Ndihmoi për shuarjen e zjarreve në Delvinë, Lapaj ironizon kritikët: S'jam si ju në kondicionerin e Tiranës dhe shezlongun e Dhërmiut

14 Gusht 2025, 15:24Politika TEMA
Ndihmoi për shuarjen e zjarreve në Delvinë, Lapaj ironizon

Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shfaq një ditë më parë në Delvinë ku ndihmoi për shuarjen e zjarreve me mjete rrethanore. Por për videon që publikoi vetë ai, në rrjetet sociale mori ndër të tjera dhe kritika e komente negative.

Lapaj ka reaguar sot lidhur me këto komente negative, duke thënë se lexoi më shumë mllef për faktin se përdorte bidonat e ujit për shuarjen e flakëve se sa për zjarrvënësit e arrestuar.

Lapaj ka publikuar dhe një video nga Turqia që ndodhet në një situatë më alarmante se e jona, ku banorët janë duke shuar zjarrin me bidona uji.

Reagimi i Adriatik Lapaj:

Disa personave, në komente e statuse, nuk u pëlqeu aspak përse ishim dje në Delvinë, duke u angazhuar në mënyrë modeste për shuarjen e një vatre zjarri me bidona uji dhe degë pemësh.

Së pari, duhet të zbresësh pranë flakëve për të kuptuar se, në përballje me to, përdor çdo mjet që të jep një shans më shumë për t’i ndalur. Banorët përdorin kova me ujë, lopata, degë pemësh, bidona, gjithçka që kanë në dispozicion.

Së dyti, zjarret janë shumëdimensionale. Ka vatra të vogla që krijohen nga shkëndijat e përhapura nga era dhe që mund të ndalohen më lehtë, përpara se të përhapen dhe të marrin përmasa gjigande. Pikërisht këto vatra të reja mund të shuhen nga banorët me mjete rrethanore, pa pasur nevojë për avionë apo zjarrfikëse.

Së treti, unë nuk jam zjarrfikës me profesion, as personat që më shoqëronin. Dje duke e parë nga afër sakrificën e tyre i admiroj e u jam mirënjohës pafund! Ka nevojë për një reformë të thellë për kushtet e tyre të punës dhe pagat.

Ne shkuam atje për të dhënë një mbështetje modeste, qoftë edhe thjesht si inkurajim për forcat zjarrfikëse. Shkuam t’u përcillnim një mesazh mbështetësve tanë: të mos qëndrojnë pasivë, por të angazhohen, edhe fizikisht, për të ndihmuar në përballimin e zjarreve në zonat ku banojnë.

Mes kondicionerit të Tiranës dhe shezlongut të Dhërmiut, ne zgjodhëm temperaturat përvëluese të Delvinës. Modestisht, aq sa mundëm!

Nga sa lexova një pjesë e cilësuan të papërshtatshëm reagimin tim, sikur nga bidoni po derdhja flakë e jo ujë! Sikur po ndizja zjarr, e jo që po përpiqesha t'i shuaja, qoftë edhe duke dështuar!

Pashë më shumë mllef ndaj një bidoni me ujë, sesa ndaj autorëve të kapur për zjarrvënie!

Arsyetimi ishte se ne gjasme po bënim "shoë" sa kohë e filmonim, se nuk shuhej zjarri me bidona.

Në fakt, dhe ai që ka filmuar ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit pasi beteja me flakët ka qenë e gjatë ndërsa filmimi më pak se 2 minuta. Dhe po, do e filmonim për ta ndarë e për të motivuar njerëzit tanë.

Për të treguar nevojën reale të zonës. Për të rritur qoftë dhe presionin ndaj autoriteteve shtetërore për më shumë prezencë forcash dhe mjetesh. Për të kthjelluar edhe ndonjë që vë zjarre se pasojat janë të mundimshme. Është kulturë e vendeve demokratike angazhimi në komunitet. Edhe promovimi i angazhimit.

Dhe, për qetësimin e kujto që u rëndua shpirtërisht përse ne shkuam, pamë nga afër gjendjen, ndihmuam aq sa mundëm e ditëm, po bashkëngjis një video nga Turqia, aty ku populli nuk i shuan zjarret nga Facebook-u, por me bidona, kova e çfarë mundet.

Po e mbyll me një pyetje, sa prej jush jeni gati të angazhohemi e të shkojmë e të ndihmojmë? Me bidona, me lopata e me gjithë çfarë kanë nevojë njerëzit, aty ku shteti duket që ka djegur dhe ekzistencën e tyre?

