Meta, aventurë si “Spiderman”, Minxhozi: Klikimet në rrjet s’të japin vota

10 Prill 2024, 09:18Politika TEMA
Meta, aventurë si “Spiderman”, Minxhozi: Klikimet në rrjet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur sërish të martën në majë të një paralele, ku thërriste fitore, pasi sipas tij është lyer nga bashkia, pas ardhjes së tij.

Analisti Skënder Minxhozi, i pranishëm në “Real Story”  theksoi se Ilir Meta për të marrë vota duhet të bëjë politikë pasi sporti me ngjitje kodrash dhe shtyllash nuk i shton asnjë vlerë apo pikë në këtë aspekt.

“Nuk arrij dot ta përputh, që forma fizike mund të shitet si fuqishmëri politike, sepse Ilir Meta këtë synon. Ky lloj mesazhi që kërkon të japë Meta i një politikani, që duke dalë jashtë kontekstit të Tiranës politike dhe duke zbritur në terren dhe duke shprehur një formë fizike që unë e ngjita këtë majë apo malin e Korabit dhe Tomorin.

Nuk e di, do duhet të ishte një politikani moshuar dhe i tërhequr që t’i hynte këtyre sfidave. Ai është i ri dhe ka ambicie. Ai ka nevojë të bëjë politikë të marrë vota, ne qoftë se kujton se klikimet e rrjetit social kthehet në vota, nuk e di se çfarë strategjie i kanë ofruar”, tha ai.