënkryetarët e zgjedhur bashkë me Oerd Bylykbashin, të kërkojë drejtimin e grupit parlamentar.
Bardhi u shtua si nënkryetar partie për shkak të rolit si drejtues i grupit, përmes një dispozite tranzitore e cila nuk u reflektua në asnjë rast si pjesë e statutit. Po ashtu, në atë rast, bashkë me të, nënkryetar i katërt u bë edhe Agron Gjekmarkaj që mban postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Por, as karrigia e tij nuk është e sigurt. Në PD thonë se Oerd Bylykbashi, po e sheh jo pa ambicie këtë post, jo vetëm për shkak të angazhimit të gjatë në emër të PD në parlament, por edhe për shkak të besnikërisë së palëkundur ndaj Berishës./shqiptarja.com
.
KARagjoza
I siguroi Rama, edhe zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka asnje shenje reformimi në PD. Është fatkeqesi kombetare te kesh nje rrumpallist Komunist si kryetar i opozitës qe nuk fiton kurrë, dhe një autokrat narcissist si Rama gjithmonë ne pushtet. Ujë qe qelbet ne te dy pellgjet. Nuk leviz asgjë.
Dy jane mut,dy jane kak,nongrata gomar plak-PD ne qorrsokak.
Vendin do ta zërë ai që ia lëpin më ëmbël Berishës dhe kjo quhet betejë. Të tëra "betejat" të tilla kanë qenë, janë e do të jenë në PD-në e familjes së Berishës.
Deri tani boksieri Luçiano , shquhet në lëpirjen e sumës së non gratës dhe pa diskutim që do ta zerë atë post . Po mos e thoni kështu ashiqare , se mos pëson ndonjë atak Gazja i Kavajës . Megjithse ai trap ka qenë dhe ashtu është , rron me ëndërat e kontributit që dha për ndarjen nga Basha dhe bashkimin me non gratën . Reultati i votimit në zonën e tij e ka çertifikuar shkurorëzimin . Ai duhet të jetë i kënaqur që është deputet , duke zenë ndonjë qoshe të rehatshme .
Leshi permban qime
Habitem kur shkruesi i këtyre radhëve thotë, se pavarësisht tkurrjes të votave, PD arriti ta mbajë blu Shkodrën...... . O zotni, e djathta dmth. PD ka 5 deputetë në Shkodër, e majta ka 6 deputetë ( 4 PS 2 PSD). Si qenka blu Shkodra 6 me 5 për të majtën.
Sic ka ba renditjen gazetari,ka vetem nje mundsi matematikore,me qene PD me 5 deputet, para PS-PSD me 6 deputete.Gazetari ka perdor kere strategji:Ka vendos numrat ne renditje nga 1-i te 10, dhe konkluzioni del se numri 5 eshte ne renditje para numrit 6-te.Me pak fjale gazetar analfabet.Faleminderit.
Une thom se kandidati me i mundshem per kete post eshte Xhelo Mziu nga bathorja me shkolle nate me korespondence mbaruar tek shkolla 8 vjecare e minieres se Bulqizes. Xhelo Mziu qe nuk di asnje fjale anglisht hipur mbi gomar me tupan ne dore rrumlluar tape, balli mbuluar me 10 mije lekesha eshte kandidati me simpatik per kete post se ne fushaten e Dibres beri thirje per ekzekutime ne vend per cilindo qe manipulon voten ne perkrahje te vrasesit te dr. Xhuvanit ne fushate ne Elbasan qe ishte pjese e stafit te grupit paramilitar te Baz gardhit.
Si hasa e kasa si muti e glasa.