25 Komente

  1. Z
    Zhaku

    Kto gjeste, jane për tu vlerësuar por nqs shoqërohen me postime të lënë një shije fallciteti.. Nejse

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirane

      Ja ky Llapaj, llap e llap e shpetoj vendin.

      Përgjigjjuni
    2. l
      lezha

      o tiku bythqiri zorraxhi

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Bravo Llapaj! Mund te kesh 101 te meta, por me ket vyrtyt u dhe nje mesim te mire llapaqenve te politikes.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshati digjet llapaqenit si mbyllet goja

          .. Sbehesh dote depulesh o gojore

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            Shuajnë zjarrin me puro ne goje Hedhin ca bidonë ujë buzë rrugës. Nuk I vjen turp. Vazhdon me mashtrimet. Paska qene I papare

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edhe prit nga keta qe te bejne Shqiperine

              Bravo llapa llapa,tani e meriton pallavramentin qe po shqyhesh cdo dite duke lehur si saliu

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nonen ku ta kesh

                Tamom si shoku Lej Fen kinezi gardist i Kryetarit Mao. Tani me pervojen qe fitove ndiq cdo vater zjarri neper Shqiperi dhe po spate kerkesa ketu shko per ndihme ne Greqi ose spanje. Ke per te ec. Dhe shiko bej kujdes e merr mandatin se eshte keq puna

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sali

                  Ky delirant me nje bidon me uje ne dore bente sikur do shuante zjaret,Te vete quajturit politikane qe dhe per vdekje vene per tu dukur,Jane race e ndyre e njerezimit

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edvin Behersha Bahzja

                    kujdes mjekrren se na digjesh si kalli misri. se mezi te kemi he xhan

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirane

                      Ka dal sa per foto dhe pelqime. E shihni, mjekrra as qe i eshte pluhrosur apo bdotyr me hirin per rreth. Kaq bajg qe wshte.

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      N

                      Ik more llapaqen muti,boll na ke car suferdanen,tani askush nuk te beson me,po kthehesh ne nje qen rrugesh si Saliu.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Saluku

                        A mëmēqiri i mutit. Ti je nje mashtrues ordiner....

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tironci qytetar

                          Tiku bravo te qofte, le te inatosen e flasin keq bile me mire qe ti te mos shkruaje fare edhe aq gjate. Banoret atje ju kane pare se cfare ndihme dhate e ju jane mirenjohes perhere juve e te tjereve me ju, nuk ke pse e tjerr me ne fb se bie ne kurth, e kaq duan, vete e thua shkruajne nga kondicioneri e shezlongu.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironci qytetar

                            Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë..

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Aron

                            Doli ky Llapaqeni.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjimnazisti

                              Vetem,nje hipokrit,hipokrit,hipokrit dhe asgje tjeter!

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Delvina

                                Je aty ku janë zjarret, se natën po ti i vë zjarrin pyjeve dhe ditën habit të gjithë që je aty me kovë , më i shpejtë se lajmi. Janë marifetet e dhjaksit të UDBsë dhe Asfalisë, Sali motërqirit.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Delvina

                                  Je aty ku janë zjarret, se natën po ti i vë zjarrin pyjeve dhe ditën habit të gjithë që je aty me kovë , më i shpejtë se lajmi. Janë marifetet e dhjaksit të UDBsë dhe Asfalisë, Sali motërqirit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. t
                                    taku

                                    Bravo Lapa(j)ngjoz tani e meriton qe ne vitin 2100 mund te behesh deputet ( po pati ndonje vend bosh)

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tirane

                                      Shembulli i pretendentit te ardhshem bythqire, e di ky si duhet tja fus ktij populli.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        Ushtari.

                                        O llapa llapaj nje fjale e urte popullore thote " nuk lahet muti me shurre " edhe ne qofte se ke shkuar per te ndihmuarnuk ke perse e rreklamin nje verim te tille.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Henk

                                          Palaço mashkull

                                          Përgjigjjuni
                                          1. 6
                                            600 vjet nuk u poqe, o shqiptar kokloqe

                                            nashi te doli boja fare si "pis bualla"

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              T

                                              Tre Llapaqen ka Shqypnia,Salihi,Tiku,dhe Murrizi I Spolates. Ky llapaqen Lym Murrizi tani do hedhi kandituren per kryekar te PD se Saliut. Kujdes,po I dha leje Saliu!

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje