Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, duke e akuzuar këtë të fundit se vepron si “noter i SPAK-ut” dhe jo si përfaqësues i drejtësisë.
Meta e cilëson vendimin për të mos e liruar nga masa e sigurisë si një “mashtrim publik”, të ndërtuar mbi pretendimin se lirimi i tij si kryetar partie mund të intimidonte dëshmitarët e çështjes.
Sipas Metës, ky argument është i pavërtetë, pasi dëshmitarët e përmendur nga SPAK nuk janë anëtarë të Partisë së Lirisë
"Nuk do ja vlente të merresha publikisht me Erjon Çelën, i cili edhe pse paguhet si gjykatës bën veçse noterin e SPAK-ut për të tretën herë, kundër meje por edhe kundër procesit të rregullt ligjor që duhet të garantojë si gjykatës.
Por nuk mund të hesht përpara një mashtrimi të pacipë të shkruaj prej tij, sipas diktatit të “Afërmendshit” (Altin Dumani), pikërisht alibisë se lirimi im për shkak të funksionit si President i Partisë së Lirisë mund të sjellë intimidimin e gjoja dëshmitarëve, që janë anëtarë të Partisë së Lirisë.
E theksoj se përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.
1. Endrit Brahimllari, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.
2. Erion Brahimllari, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.
3. Elena Gaçe, ish-financerja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit).
4. Znj. Mirela Merko, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike.
5. Z. Luan Rama, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021.
Pra, ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës.
Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.
Ndërsa gjallesat mashtruese të regjimit do të jenë çdo ditë në gjykimin e opinionit publik për mashtrimet e tyre dhe problemet që kanë me ligjin dhe të vërtetën.
Këto gjoja “prova të gjalla” të “Afërmendshit” do të jenë prova e vërtetë e farsës gjyqësore të shekullit: ZERO prova, ZERO fakte penale dhe ZERO dëshmitarë kundër Ilir Metës.
Partia e Lirisë duhet të përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferën e tij: Kapjen e Drejtësisë." - shkruan Meta.
Ooooo Ujku Skraparit a ka burgaxhi qe thote jam fajtore , te gjithe thone jam denuar kot, Poe ti o Ujku Skraparit nuk e ha dot burgun tmdo katandisesh duke lare breket e te burgosurve.. O Populli 2 Prillit , prerje duarsh, cfurqe , kazma , lopata, kosore , Mujo Ulqinaku Vojo Kushi , Aliente je i mbaruar , varre veten legen bolle u qurravite burre kurrve.
LIKE RRI URT MOS SHUME MUT SE ALI MAHMUTI FOLLOJ TE HAJ MUT NE VENDIN TEND!! TI VAZHDO BJERI ME DORE MOS HARRO DOREN E MAJT FUTE KU KA VENDIN KUR BEN PUNIME ME TE DJATHTEN!!! ATY TE RRISH QEN MASKARA BJERI ME TE FORTIT KEPUTE NE MES.
Provat per ty o like floriri jane me pashe me ze dhe figure , rri mire nashti se do te hash sfurkun .Por me kete aspak do ta shtysh deri sa te zevendesohen me personat qe jane te drejte me ligjin dhe jo si dumanet qe kane mbushur aspakun , te preferuarit e amerikes .
Zero prova per ty o Like.......keta ja fusin kot .....Ti vetem ke vjedhur dhe ke vrare ..........dheI ajo vidio e Dritan Priftit eshte e manipuluar .....kotI te kane ngaterruar ty me kete pune ............po ti je dhe iLikes forte ...Ta thyen ne mes
Kapet me ze e figure me bllok ne dore duke vjedhur, e thote ka zero prova. Nuk ke faj ti fajin e ka ai gjatoshi ne kryeministri qe u hedh hi syve njerezve me kete mender reforme ne drejtesi.
Hajdut robqirë.
O Lirkë po mnja brodhe 34 vjet sa majtas dhe djathtas tani ri ca në burg të humbësh kilet se nuk u bë qiameti...
Bukur shkruan o Like per largimin e antareve te LSI leshit po kane marre eksperiencen tende te trumbetuar fort nga tu ne ate kohe kunder PS prandaj leri rehat ata por trego pislleqet etua
Mbylle ate hale o qelbesire se gjithe shqiptaret te njohin mire. Ke vrare e ke vjedhur aq sa nuk I shlyen dot ne kete jete.