Ilir Meta ngre dyshime nga burgu, se flakët në "Syrin e Kaltër" janë të qëllimshme: Duan të ndërtojnë...

14 Gusht 2025, 17:05Politika TEMA
Ilir Meta ngre dyshime nga burgu, se flakët në "Syrin e

Ilir Meta, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu zonën e “Syrit të Kaltër”, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër sinjal alarmi për abuzimin dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore ndaj pasurive natyrore.

Meta shpreh indinjatën e tij për shkatërrimin e një prej perlave turistike të vendit dhe thekson se zjarri i rënë në pyllin përreth nuk është një aksident i rastësishëm, por pasojë e neglizhencës së qëllimshme dhe mungesës së çdo mase parandaluese nga qeveria.

Ai e quan të pakuptueshme se si në një zonë me mijëra vizitorë çdo ditë, me prezencë të policisë private, restorante dhe të ardhura të konsiderueshme nga biletat, zjarri ka mundur të marrë përmasa apokaliptike pa u ndërhyrë në kohë.

Ndër të tjera, Meta ngre shqetësimin se, ashtu si në raste të mëparshme në zona si Manastiri i Sarandës apo pyjet e Shëngjinit, edhe në këtë rast flakët mund të jenë parapërgatitje për të hapur rrugën e betonit dhe interesave klienteliste.

Postimi i Metës

Srebrenica, Syri i Kaltër dhe “pikëzat” e Rilindjes

Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë.

E pamundur, thashë me vete, që këto flakë apokaliptike po kapin qiellin pikërisht te Syri i Kaltër.
M’u kujtua vizita ime e fundit atje para dy vitesh, te ajo mrekulli natyrore që ka një fuqi magnetizuese në rritje, që përherë të shton padurimin për t’u rikthyer.

Si shumë vizitorë të tjerë edhe unë nuk i rezistova tundimit për t’u zhytur në ujërat e freskëta të Syrit të Kaltër ku, bashkë me freskinë e atij uji të bekuar, soditja e atij pylli madhështor dhe shumëshekullor e çon kënaqësinë në zenit.

Çudi sesi mund të shkonin flakët e zjarrit në qiell atje ku jo vetëm në çdo moment ka qindra vizitorë, por edhe shumë personel të policisë private, që nis nga parkingu e ndodhet kudo.

Atje ku çdo ditë mblidhen mijëra euro nga biletat e vizitorëve, atje ku ka edhe plot restorante dhe ambiente shërbimi.

Atje ku ka ujë pa fund dhe, sikur vetëm kova me ujë të ishin përdorur nga policia private, do ishte fikur zjarri që në shkëndijën e parë.

Por m’u kujtua edhe “pikëza” e vogël që na tregoi Ministrja Kumbaro te Manastiri i Sarandës, që sot është kthyer në një qytezë betoni.

M’u kujtua edhe flaka që fshiu pak kohë më parë pyllin me pisha në mes të Shëngjinit, ditën për diell, që thonë se u bë për t’i çelur rrugë betonizimit fitimprurës.

Ndërkohë m’u kujtua 15 vite më parë edhe vizita në Srebrenicë, në përkujtim të 8 mijë viktimave që u vranë mizorisht nga kriminelët e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.

Pas ceremonisë, në kthim, diskutonim për atë tragjedi të papërshkrueshme që turpëron sot e përgjithmonë jo vetëm ata që e bënë dhe kombin e tyre, por edhe ata që nuk e parandaluan.

Ndërkohë soditnim pyjet e mrekullueshme të Bosnjës, që janë të pafund dhe të mirëmbajtur me shumë përkujdesje.

Atje çdo pemë ishte e matrikulluar me çdo të dhënë.

Duke diskutuar për këtë përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj pyjeve atje, papritur bashkëbiseduesi im tha diçka që u gdhend përgjithmonë në kujtesën time:

Vërtet ata ishin kriminelë dhe vranë mijëra njerëz, por nuk prenë asnjë pemë dhe nuk dogjën asnjë pyll.

Ndërsa “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre, e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur, t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet, siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq, e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.

Si mund të pritet përgjegjshmëri nga një Kryeministër i provuar si armik i mjedisit, si shkatërrues i hapësirave të gjelbra dhe publike, armik i zonave të mbrojtura dhe promotor i betonizimit të Tiranës, që sot vetëm për këtë arsye ka një nxehtësi përvëluese disa gradë më shumë dhe po kështu është kryeqyteti më i ndotur në kontinent.

Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës.

9 Komente

  1. T
    Tomorri

    Ke të drejtë zoti Meta duan ti betonizojne sikur betonizove edhe ti gjirin e Lalëzit që ishte gjithë pisha dhe bëre vilë me 12 banjo,gjithë gjirin Lalzit që ishin pyll me pisha pa fund e betonizove ti dhe Sali Berisha dhe keni vilat tuaja akoma aty,nuk ka ngelur me asnjë pyll në gjirin e Lalëzit,lura 1,lura2,lura3,Lura 4 ,e plot resorte të tjera,vala mar, Melia, nuk late tokë e pyll pa betonizuar ju mor politikanë qener,vemje e ropet këtë vend me pyje me male,edhe malin e Tomorrit e ke gërryer me guroret e tua

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Po ju, ku ishit në këtë batërdi që ka përjetuar vendi, shoku Like Flori? Bastarda jeni të gjithë, pa përjashtim — ju pak më shumë. Tani lëri hartimet nga qelia, kërko ndjesë, reflekto, filloje nga vetja dhe vetëm atëherë do të jesh i besueshëm.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Indrit Puka

        mediat shqiptare nuk duhet t'i përmendim me emrin këtij qytetari të dënuar sepse po e trajtoni sikur është akoma në krye të vendit. dënimi më i madh për këtë person është harresa.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirane

          Meta w dijme qe eshte nje mut muti, por edhe keta komentuesit patronazhist mut muti jane. Dhe Shqiperine do te betonizpjnw kudo qe arrijnw derisa ta deshqiptarizojnw tw twren. Kjo wshte detyre e Salehut dhe Tamuti, se ndryshe rrafen nga padronet w tyre ne Athine e Beograd. Populli, perveq patronazhistve ne detyre, flen gjum!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirane

            Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirane

              O patronazhist "Tirana", Po te ruaje pyellin sic po ruane ripjelljen socialiste, sigurisht qe do te kishim shume me pak deme nga zjarri! Apo ishe duke perhap zjarrin ti vet?!

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tiranë

            Meta e dijme qe eshte nje mut muti, por edhe keta komentuesit patronazhist mut muti jane. Dhe Shqiperine do te betonizojnë kudo qe arrijnë derisa ta deshqiptarizojnē të tëren. Kjo ështe detyre e Salehut dhe Ramuti, se ndryshe rrafen nga padronet e tyre ne Athine e Beograd. Populli, perveq patronazhistve ne detyre, flen gjum!

            Përgjigjjuni
            1. U
              U shofsh fare e keqe !

              Like Floriri thote ate qe mendon ta bente vete po te ishte ne pushtet.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                Po gjiri I lalzit ,si ka shpetuar deri tani nga zjaret e qellimshme??!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje